Vetem pas gjysme ore filluan te shikonin ndertesa rrotull, por dielli ishte duke perenduar.
"Ky duhet te jete fshati apo jo?" Pyeti Agata, duke pare rrotull me kujdes.
"Edhe sikur mos te jete, duhet te ndalojme ketu." Tha Alhena nderkohe qe beri nje kthese tjeter, por sapo pa rrugen e mbushur me zombi, shtypi frenat menjehere dhe ktheu makinen pas.
"Dreq." Bertiti ajo e inatosur.
"Oh, jo, jo, jo." Filloi te thoshte Agata e trembur ndersa Alhena rriti shpejtesine ne maksimum. Te tjeret as nuk dinin si te reagonin. Ishte nje grup teper i madh zombish. Asnjehere nuk kishin pare kaq shume zombi bashke.
"Alhena, a po kthehemi andej nga erdhem?" E pyeti Kiba, i cili po perpiqej te qendronte i qete, ndersa Mila kishte mbyllur syte dhe po perqafonte veten me duar.
"Nuk duhet te kthehemi pas. Karburanti ka per te mbaruar shume shpejt. Nese makina ndalon ne mes te rruges, do jemi vertete te vdekur." Po thoshte Darko, duke i frikesuar me shume.
"Çfare te bej atehere? Nese ndaloj tani, do vdesim gjithsesi." Bertiti Alhena papritur. Ajo ishte ndjekur me pare nga nje grup me i madh zombish, por tani ishte pothuajse nate dhe nuk mund te luftonin kunder tyre nese nuk i shikonin dot.
"Hej, ju budallenj." U degjua nje ze prej radios papritur. Vetem Darko dhe Kiba e vune re. Alhena ishte teper e perqendruar te drejtimi i makines, ndersa vajzat ishin teper te tmerruara per te reaguar.
"Po, me ju po flas. Ju ne makinen gri qe po ndiqeni prej nje grupi zombish."
"Çfare po thote?" E pyeti Kiba Darkon.
Ai buzeqeshi pak dhe tha. "Po thote se jemi budallenj." Duke e bere Kiban ta shikonte me habi.
"A me degjoni?" U degjua zeri i panjohur serish.
"Te degjojme qarte." Darko tha vetem kaq sepse nuk e dinte cili ishte qellimi i ketij personi. Ne keto kohe duhej te kishe kujdes edhe prej njerezve.
"Kthehuni ne te djathte, eshte nje rruge qe te çon drejt kishes. Mos ndaloni derisa te shikoni nje kthese tjeter. Pastaj kthehuni majtas. Nuk do shikoni asnje rruge ne te majte, por ecni ne ate drejtim dhe do jeni neper pyje. Aty eshte kampi yne."
"A do ti sjellim zombit ne kampin tend apo çfare?" E pyeti Darko, i cili ishte teper konfuz tashme.
"Bej si te them une, dreqin. Po perpiqem te te shpetoj koken." Bertiti personi ne anen tjeter. Dukej si nje ze djaloshi.
"Alhena, kthehu ne te djathte." Bertiti Darko papritur dhe ajo e beri menjehere. Zombit po i ndiqnin gjate gjithe kohes. Arriten te shikonin kishen pas pak çastesh dhe papritur u degjua kembana e kishes. Zombit u shperqendruan prej zhurmes dhe rrethuan kishen, ndersa ata u larguan me shpejtesi prej aty.
"Tani kthehu ne te majte." Foli Darko serish pas pak, por Alhena po shikonte vetem nje rruge ne te djathte.
"Nuk ka rruge ne ate drejtim." Bertiti ajo.
"Thjesht beje. Kthehu majtas." Insistoi Darko dhe ajo e beri gjithsesi. Dielli sapo perendoi dhe vazhduan te ecnin neper erresire derisa pane nje drite te vogel pak me larg.
"Paska vertete njerez." Komentoi Kiba. Alhena ndaloi makinen afer nje makine tjeter dhe filloi te shikonte rrotull me vemendje.
"Armet neper duar dhe dilni ngadale prej makines." Tha ajo dhe te gjithe u binden. Kur dolen prej aty, perballe tyre po qendronte nje grup tjeter njerezish me arme ne duar, vetem se nuk kishin asnje arme zjarri. Megjithate, Alhena ishte e vetmja qe arriti te shikonte nje snajper qe kishte shenjestruar kokat e tyre. Dukeshin te zgjuar njerezit ne kete grup.
YOU ARE READING
Apokalipsi 111
Fantasy🧟Zombi Apokalips 🧟 Te vdesesh kishte qene e lehte deri ne ato momente, por jo me. Tashme, njerezit qe prekeshin prej pikave te atij shiu te çuditshem, do te infektoheshin me semundjen me te tmerrshme qe njerezimi kishte perjetuar ndonjehere. Dhe t...