-Pra sa shkoj ora tani?-pyeta une Jorin e cila rrinte gjithmon me ore neper duar.
-Epo ora eshte 21:20-tha ajo.
-Obobo goca nxitoni un nuk dua te me mbaroj tavolina e ushqimeve si gjithmon dua ta mbaroj ate tavoline para se te vi mesnata-tha Fabi e bindur.
-Ufff po kjo taksia sa do te vi?-tha Stefi kur ne dhome hyri Kevin i vellai i Stefit.
-Oree sa here te kam thene mos hy ne dhome kur ka vajza-qortoj Stefi.
-Aman na cave koken o Stef-tha ai si gjithmon dhe shtoj-Zoçka po ju pret taksia juaj-tha duke qeshur dhe duke u larguar.
-Zo...? Whattt??? KEVINNNNNN... EC SE TA RREGULLOJ UNE TY NESER-bertiti Stefi e acaruar ndersa ne qeshem te gjitha.
-Ok zonjusha pjeshk, shtyhu me andej zemer sepse me pret tavolina e embelsirave-tha Fabi duke ulur pak fustanin me teper dhe me portofolin e bardh duke dal nga dhoma me takat qe kishte filluar t'i kontrollonte mire.
-Mua po me pret Joni se do flasim per qente pitbull-tha Jori duke ikur pas Fabit per te zbritur poshte.
-Mua me pret taksia te shkoj ne feste -tha Stefi duke qeshur dhe duke me hapur krahun.
-Mua po me pret Reani qe te haj tak kokes-thash une duke qeshur dhe ashtu te dyja zbritem.
-Wow vajza dukeni fantastikee-tha Taksisti kur na pa.
-Vertet? Thuaj qe une jam me e bukura nga te gjitha-tha Fabi duke qeshur.
-Te bukura jeni te gjitha po vendin e pare e zene kjo goca me te kuqe,pastaj kjo ketu me blu me ore pastaj kjo sy jeshilka me fustanin e gjate ngjyre bojeqielli dhe ne fund ti-tha taksisti.
-Aman problem i madh qe sme pelqen ti,une mire qe pelqej veten... pastaj thuaj cfare te duash po embelsira lehet per fund-tha Fabi duke u futur pas ne taksi ndersa un u futa para si gjithmon.
Pas 30 min
-Ja kalofshi mire vajza-na uroj taksisti kur na dergoj para lokalit Belvedere diku nga vollga ne breg te detit.
-Faleminderit,naten e mire-tham te gjitha njeheresh dhe ashtu sic ishim hyrem brenda ne festen qe po behej per ne te gjithe. Per ikjen tone😏 qe drejtori dhe zyshat po benin me vete "SHYQYR QE IKEN SE NA CAN MENDEREN".
U futem brenda. Salla ishte plot njerez nga shkolla mundesisht ishte e tere shkolla jone qe po festonin aty.
Hyrem brenda te gjitha dhe pikerisht askush nuk e kishte mendjen vec Vaneses dhe Sonit.
ESTÁS LEYENDO
Ndoshta ska nje fund per ne...✔
Romance(PERFUNDUAR✅) Ketlin Mema eshte nje vajze 18-vjecare teper lozonjare, llastic dhe e cmendur e cila me bashkimin e shoqeve te saj me te mire kthehet ne nje rebele te pa permbajteshme. Per here te pare ajo bie ne dashuri vetem me ane te nje aksidenti...