Rreshqita drejt territ qe po me perthithte perposhte dhe ndjeja se ne kemben time ishte ngarruar nje tip litari.
-Ndihhmmmeeee...-therrita para se te shkoja edhe me thelle por duke mos ditur me deti i erret filloj te me perpinte per poshte.-Ndi...-dhe goja mu mbyll tashme ishte vetem drita e henes qe qendronte si fener. Syte i kisha te mbyllur deri ne gjysme por mund te shikoja flluskat qe dilnin.
-"Kjo ishte per mua...Lamtumire bote"-dhe iu dorezova erresires. Nje moment trupi mu lirua dhe e ndjeva qe po shkoja edhe per me poshte...
Po mbytesha jo vetem nga uji por edhe nga mendimet qe kisha me pare te cilat u cliruan sic u clirua edhe fryma ime.Trupi im perkethelej nga valet e lehta te cilat me shtynin edhe me poshte.
Kuptova dicka,kuptova se: "Njeriu nuk mbytet vetem prej detit ne qofte se di not por mbytet edhe nga stresi e hallet vdekjeprurese. Valle cili lloj noti do te te ndihmoj te dalesh prej tyre?"
Pra gjithcka ne mendjen time ishte erresire kur per nje moment u kthye vertet ne nje erresire. Kete rradhe isha e veshur me fustanin tim te plazhit ate qe kisha dhe i bija xhamit te tejdukshem brenda nje erresire ne mendjen time ndoshta.
-Duhet te dal prej ketej-thoja une duke i rene xhamit me shume forca dhe xhami u thye.
-Ketlin...Ketlin zgjohuu te lutem...-degjoja nje ze te njohur. Mos kishte ardhur ndonje Ariel mashkull per te me shpetuar jeten?
Nxorra te gjithe ujin qe kisha pire dhe hapa syte e mija me kujdes. Shikoja turbullt nen qerpiket e mi te gjate kishte akoma pak uje,me kujdes i fshiva syte e mija dhe pash nje djale prane meje. Ne fakt nuk e pash mire se kush ishte gjithcka ne ate plazh ishte erresire.
-Kush je ti?-pyeta une.
-Ketlin jam une...Reani-tha ai.
-Ketlinn...Ketlin...-po vraponte Stefi,Fabjona dhe Jori me fustanat e gjate neper rere dhe me takat qe i mbanin ne duar.
U ngrita gjysme trupi me veshtiresi dhe lotet me dolen nga xhepat e syve te mi. U zvarrita si te isha femije per te qene pak larg e per te krijuar distanc me te.
-Ketlin...A je mire?-me pyeti ai.
-Perderinsa ti je larg meje une jam shume mire.-thash me zerin qe me dridhej u cova ne kembe drejt tij qe isha dhe vrapova. Vrapova larg.
-Ketlinn...Ketlin...Ejaa ketu ku po shkon-thirri Jori.
-Ketlinaaa...-thirri Stefi une ktheva koken.
-"Me falni miket e mia po dua te rri vetem tani"-mendova une dhe vrapova per te shkuar sa me larg prej aty.
Isha e zemeruar me detin por me teper me Reanin. Pse duhet te me shpetonte ai? A nuk eshte e shkruar te me shpejtoj dikush tjeter. Ktheva koken pas nje moment dhe u ula ne bregun e detit ashtu e lagur. Po merdhia mblodha krahet dhe me llastikun e laget qe mbaja ne dore kapa floket besdisese dhe te lagura ne keq.
YOU ARE READING
Ndoshta ska nje fund per ne...✔
Romance(PERFUNDUAR✅) Ketlin Mema eshte nje vajze 18-vjecare teper lozonjare, llastic dhe e cmendur e cila me bashkimin e shoqeve te saj me te mire kthehet ne nje rebele te pa permbajteshme. Per here te pare ajo bie ne dashuri vetem me ane te nje aksidenti...