44. Perse u ktheve per mua?

95 11 2
                                    

"Arghh!" Ishte hera e trete qe goditej prej rrymes elektrike, por kete here nuk arriti te ngrihej ne kembe ne kohe dhe tashme zombi ndodhej perballe saj. Ishte gati ti ngulte thonjte ne fyt, kur dora e tij u rrethua prej nje zinxhiri dhe ndaloi vetem pak centimetra larg fytyres se Alhenas. Ajo ishte e shokuar, por nje buzeqeshje e vogel iu formua ne fytyre kur degjoi nje ze teper familjar.

"Ti duhet te jesh Alhena. Gezohem qe me ne fund po te takoj."

Alhena u largua menjehere prej zombit dhe shkoi drejt Vesnas, e cila po rrethonte zombin me çdo zinxhir te mundshem.

"Bej kujdes, aftesia e tij eshte kontrolli i elektricitetit dhe di ta perdor shume mire." E informoi Alhena, ndersa shikonte krahun e saj te lenduar, tani as nuk e levizte dot me dhe gjaku po dilte vazhdimisht.

"Megami me tha se ishe njeri i evoluar. Perse nuk perdore aftesine tende per te shpetuar prej tij? Nese do te kisha ardhur vetem pak sekonda me vone, ti..." Vesna filloi ta qortonte, duke e bere Alhenan te buzeqeshte, por ne te njejten kohe lotet po i binin neper faqe pa e kuptuar as vete. Kur Vesna u kthye te shikonte nese ishte mire, u shokua menjehere kur pa ate shprehje te lumtur por edhe te trishte ne fytyren e saj.

"A ndihesh...mire?" E pyeti, por ktheu menjehere vemendjen te zombi, i cili po fillonte te sulmonte serish.

Alhena s'po e kuptonte ne fillim perse ajo i beri ate pyetje, por ne ate moment ngriti njeren dore, e vendosi ne faqen e saj dhe ndjeu lotet qe po binin vazhdimisht. Nuk dinte nese donte te qeshte apo te qante ne ato momente. Ishte e lumtur qe po shikonte miken e saj serish, por perse ishte duke qare valle?

"Ah..." Nuk dinte as si te pergjigjej, por vuri re se Vesna po luftonte kunder zombit e vetme dhe fshiu lotet menjehere me mengen e bluzes. Tani duhej te perqendrohej te zombi qe duhej te vrisnin, nuk mund te lejonte ndjenjat e saj te shfaqeshin ne keto momente. Injoroi çdo mendim qe po e shperqendronte dhe e vendosi te gjithe vemendjen te dyluftimi mes mikes se saj dhe zombit.

"Vesna, nese mund ti bllokosh çdo levizje te tij per vetem 5 sekonda, do mund te te ndihmoj-"

"Pusho dhe qendro pas meje." E nderpreu Vesna papritur, duke e habitur pak. "Je lenduar teper dhe po humbet gjak çdo moment. Mos u shqeteso, mund ta vras kete zombi edhe e vetme." Shtoi ajo.

Alhena e dinte qe mikja e saj kishte nje aftesi te fuqishme, por ishin ende ne fillim te apokalipsit dhe ende nuk mund ta kishte perfeksionuar. Pastaj, asaj i duhej aftesia e zombit, duke qene se e vetmja aftesi qe kishte per momentin ishte aftesia e kontrollit te mendjes dhe kjo nuk i pelqente aspak. Do ndihej me e sigurte nese kishte nje aftesi si te ketij zombit.

"Nuk e di çfare te ka thene Jarah, por mos i beso shume fjaleve te saj. Nuk eshte nevoja te sakrifikosh veten per mua. Nuk te lejoj ta besh." Jo perseri. Donte te shtonte, por kafshoi buzen dhe grisi nje pjese te bluzes per te fashuar plagen ne krahun e saj serish. Pasi ndaloi gjakderdhjen, beri disa hapa drejt Vesnas duke qendruar prane saj dhe filloi te fliste serish.

"Ky zombi eshte i fuqishem dhe ka nje aftesi te frikshme, madje edhe inteligjence, por ne fund eshte thjesht nje zombi. Vetem nje njeri i vdekur qe eshte kthyer ne nje perbindesh, truri i tij eshte komplet i shkaterruar. Dhe mund te te dukem e dobet, por kjo gjeja e shemtuar nuk mund te me vras. Nese me beson, imobilizoje vetem per pese sekonda dhe ler gjithçka ne duart e mia."

Vesna nuk dinte si te pergjigjej. Per nje arsye te paditur, ajo besonte çdo fjale te Alhenas dhe nuk e dyshonte aspak. Nese Alhena thoshte se ajo mund ta vriste kete zombi, ajo e besonte, edhe perse ne keto momente ajo dukej sikur ishte ne prag te vdekjes.

"Ne rregull." Pershperiti ajo pas pak duke e bere Alhenan te buzeqeshte pak. Por, perse e besonte  kete vajze valle? Dhe perse ishte Alhena kaq e gatshme te linte jeten ne duart e saj?

I injoroi keto pyetje dhe u fokusua te zombi qe ndodhej para tyre. Ne te njejten kohe qe bisedonte me Alhenan, ajo po perdorte çdo objekt te mundshem qe gjente rrotull per te mbajtur zombin sa me larg tyre. Alhena u largua prej Vesnan dhe po e shikonte dyluftimin e tyre prej nje distance, derisa Vesna e rrethoi zombin me shume zinxhire, duke e bere te pamundur qe ai te levizte. Ky ishte shansi i saj!

