157.

58 3 0
                                    

"Ajo letër që mora nga Hana bëri që humori të më binte. Por jo për një kohë të gjatë. Pas gjithçkaje, pas gjithë aventurës që kalova për të zbuluar nëse mamaja ime ishte vërtet gjallë, dhe pas udhëtimeve të mija për të zbuluar se kush ishte vrasësi i vërtetë i babait tim... thjesht zbulova një të vërtetë të hidhur. Mamaja ime ishte vrasësja e vërtetë. Ndoshta jo me duart e saj, por me duart e dikujt tjetër. Me duart e kumbarit tim, Hansit. Ironike, kumbari im është xhaxhai i Hermanit. Atë e mbajtën për një kohë të gjatë në burg. Por që nuk mund të qendronte më shumë se sa kishte ndenjur. Më shumë kam ndikuar unë në mbajtjen e tij në burg. Policia nuk kishte prova të mjaftueshme për të, sepse armën e vërtetë të vrasjes e kam unë. E kam mbajtur të fshehur në kasafortën e dollapit të rrobave. Dhe vazhdon të qendrojë aty, e sigurt dhe e paluajtur.
Hansi doli nga burgu një ditë para Krishtlindjes. Ndoshta doli në periudhën më të bukur të vitit, në prag të Krishtlindjes. Ai e adhuronte këtë festë. Dhe për çudi, pavarësisht të ftohtit të dimrit, një ngrohtësi ia pushtoi shpirtin.
Edhe Hana kishte ardhur sërish në Londër, pas një farë periudhe. Vërtet nuk donte të kthehej, por diçka e kish bluar nga brenda të rikthehej. Dhe, në rrugët e ftohta të Londrës, Hana u përball për herë të parë me Hansin..."

Të dy ishin kaq afër në ecjen e tyre, njëri po ecte në lindje, tjetri në perëndim. Kaluan njëri-tjetrin pa e parë. Aty për aty, Hansi ndaloi për një moment.
-Johana Ivanov! - thirri ai.
Hana ndaloi menjëherë. Askush nuk e thërriste në emër të plotë. Ajo ktheu kokën pas, dhe vështroi burrin që e kish thërritur në emër.
-Po? - iu përgjigj po me pyetje.
Hansi buzëqeshi.
-Pra, ti je Hana e famshme që shkaktoi gjithë atë katastrofë mes tre familjesh, apo jo?
-Nuk po iu kuptoj, për çfarë e keni fjalën zotëri?
-Ti je ajo që i shpëtoi jetën Katerinës, ajo që rrëmbeu Vinsentin, dhe gjithashtu ajo që e çoi Alfredin në burg, - tha Hansi, ende duke buzëqeshur.
Me një farë dyshimi, Hana iu afrua burrit misterioz që i kishte folur.
-Nga i dini këto?
-Mendon se vetëm ti di gjithçka? Edhe unë di gjithçka, e dashur.

Hana përgjysmoi sytë. Fytyra e tij iu duk më e njohur nga ç'duhej. Pastaj u kujtua se kush ishte, pasi kishte një foto të tijën teksa përpiqej të zgjidhte çështjen e Andërllendëve.
-Më lër ta gjej. Ti je Hans Notlli, kumbari i Katerinës. Xhaxhai i Hermanit, dhe vëllai i dashurisë së parë të Anastasias. Çfarë koeçidence që takohemi këtu, në Londër.
-Hëh, nuk është aspak koeçidencë. Unë kisha dëshirë të të takoja. Doja të njihja Hanën e famshme që shkaktoi një mal trazirash në mesin e tre familjeve.
-Ja ku jam, Hana dora vetë! Gëzohem që po ju takoj për herë të parë, z. Hans.
Ai filloi të bënte ca ecejake.
-Ndoshta nuk është hera e parë që më takon. Ndoshta më ke takuar kur ke qenë shumë e vogël, por që nuk e mban mend.
-Nuk besoj t'ju kem takuar ndonjëherë në jetën time. Në të kundërt do e kisha mbajtur mend. Unë kam një kujtesë shumë të fortë në lidhje me të kaluarën time. Ndaj vështirë se mund të harroj ndonjë gjë.

Hansi u mendua pak, më pas vazhdoi sërish të fliste.
-Njerëzit, sado kujtesë të fortë të kenë, përsëri harrojnë, e dashur. Jemi të gjithë qenie njerëzore që dashur-padashur harrojmë.
-Jo në rastin tim. Unë jam një specie e veçantë njerëzore. Zoti më dha një shqisë vërtet të fortë, atë të kujtesës. Dhe tani, përpara se të iki, a mund t'ju pyes se përse donit të më takonit?
Hansi filloi të ecte për t'u larguar nga aty.
-Më shumë nga kurioziteti, Hana. Më shumë për të parë se kush ishte kjo vajzë kaq e guximshme që i dha fund marrëzirave që kishin pushtuar treshen Andërllend-Borton-Notlli. Gjithsesi, sot nuk kam kohë për të biseduar. Nëse do, mund të më takosh ndonjë ditë këtu në Londër.
-Nuk e di, tani për tani nuk dua të takoj askënd, z. Hans. Tani dua thjesht të shijoj pamjen e ftohtë të Londrës, - tha ajo dhe eci për t'u larguar.

Të dy po largoheshin, kur papritur Hansi ndaloi për një çast, pa e kthyer kokën.
-Hana...
As ajo nuk e ktheu kokën.
-Po?
Një buzëqeshje përveshi fytyrën e Hansit.
-Babai yt është gjallë.
Kjo fjali e bëri botën rreth saj të rrotullohej me shpejtësi. Ngriu sapo dëgjoi këto fjalë. Nuk arrinte të lëvizte. Kjo i erdhi si një bombë.
-Çfarë...?! - belbëzoi ajo, me fytyrën që i kishte ngrirë në shok.
-Po Hana. Nikolas Ivanov është gjallë. Është diku vërdallë në këtë planet, por është gjallë, - tha ai dhe u largua, më pas u zhduk fare nga rruga.

Ndërkohë Hana vazhdonte të qëndronte po aq e ngrirë sa atë moment sekondar kur e dëgjoi fjalinë 'Babai yt është gjallë'. Nuk dinte si të reagonte. Nuk dinte në duhet të reagonte apo jo.
Vuri dorën në zemër, në atë zemër që i rrihte shpejt nga lajmi që mori. Disa lot i rrodhën nga sytë. Nuk ishin lot trishtimi, përkundrazi. Ishin lotët më të lumtur që mund të kishte pasur ndonjëherë në jetën e saj. Vështroi përtej asaj që shihte, vështroi me sytë nga qielli. Më pas, nga lumturia e madhe që ndieu për këtë lajm që mori, me krahët hapur dhe me sytë nga qielli, Hana bërtiti me të madhe.
-Babai im është gjallë! Është gjallë!

Andërllend (Misteri i një familjeje)Where stories live. Discover now