*Kush te do,te kerkon
Kush te do,te gjenKush nuk do te te humbas,ben gjithcka
Te tjerat jane vecse justifikime*Deniz POV:
Letra e bardhe dukej e lagur nga lotet. Mora lulen e saj te preferuar ne duar dhe i mora ere lehte. U ula ne toke prane dritares ku era me ngushellonte.
Ne letren e bardhe shkruhej:"I dashur Deniz,
Mendoja se ne kete dite te bukur do ishim te dy duke u perqafuar dhe duke pare te tjeret teksa kercenin ne dasmen tone,ne copezen tone te lumturise qe eshte e mbushur plot vlere por me duket se gabova.
Gabova Deniz,po gabova...
Po mendoja se sa e lumtur do te isha ne krahun tend pak minuta me pare,po mendoja per endrrat tona te paarriteshme. Po mendoja per ne te dy. Valle a do te ishim tu lumtur se bashku me duart e kapura deri ne pafundesine e jetes sone?
Ahh Deniz,ditet kalonin dhe une mendoja se lumturia jone do ishte e pafundme por ndonjehere asgje nuk shkon ashtu sic ne vertet e mendojme. Asgje s'mund te shkonte sic duhej Deniz.
Ti s'mund te beheshe i imi dhe une nuk mund te behesha kurre e jotja sepse nuk do ta jepja kurre te njejten ndjenj qe ti me percillje mua.Erdhe ne jeten time si nje ndryshim i madh. Isha e lumtur dhe ne ate kohe por nje tronado ndjenjash me hodhi pertok. Nje person qe nuk diti te vleresoj dashurine time me lendoj ne shpirt. Zemra ime ishte coptuar per shume here ama ti ishe aty prane meje dhe e bere zemren time te sherohej ndersa une tashme po coptezoj zemren tende qe i ngjason nje pallati mbreteror. Thuaje,Thuaje qe jam egoiste Deniz. Thuaje qe kam frike nga gjithcka...ndoshta kete do mendosh tani por kuptoje i dashuri im se gjithcka e bera per ty.
Kur te pash per here te pare ne syte e tu te jeshilt qe tregonin perkujdesje dicka perbrenda meje me thonte se ti ishe ai person i cili do te ndryshonte jeten time dhe personi i cili do te me sillte serisht buzeqeshjen e humbur prej kohesh,dhe zemra ime nuk gaboj.Ne e nisem gjithcka si shok, me pas filluam te benim lojerat tona. U beme te dashur fallco dhe shiko ku ishim. Nje hap drejt marteses...
Ahh Deniz,ti nuk duhet ta kishe mallkuar veten duke me dashur mua...Ti nuk duhet te kishte rene ne dashuri me mua,ti thjesht nuk duhet sa kishe bere kete.Por gjithcka ndodhi papritur apo jo?
Deniz,ti meritoje me shume se sa vajza si une. Ti duhet te kerkoje vajzen perfekte te jetes tende. Ajo qe te ndihmonte te kaloje cdo gjendje tende. Ajo qe te bente te lumturoheshe pa mase. Ndoshta nuk e bera kete. Nuk u bera ndoshta kurre personi qe ti deshiroje me shpirt. Ama dashuria ime,ti meritoje dike qe te shtonte familjen tende dhe buzeqeshjen tende. Ti nuk mund te mallkoheshe me semundjen time qe ndonese mund te formohet nje tumor dhe mund te kem disa dite jete. E c'kuptim do kishte martesa jone?
I dashur Deniz,me fal qe hyra ne jeten tende,me fal qe copetova zemren tende te dashuruar. Une po largohem ama ti do te jesh gjithmon ne zemren dhe shpirtin tim. Nuk do te harroj kurre ty apo ndjenjat qe me bere te perjetoja. Nuk do te harroj kurre zemren tende te madhe,nuk do te harroj asgje nga ty. Mos harro kurre se te dua dhe do te te dua derin sa te mbyll syte e mi.
Me fal lumturia ime qe nuk ishim bashke ama ndoshta kjo nuk mund te ishte e mundur prandaj kjo leter do te vulosi lamtumiren tone.
Lamtumire dashuria ime,
E jotja Ketlin...P.s (Kujdesu per veten dhe ji i lumtur,qendro shtatlart dhe mos lejo kurre dike te te mposht sepse ti je me i fort sec mendon. Te uroj jete te lumtur me personin qe do te nisesh jeten tende. Te lutem me harro per te miren tende. Lamtumire...)"
-Jo...jo jo jo kjo nuk mund te jete fundi i kesaj letre. Jo nuk mund te jete e vertet qe ti ke ikur dhe me ke lene. Ti me premtove se nuk do me lije kurre...-mora fryme thelle dhe lotet me kulluan nder faqe. Ashtu i acaruar hodha letren ne toke dhe shtyva te gjitha gjerat qe ishin mbi komodine,shkaterrova dhomen i lodhur nga gjithcka qe kishte ndodhur tashme.
YOU ARE READING
Ndoshta ska nje fund per ne...✔
Romance(PERFUNDUAR✅) Ketlin Mema eshte nje vajze 18-vjecare teper lozonjare, llastic dhe e cmendur e cila me bashkimin e shoqeve te saj me te mire kthehet ne nje rebele te pa permbajteshme. Per here te pare ajo bie ne dashuri vetem me ane te nje aksidenti...