13. Le te vdesim se bashku.

74 8 5
                                    

"Al, nuk po shikoj asnje njeri neper rruge. Eshte vetem dita e trete e apokalipsit. A nuk ka asnje te gjalle? Po filloj te frikesohem." Foli Agata papritur.

"Sigurisht qe ka, por te gjithe jane duke u fshehur. Do i duhet pak kohe te mesohen me kete bote te re, me zombit dhe vetem me te fortet do arrijne te mbijetojne." Tha Alhena duke veshtruar me detaje zombit neper rruge.

"Al, shume zombi po terhiqen nga zhurma e makines dhe po na ndjekin. Nuk me pelqen aspak kjo situate." Komentoi Kiba papritur.

"E vura re edhe une. Gjithashtu, duhet te furnizojme makinen me karburant." Ia ktheu ajo.

"Ke te drejte." Qendruan ne qetesi dhe kaluan neper rruge te shumta te qytetit, derisa gjeten nje pike karburanti.

"Po dal vetem une." Tha Kiba dhe u be gati te dilte prej makines, por Alhena i kapi doren duke e bere te ndalonte.

"Jo. Do dalim te gjithe prej makines. Çantat do i leme ketu. Por, mbani armet ne duar dhe beni shume kujdes. Kam nje parandjenje te keqe."

"Instikti im me thote te mos dal jashte makines ne fakt." Pershperiti Kiba. Instikti i tij ishte teper i forte dhe i kishte shpetuar jeten ne disa raste. Nuk donte ta injoronte, por i duhej te furnizonte makinen.

"Edhe une arrij te ndjej rrezik." Foli Misa papritur. Floket dhe syte e saj ishin kthyer te kuq.

"Nese edhe ajo e ndjen, atehere do jemi vertete ne telashe." Komentoi Alhena. Nje person i evoluar arrinte te ndjente rrezikun shume here me qarte se njerezit e thjeshte.

"Une kam nje ide. Perse te mos e ndezim makinen serish dhe te largohemi prej ketu?" Sugjeroi Agata papritur. Po shtrengonte armen qe kishte ne duar por biseda e tyre e beri te frikesohej.

"Edhe nese bejme si thua ti, makina ka per tu fikur ne mes te ndonje rruge plot zombi. E pastaj ç'te bejme? T'ia mbathim me vrap?" Iu kthye Alhena papritur.

"Al ka te drejte. Duhet te furnizojme makinen si fillim. Eja, le te dalim prej ketu." Tha Kiba dhe doli i pari prej makines.

"Agata, jepi nje arme vajzes." Tha Alhena perpara se te dilte prej aty.

"Nuk eshte nevoja. Une kam aftesine time-"

"Nese dikush e sheh aftesine tende, çfare mendon se do bejne? Do duartrokasin per ty e do te thone sa e forte je? Apo do te sulmojne me çfaredo arme te kene? Jemi ne fillim te nje apokalipsi, njerezit tremben nga hija e tyre. Jane te tmerruar nga zombit. Imagjino çfare mund te bejne nese nje krijese tjeter del para tyre dhe nxjerr flake prej duarve." E nderpreu ajo.

"Por, une jam njeri." Kundershtoi Misa.

"Une e di qe ti je njeri. Thjesht po te them se do te jesh nje njeri i vdekur nese ja tregon dikujt aftesine tende qe tani." Kaq tha Alhena dhe shkoi pas Kibas. Agata i dorezoi nje arme dhe ndoqi Alhenan. Misa hezitoi pak, por e mori armen ne fund dhe doli prej makines. Kiba dhe Alhena ishin vigjilente dhe po veshtronin rrotull me kujdes. Agata po furnizonte makinen me karburant dhe Misa qendroi afer saj.

"Ndihme! Me ndihmoni! Ndihme!" Papritur te gjithe degjuan te bertitura. Agata ngriu si statuje. Kiba vendosi shkopin e bejsbollit ne shpatull, ndersa Alhena beri gati pistoletat qe kishte ne duar.

"Vjen prej brenda nderteses." Komentoi Kiba pas pak. Alhena thjesht po shikonte ne drejtim te nderteses, por nuk po levizte.

"A nuk do ti shpetojme? Kane nevoje per ndihme..." Tha Agata me nje ze te ulet qe me veshtiresi degjohej.

"Si mendoni ju?" Iu drejtua ajo dy te tjereve.

"Une them te shkojme e te shikojme çfare po ndodh." Tha Kiba pasi u mendua pak.

Apokalipsi 111Where stories live. Discover now