Kjo pyetje nga ana e vajzës së saj e bëri Anastasian të kthente kokën menjëherë nga Katerina, e cila priste një përgjigje. Mori sërish frymë thellë.
-Të them të vërtetën, pak nga të dyja. Por më shumë ndikoi ajo vrasja e babait tënd sesa dashuria ime për babain e Hermanit. Në fund të fundit, ajo ishte dashuri e ndaluar, dhe unë nuk do të kridhesha në të. Unë nuk kam qenë asnjëherë pro e shkatërrimit të familjes që krijon, qoftë me dëshirë apo qoftë me detyrim. Ishte Frederiku që më nxiti të bëhesha e tillë, më nxiti të shkatërroja atë familjen tonë të vogël. Dhe aq më keq që babai i Hermanit nuk kishte asnjë faj. Ai nuk e meritonte të vdiste, ishte një njeri i mirë. Ne të dy në fund pranuam të jetonim me ato familje që krijuam. Por sërish nuk kishte qetësi.Katerina vëreu se Anastasia filloi të nervozohej. Filloi të dyshonte për diçka tjetër.
-Ishte Alfredi, apo jo? Ai e prishi qetësinë?
-Ai... pikërisht ai ka ndikuar shumë në jetën e babait tënd. Filloi t'ia mbushte kokën babait tënd me gjëra të pavërteta.
Katerina ia kishte ngulur sytë mamasë së saj. Anastasia e vështroi me një lloj serioziteti që të fuste frikën.
-Katerinë... sikur ta dije që Alfredi ndikoi aq shumë tek babai yt... aq sa babai yt dëshironte që ti të vdisje. Alfredi ia mbushi mendjen se fëmija i dytë duhet të lindte me patjetër djalë, sepse në atë mënyrë Andërllendët do të vazhdonin të bëheshin gjithnjë e më të pasur, dhe një trashëgimtar mashkull kishte më shumë pushtet në familjen e Andërllendëve. Por ja që... ti ishe një vajzë. Babai yt u zhgënjye. Megjithatë Alfredi nuk e vrau shumë mendjen për këtë, sepse ai kishte një plan që u realizua, por jo plotësisht. Ishte martesa jote me Vinsentin. Alfredi filloi të mendonte se si të bëhej akoma dhe më i pasur, duke dashur të rrëmbente pasurinë e Andërllendëve.Katerina shtangu për pak.
-Alfredi paska dashur që në atë kohë të më martonte mua me Vinsentin?
-Dhe jo vetëm kaq. Në fillim, ai dhe babai yt kishin thurur një plan... për të të vrarë. Alfredi ia kishte mbushur mendjen babait tënd se unë e kisha tradhëtuar me babain e Hermanit. Aq sa babai yt filloi të mendonte se ti ishe vajza e babait të Hermanit dhe...
Anastasia ndjeu një dhimbje në shpirt, dhe disa pika lot filluan t'i rridhnin nga sytë. Katerina vazhdonte ta shikonte e shtangur, në pritje të së vërtetës. Ajo u ngrit në këmbë dhe e kapi Anastasian nga krahët.
-Çfarë ndodhi? Përse po qan? Çfarë ndodhi me mua? Fol! M'u përgjigj! - thirri duke e shkundur lehtë nga krahët e me sytë e ngulur në fytyrën e mamasë.Anastasia e vështroi në sy bijën e vetë. Tani nuk kishte më kthim pas, nuk mund t'i shmangej të vërtetës. Mori frymë thellë për të tretën herë, dhe i dha Katerinës përgjigjen e pyetjes së saj.
