Kjo histori nuk ka të bëjë aspak me jetën time reale. Është një nga ato histori që ka dalë vetëm prej imagjinatës sime. Por jam munduar ta vë veten në çdo personazh të cilin e kam futur në histori. Jam munduar ta imagjinoj veten në rolin e çdonjërit prej tyre, qoftë femër apo qoftë mashkull. Dhe jam ndierë sikur e kam ndarë veten time në copa të ndryshme të shumëllojshmërisë njerëzore.
Pasioni që kam për shkrimin më ka bërë të shkruaj këtë histori. Nuk ka qenë aspak e lehtë për mua të nisja një histori të caktuar e ta përfundoja atë, t'i shkoja gjer në fund. Shumicat e historive që kam nisur të shkruaja dikur nuk përfunduan asnjëherë. Kjo histori të cilën ju do të lexoni është ndër të vetmet që kam arritur ta përfundoj, dhe jam shumë e lumtur për këtë fakt.
Është e vërtetë që kjo histori është e gjitha e imagjinuar, por një pjesë e mirë e gjërave që do të lexoni do iu lejojë të kuptoni realitetin e shumë njerëzve sot. Vrasje, tentativa për vrasje, rrëmbim fëmije, ndarje prindërish, tradhti bashkëshortore, keqkuptime mes njerëzve, urrejtje, dhe shumë fenomene të ndyra të këtij realiteti. Misteri kërkon një zgjidhje, por ndonjëherë zgjidhja mund të të kushtojë jetën. Dhe ndonjëherë, përgjigjet e një pyetjeje mund të të ndryshojnë jetën njëherë e përgjithmonë. Por sërish, si në çdo histori, romanca është e pranishme këtu dhe kjo i zbut pak ngjarjet që ndodhin, duke i bërë hera-herës personazhet të shkëputen për pak nga realiteti.Ç'është i aftë të bëjë njeriu për të gjetur të vërtetën e disa pyetjeve në lidhje me të kaluarën e tij? Deri ku mund të shkojë guximi i një njeriu për të zbuluar të vërtetën? Si do të mundet ta zbulojë kur shumë njerëz të tjerë po përpiqen ta pengojnë të mos e zbulojë atë të vërtetë? Këtë do ta zbuloni pjesë pas pjese në këtë histori. E vetmja gjë që më mbetet të them është që, shpresoj që t'ju pëlqejë. Do të isha mirënjohëse nëse do të shprehni mendimet tuaja për këtë histori.
(Autorja)
YOU ARE READING
Andërllend (Misteri i një familjeje)
General FictionVrasja e babait të saj më 3 korrik të vitit 1999, në ditëlindjen e saj të trembëdhjetë, është pikërisht ngjarja që e shtyn Katerinën tetëmbëdhjetë vite më vonë t'i hyjë një aventure drejt zbulimit të së vërtetës, duke rrëmuar në të shkuarën e Andërl...