Pjesa 68

206 21 77
                                    

Jo,ishte e pamundur...
Dicka me shtrengoj ne gjoks,zemra me dhimbte si te ishte duke gerryre per brenda dicka.

-Nuk...jo...Rean...?!-thash une duke nderprere fjalet dhe duke qar duke mbeshtetur koken lehte mbi ballkon dhe me lotet qe tashme kishin marr trenin e pare ekspres per te ikur ku te mundnin.

Nje therje e vazhdueshme pershkroj pa meshire qenien time,shpirtin tim te cilen e coptoj nga fillimi gjere ne fund. Kembet mu drodhen e syt mu perloten. Zemra u coptua tashme dhe asgje nuk mund ta kthente sic ishte. Buzeqeshja qe mbaja me pare ne fytyren time mu venit nderkohe qe shikoja ata te dy per te bashkuar njeri-tjetrin ne ceremonin e jetes.

Mbi tapetin e kuq hidhte kemben si nje sorkadhe Megi e cila kishte pikturuar nje buzeqeshje te madhe ne fytyre teksa mbahej ne krahun e dikujt qe para pak kohesh me perkiste mua. Ajo ishte zbukuar shume. Petku i bardhe i bukurise i jepte nje pamje gruaje qe me pare nuk e kishte. Floket e leshuara dhe te zeza i shkonin gjere ne fund shpine dhe nderkohe qe ecte ata tundeshin lehte si disa dallge te qeta ne nje buzembremje te errur. Duart i kishte te mbeshtjellura me dantellen si te punuar nga rrjeta e merimanges. Nje dantell te vecante qe vetem Jori do mund ta bente. Velloja zbukuronte koken e saj si nate e erret duke i dhene shkelqimin henor dhe te magjishem. Ne qafe mbante varesen time. Nje pilivezes te vogel te arte me nje gur rubini ne mes...nje trashgimi familjare,dicka qe kushtonte teper...

Hodha syte drejt tij.Kostumi i zi i shkonte teper dhe i jepte ne pamje nje gentilitet te tepert,nje bukuri shume te madhe,dicka te shendriteshme...
Papioni si nje flutur ferrash ishte ulur ne destinacionin e duhur per t'i dhene pak zbukurim atij. Floket i kishte bere ashtu sic une pelqeja. Ne modelin tim te preferuar dhe ne dore mbante oren qe une i kisha dhuruar. 

E gjithe salla u ngrit ne kembe duke duartrokitur dhe ne nje moment dera u hap dhe brenda u fut Fabi,Devi,Joni,Joni,Vanesa,Elidoni,Klajdi,Soni,Stefi dhe Albioni te cilet duartrokiten te gjithe dhe u ulen bashk ne nje tavoline. 

Isha e zemeruar tashme. Si mundeshin ata...? Pse...? Pse duhet ta benin dicka te till? Pse duhet te shkonin ne dasmen e ish te dashurit te shoqes nderkohe qe ndoshta mjaft mire e kishin kuptuar se une kisha akoma ndjenja per Reanin. 
Ndonese nuk duhet te merzitesha me vajzat e tjera por truri im hante inat me te menduarin se pse Stefi duhet te ishte ne ate dasem. Pse valle ajo duhet te me genjente per dasmen duke me thene se do te martohej Geri. 
Pse? 
A ka njeri te me pergjigjej per gjithe keto pse-et e mia??!!

Syte ishin mbushur plot me lot ndersa une mendoja se mund te isha shume e fort per t'i pertypur ato lotet qe kerkonin autobuzin e pare per te udhetuar. 
Por jo,mbylla syte dhe u ula ne toke. Lotet me shkan ne fytyre. Nuk mund te isha me e fort se ta,perkundrazi ata ishin me te fort sec une imagjinoja. Me penguan pamjen qe ta shikoja e qete. 
Dhe nderkohe qe dridhesha e tera merrja fryme me veshtiresi te madhe. 

-"Ah sikur te kisha vdekur!"-mendova-"Me mire te kisha vdekur nga dora e tij se sa duke e pare ball per ball duke u martuar".

Ne sfond u shfaq nje kenge, nje melodi e njohur prej kohesh...melodia qe shume vite me pare une dhe ai e zgjodhem ne studion e muzikore te Fabit ne diten  "e marteses".

Shkuan prane tavolines te dy dhe me kujdes Reani e ndihmoj Megin te ulej. E gjithe salla shpertheu ne duartrokitje serisht. Hodha syte nga vajzat te cilat duartrokisnin per Reanin dhe Megin me nje buzeqeshje te madhe ne fytyre dhe ne nje cep ate prane pash edhe Rozen, motren time me te bijen e saj.
Vajza e vogel i kishte ngjare goxha dhe une nuk e kisha pare kurre qe kur ajo beri zgjedhjen finale te jetes se saj,familja ime doli kunder gjithckaje,e mohoj si femijen e vet dhe u perpoq qe te prishte lidhjet e mia me te.

U ula ne toke dhe fillova te qaja por nuk nxorra ze. Fillova te qaja me denes nuk kisha asnje zgjidhje tashme.

-Jemi mbledhur ketu pra,te gjithe per te bashkuar jetet e dy personave qe duhen prej vitesh...-degjova zerin e punonjesit civil.

Ndoshta ska nje fund per ne...✔Where stories live. Discover now