Vesna e kishte te gjithe vemendjen te zombi , por e hidhte shpesh shikimin drej Alhenas, e cila tashme po vraponte drejt zombit. Vesna mendoi se ajo do e sulmonte me ndonje arme, por u shokua kur pa Alhenan te vendoste nje krahe ne shpatullen e zombit dhe doren tjeter ne ballin e tij. Nuk po e kuptonte perse ajo nuk e vrau zombin, nese qendronte afer tij per me gjate, do te vdiste!

Ishte aq ne panik, sa as nuk reagonte dot.

Ne anen tjeter, Alhena mbylli  syte dhe aktivizoi aftesine e saj Devour. Kur i hapi serish, ata ishin ngjyre e kuqe si gjaku. Ai shikim i saj pershkoi mendjen e zombit, duke i bere gjunjet ti dridheshin.

Ajo po shikonte zombin ne sy, pa asnje frike, madje edhe po buzeqeshte. Tani qe kujtonte jetet e saj te meparshme, e dinte se si mund te merte nje aftesi prej njerezve. Nuk e kishte provuar me pare me zombit, por ndersa shikonte zombin ne sy, ndjente rrymen elektrike ne duart e saj, pastaj i pershkoi te gjithe trupin.

Vesna qe po qendronte vetem pak metra larg saj, po e shikonte plot vemendje, por nuk dinte ç'te bente. Alhena i kishte thene se mund ta vriste e vetme kete zombi, por kur pa rrymen elektrike qe pershkoi trupin e saj, mendoi se zombi e sulmoi dhe po priste qe ajo te binte ne toke e vdekur.

Por rryma elektrike vazhdoi te rrethonte trupin e saj dhe vetem pak sekonda me vone, ai qe ra pertoke ishte zombi. Alhena mbylli syte per disa çaste dhe po perpiqej te kontrollonte aftesine e saj te re. Rryma elektrike qe po rrethonte trupin e saj, u perqendrua te njera dore. Vetem pak sekonda me vone, ajo drejtoi doren te zombi dhe rryma elektrike goditi trupin e tij, duke e kthyer ne hi.

U kthye pas per te pare se Vesna kishte ngelur me gojen hapur dhe beri nje buzeqeshje. Ndoshta Vesna ishte teper e shokuar, sa as nuk foli me gjate kohes qe Alhena po ndizte nje makine tjeter. Pasi u siguruan se makina kishte karburant, u larguan prej aty menjehere. Ishte Alhena ajo qe foli e para.

"Ne cilin drejtim shkoi Megami?" E pyeti ajo, megjithese e dinte. Megami i kishte thene planin e tij para se te ndaheshin prej njeri-tjetrit. Nuk dinte çfare tjeter te thoshte, ose me sakte, kishte kaq shume qe donte ti thoshte, por Vesna nuk mbante mend asgje rreth jeteve te meparshme. Ajo as nuk e kishte idene kush ishte, dhe kjo dhimbte pak.

"Drejt Brasov. Ai tha se kjo ishte rruga me e sigurte." Pa dyshim qe kjo ishte rruga me sigurte, ishte Alhena ajo qe e kishte bere te mundur kete gje, duke hedhur ne ere zombit e duke i bere ta ndiqnin ne drejtimin e kundert, duke i lene keshtu Megamit rrugen te lire.

"Ne rregull. Por, perse u ktheve...per mua? Vellai yt dhe Bellamy kane nevoje per ty."

"Ata jane te dy njerez te evoluar, pastaj Jarah eshte me ta. Do te jene mire."

"Çfare te tha Jarah qe te beri te vije?" E pyeti ajo serish. Kishte disa dyshime mbi Jarah, Hedeon nuk e kishte permendur kurre nje person te tille, por ajo tha se Hedeon e kishte derguar ketu. Nuk e dinte çfare Jarah donte prej saj, por kur ta takonte do i merte pergjigjet gjithsesi.

"Diçka e tmerrshme do ndodh nese Katsumi Iwasaki vdes!" Perseriti ajo fjalet e Jarah. "Nuk e di perse, por nuk i besoj dot plotesisht asaj vajze." Pastaj shtoi.

"Hm...nuk besoj se ka qellim te na bej keq, por eshte duke genjyer per disa gjera." Komentoi Alhena.

"Ti..." Vesna donte ta pyste se çfare kishte ndodhur me pare me ate zombin, por nuk dinte si. "Cila eshte aftesia jote?"

Alhena buzeqeshi kur degjoi ate pyetje. Vesna e kishte kuptuar se kontrolli i elektricitetit nuk ishte aftesia e saj. "Devour, aftesia ime eshte te mar aftesite e te tjereve." U pergjigj ajo.

"Nje aftesi e tille...ekziston?" Pyeti ajo, pak e habitur. Alhena pohoi me koke dhe asnjera prej tyre nuk foli me. Vesnas po i kalonte ne mendje vazhdimisht skena kur Alhena i mori aftesine zombit. Nese nuk do e kishte pare, me siguri nuk do e besonte se diçka e tille ekzistonte.

Apokalipsi 111Where stories live. Discover now