47. Mos me provokoni serish!

70 10 4
                                    

"Hej, zgjohuni!" Bertiti Vesna papritur, duke trembur Alhenan, bashke me Megamin, te cilet po flinin ne qetesi per pak ore.

"Çfare ndodhi?" Alhena reagoi menjehere, ndersa Megami shikonte rrotull sikur nuk po kuptonte ku ishte e si perfundoi aty. Vesna po e shikonte plot shqetesim, ndersa ai ferkoi syte e skuqur nga te qarat me mengen e bluzes. Megjithate, tani nuk ishte koha e duhur te bisedonte me Megamin.

"Gjashte makina kane bllokuar rrugen per ne Brasov. Nuk duken sikur kane qene aty me pare. Mendoj se ka njerez rrotull. Tregohuni te kujdesshem. Nuk e di nese duan te na hapin telashe keta..." Shpjegoi ajo, ndersa Alhena po ndjente rrotull aurat e disa personave te evoluar dhe kishte nje shprehje te shqetesuar ne fytyre.

"Çfare po ndodh? Ku jemi?" Pyeti Meg me zerin e ngjirur, por te dyja e injoruan, duke vazhduar te bisedonin me njera tjetren.

"Kaq shume njerez te evoluar ne nje vend...Nuk kemi asnje zgjidhje tjeter veçse te ndalojme." Komentoi Alhena.

"Sa jane?" Pyeti Vesna, e cila po drejtonte makinen ngadale, duke mos dashur ti afrohej aspak atyre makinave. "Nuk ka as rruge te tjera rrotull. Mund te kthehemi pas, por ne sapo u larguam prej qytetit te mallkuar. Nuk do te ishte mire sikur te rrethohemi perseri prej zombive."

"Jane rreth 12 persona te evoluar."

"Dreq, asnje person normal?!" Bertiti Vesna, teper e shokuar prej asaj qe degjoi.

"Nuk mund te kthehemi pas. Prit, a the gje se jemi afer Brasov?" Pyeti ajo pas pak.

"Po. Ne kete drejtim eshte Brasov." U pergjigj Vesna menjehere.

"Oh, atehere ndoshta nuk jane armiq." Tha Alhena kur iu kujtua se Hedeon i tha se disa skuadra me njerez te evoluar do e prisnin ne Brasov. Por, nuk kishte menduar kurre se do te dergonte kaq shume njerez...

"Çfare? Dymbedhjete persona te evoluar na bllokojne rrugen dhe ti mendon se nuk duan asgje prej nesh?" Vesna po e shikonte prej pasqyres me pabesi, por Alhena dukej me e qete tani.

"Ne nuk kemi as çfare ti japim gjithsesi. Skemi asnje arme dhe ato pak ushqime qe kishim mbaruan. Thjesht shko drejt tyre dhe ndalo prane. Do flas une me ta."

"A je e sigurte? Jane 12 persona te evoluar. Nuk mendoj se ne te dyja mund ti perballojme te gjithe nese ata na sulmojne..." Pershperiti ajo fjaline e fundit.

Ishte duke menduar situaten me te keqe te mundshme dhe kishte te drejte. Ato mund te ishin te fuqishme, por nuk mund te luftonin aq shume persona ne te njejten kohe, plus te gjithe ata persona ishin trajnuar prej Hedeon qe para fillimit te apokalipsit.

"Hej, mos fol ashtu. Je duke trembur vellain tend.
Mendoj se ata jane te fuqishem mjaftueshem per te kujdesur per veten e per te mbijetuar ne kete apokalips. Nuk kane nevoje per arme apo ushqime dhe nuk kane asnje arsye per te na vrare. Pastaj, ata mund te jene perforcime qe nje mik ka derguar per mua."

Kur ajo tha fjaline e fundit, vella e moter kthyen koken pas per ta pare plot habi. Megami po degjonte biseden e tyre deri tani per te kuptuar se çfare po ndodhte dhe ishte ende pak konfuz, ndersa Vesna nuk e besonte dot. Kush do te dergonte 12 persona te evoluar per te ndihmuar nje mike? Pastaj, ishte vetem fillimi i apokalipsit, si dreqin ka arritur ai person te mbledh gjithe ata persona te evoluar bashke?

Megjithate, tashme ishin me prane tyre dhe Vesna u detyrua te ndalonte makinen. Arrinin te shikonin qarte tashme gjashte makinat qe kishin bllokuar rrugen, por nuk po shikonin asnje njeri rrotull. Ai ishte ndonje kurth valle?

"Çfaredo qe te ndodh, qendroni brenda ne makine dhe nese situata duket keq, kthehuni menjehere pas dhe largohuni prej ketu. Jam e sigurt qe ka rruge te tjera qe te largojne prej Onesti." Tha Alhena papritur, duke i habitur te dy. Vesna donte te kundershtonte, por ajo nuk i la kohe, duke dal menjehere prej makines dhe mbylli deren pas saj.

Apokalipsi 111Where stories live. Discover now