59. Do te jem gjithnje prane teje.

55 12 2
                                    

Pak çaste me pare, ne diten e fundit te ekzistences se çdo gjeje, shume larg prej aty, ne ishullin Eureka, prane Kanadase, brenda nje baze ushtarake tashme te shkaterruar, ndodheshin ende dy persona qe ishin ende gjalle.

"Hej, zgjohu!" Taylan po perpiqej te permendte Aurelius, i cili kishte qene pa ndjenja per shume gjate.

Aurelius kishte nje aftesi te fuqishme, Duplicate, qe arrinte te kopjonte çdo aftesi te mundshme qe shikonte. Pak dite me pare, ai kishte ndjer rrezik te madh, por nuk po e kuptonte perse, duke qene se çdo gje dukej ne rregull.

Gjithsesi, ai nuk e uli aspak vigjelencen. Thirri menjehere Taylan ne zyren e tij, i cili dukej po aq i shqetesuar sa Aurelius, duke e bere te trembej me shume.

Ai ishte ende duke shpresuar se kjo ndjenje nuk ishte e vertete. Por, mesa dukej, ishin ne rrezik dhe as nuk e dinin perse.

Por, vetem disa çaste para se baza ushtarake te bombardohej, Aurelius perdori aftesine e tij instiktivisht, ose me sakte njeren prej aftesive qe kishte arritur te kopjonte e ta kontrollonte me mire, aftesine per te kontrolluar elementin e tokes.

Ai krijoi nje mur gjigjand rreth bazes, por kontrolli i aftesise se tij ne fillim te apokalipsit ishte shume i dobet.

Taylan e kishte vene re kete gje, prandaj i tha: "Shpeto veten, harroi te tjeret."

Dhe ishte gati te aktivizonte aftesine e tij, por Aurelius çuditerisht e degjoi kete here dhe hoqi dore prej murit gjigand rreth bazes. Ai perdori aftesine e tij per te krijuar nje mur te vogel brenda asaj dhome, per te mbrojtur te pakten vetem ata te dy.

"Shef-" Taylan kishte ngelur pa fjale. Aurelius gjithnje vendoste te tjeret para vetes, por kete here hoqi menjehere dore prej planit fillestar.

Ai e kuptoi se nuk mund ti shpetonte te gjithe, prandaj vendosi menjehere te shpetonte Taylan dhe veten, ose te pakten po perpiqej ende.

"Pusho." Bertiti ai papritur. Kjo ishte hera e pare qe Aurelius kishte humbur durimin dhe i bertiti ne ate menyre.

Kur pa se sa i vendosur dukej Aurelius per ti shpetuar ata te dy, Taylan buzeqeshi pak, duke e lene Aurelius pa fjale. Ai kurre nuk e kishte pare Taylan te qeshte, duke qene se kishte gjithnje nje shprehje serioze ne fytyre dhe sjellja e tij ishte gjithnje e ftohte.

Perse po qesh kur eshte kaq afer vdekjes valle? A e humbi mendjen komplet?

Kjo ishte ajo qe Aurelius po mendonte, ndersa Taylan po e shikonte plot vemendje, madje dukej sikur po zbavitej.

"A mund te me thuash edhe mua çfare te ben te qeshesh ne keto momente?" E pyeti Aurelius ndersa shtrengonte dhembet. Toka po dridhej vazhdimisht, muret rreth tyre dukej sikur do binin ose shkaterroheshin ne çdo moment, ndersa Aurelius dukej me i zbehte ne fytyre se me pare.

"I lezetshem." Degjoi zerin e Taylan papritur.

"Huh?" Ai ktheu menjehere syte mbi te, duke e pare plot konfuzion.

"Je shume i lezetshem!" Komentoi ai, ndersa e shikonte Aurelius me nje buzeqeshje ne fytyre.

"Thuaje edhe njehere!" Ato fjale e bene Aurelius te humbiste kontrollin mbi aftesine e tij per pak sekonda, dukej komplet i trembur nga ajo qe degjoi.

Apokalipsi 111Where stories live. Discover now