"Perse Bellamy te therret Katsumi?" Iu drejtua Megami Alhenas papritur.
"Oh, eshte emri im i dyte. Mund te me therrasesh edhe ti ashtu nese do. Se kam problem."
"Katsumi eshte emer japonez, apo jo?" E pyeti ai serish.
"Po, babi im eshte prej Japonise." U pergjigj ajo.
"Dhe mamaja e saj eshte ruse, por Katsumi eshte rritur ne Turqi, ndersa vellai i saj ne Kanada. Jane vertete nje familje e çuditshme." Komentoi Bellamy.
"Cfare di ti per familjen time?" E pyeti Katsumi pas pak. Ishte kurioze se si dukeshin ne sy te te tjereve.
"Hmm...Babai yt eshte Takeshi Iwasaki, nje nga shkenctaret me te shkelqyer ne bote. Ai shpiku kuren per nje semundje te pasherueshme, por babi me tha se nuk eshte njeri i mire...por nuk e di perse." Bellamy dukej konfuz, ndersa Katsumi filloi te qeshte. Megami dukej pak i habitur, por nuk komentoi.
"A do ta dish perse babi yt mendon ashtu?" E pyeti ajo. Bel pohoi me koke menjehere.
"Takeshi Iwasaki eshte pjese e projektit GENESIS." Tha ajo, duke e bere Bel te shtypte frenat e te ndalonte makinen ne mes te rruges menjehere.
"Hej, perse ndalove?" E pyeti Megami.
"Ai eshte pergjegjes per gjithçka qe po ndodh?" Pyeti Bel me pabesi.
"Jo per gjithçka, por ai eshte pjese e grupit te personave qe e bene kete bote keshtu..." Pershperiti Alhena duke kthyer shikimin drejt dritares. Megami nuk po kuptonte se per çfare po flisnin, por Bellami dukej i shokuar.
Prinderit e saj u divorcuan kur Katsumi ishte vetem pese vjeç dhe vellai i saj ishte vetem nje vjeç. Aurelius u rrit prane mamase se tyre, ndersa ajo jetoi me babain per rreth dhjete vite, derisa humbi kontakt me te plotesisht. Mendoi se do jetonte me mamane dhe vellain e saj atehere, por Savina e dergoi ne Turqi dhe nuk e lejonte te takonte vellain e saj shpesh, derisa te dy kaluan moshen 18 vjeç dhe nuk i bindeshin me.
Edhe perse ishin rritur larg njeri-tjetrit, Katsumi dhe Aurelius kishin pasur gjithnje nje marredhenie te mire. Aurelius komunikonte gjithnje me mamane e tyre, por Katsumi nuk kishte nje lidhje aq te afert me te. Savina e la te jetonte e vetme qe ne moshen 15 vjeçare dhe vetem 5 vite me vone ajo e kuptoi arsyen perse. Duke qene se ishte rritur me babain e saj, mamaja nuk e besonte dhe mendonte se edhe ajo ishte pjese e projektit Genesis.
Alhena nuk dinte asgje per kete projekt derisa me vone Aurelius i tregoi planin e tij, te quajtur ARK. Qe atehere edhe ajo filloi te mendonte per nje menyre se si mund te ndihmonte vellain e saj dhe krijoi planin ARKADIA. Mamaja e tyre ishte kunder çdo ideje te Alhenas ne fillim, por Aurelius e mbeshteste gjithnje motren e tij dhe me vone Savina u dorezua dhe pranoi qe edhe ajo te merte pjese ne projektin ULTIMUS SPES per te shpetuar njerezimin.
Megjithate, edhe perse Alhena thoshte se emri i saj i plote ishte Alhena Katsumi Mikhailov Iwasaki, ajo kishte qene gjithnje Katsumi Iwasaki, vajza e Takeshi Iwasaki dhe thjesht nje spiune ne syte e mamase se saj. Savina nuk e pranoi si vajzen e saj vetem sepse ajo ishte rritur me babain e saj. Prandaj, shume pak persona e dinin se ajo ishte vajza e Savinas. Te gjithe mendonin se Savina kishte vetem nje djale dhe ai ishte Aurelius Mikhailov.
Alhena as nuk ishte emri i saj i vertete. Alhena Turgenev ishte thjesht nje tjeter identitet qe mamaja e saj i dha ne menyre qe ajo te jetonte e pavarur ne Turqi. Aurelius ishte i vetmi qe i therriste pothuajse gjithnje me emrin e saj te vertete. Edhe perse ishte me i vogel se ajo, ai gjithnje ishte kujdesur per Katsumin. Madje nderroi emrin e tij nga Aurelius Mikhailov ne Kenzo Iwasaki vetem sepse nuk donte qe motra e tij te ndihej keq. Ai refuzoi te perdorte mbiemrin e mamase se tij nese motra e tij nuk mund ta bente gjithashtu.
YOU ARE READING
Apokalipsi 111
Fantasy🧟Zombi Apokalips 🧟 Te vdesesh kishte qene e lehte deri ne ato momente, por jo me. Tashme, njerezit qe prekeshin prej pikave te atij shiu te çuditshem, do te infektoheshin me semundjen me te tmerrshme qe njerezimi kishte perjetuar ndonjehere. Dhe t...