-Nëse Hansi nuk do të të kishte shpëtuar ditën që ti do të pagëzoheshe, atëherë ti do të kishe vdekur Katerinë. Ai njeri që shkaktoi atë shenjë në fundshpinën tënde ishte babai yt. Ai sigurisht që nuk mund ta bënte vetë, por priste lajmin e vdekjes tënde nga minuti në minutë. Kishte bashkëpunuar me Alfredin, dhe Alfredi kishte dërguar një nga njerëzit e tij të besuar për të të rrëmbyer e më pas për të të vrarë. Por Hansi kishte arritur të të gjente në kohë. Ai të gjeti të gjakosur, dhe të mori në shtëpi për të të mjekuar. Personi që Alfredi kishte dërguar, të hodhi tek një gur i mprehtë, me idenë se aty do të vdisje. Por ai gur kapi vetëm fundshpinën tënde, duke të shkaktuar një plagë që nuk do të zhdukej asnjëherë. Dhe një nga shkaqet pse nuk mund të të zhduket është sepse Hansi e qepi atë plagë. Nëse gjakderdhja do të vazhdonte, ti do të vdisje vërtet. Por Hansi të shpëtoi jetën, ndaj dhe unë e bëra atë kumbarin tënd.
Katerina u trondit, sytë iu hapën tej mase, filloi të merrte frymë me vështirësi.
-Çfarë?!
Anastasia vazhdoi më tej.
-Doje të vërtetën? Doje përgjigjen e pyetjes? Ja, kjo është përgjigja Katerinë. Nuk e vrava babain tënd për faktin se ai më tradhëtoi, se u bë me djalë, apo se vrau babain e Hermanit. E vrava atë për faktin se u përpoq të të vriste ty. Dhe unë nuk mund të lejoja kurrësesi që dikush të të vriste ty. Sepse ti je vajza ime e vogël. Asnjë nënë nuk e meriton humbjen e fëmijës. E di që të kam bërë të vuash kur të lashë në duart e tij pasi u divorcova, por nuk kisha çfarë të bëja. Ai kishte aq fuqi sa të blinte çdo gjyqtar apo avokat në lidhje me këtë çështje e të mos më linte kurrë të të kisha nën kujdestarinë time si nënë...Katerina nuk foli më. Ra në gjunjë. Tronditja e bëri të heshtte, e vetmja mënyrë që mund të fliste ishte nëpërmjet syve të saj të mbushur me lot. Anastasia zgjati duart drejt fytyrës së të bijës dhe ia fshiu lotët me mollëzat e gishtave të mëdhenj.
Për ta qetësuar sadopak, i dhuroi një buzëqeshje prej mamaje.
-Katerinë... kur ti ishe e vogël... sa herë që qaje, vije pranë meje këtu... në këtë dhomë. E dije që do të më gjeje gjithmonë këtu. E dije që vetëm unë mund të të ngushëlloja. Dhe ja ku jemi sërish këtu, në këtë dhomë. Dhe po përpiqem të të ngushëlloj sadopak, edhe pse është kaq e pamundur të marr një përgjigje nga ana jote. Ti je e tronditur tani... dhe nuk mund të më thuash asgjë.
Për një moment, Katerina tha të vetmen fjalë që Anastasia kishte aq vite që nuk e dëgjonte.
-Mama... - tha, me kokën që i rëndonte nga tronditja.
Çehrja e Anastasias ndryshoi përnjëherë.
-Po? - e pyeti me duart që i dridheshin mbi fytyrën e Katerinës.
-Faleminderit... që më shpëtove jetën. Gjithmonë e ke bërë dhe vazhdon ta bësh, - iu përgjigj dhe e mbështeti kokën në prehërin e mamasë së saj.
-Ti e di që gjithmonë do të të shpëtoj nga rreziqet, për sa kohë të jem gjallë, - tha Anastasia dhe filloi t'i lëmonte flokët ngadalë.Disa hapa në vrapim e sipër u ndienë të afroheshin drejt dhomës së muzikës. Ishte Violeta, e cila kishte dëgjuar klithmën e Katerinës. Ajo shkoi menjëherë drejt asaj dhome, dhe u përball me një tjetër surprizë në atë dhomë.
-Mama? - u dëgjua zëri i Violetës, e cila kishte shtangur komplet.
-Violetë? - Anastasia ktheu kokën sapo ia dëgjoi zërin.
-Ti u ktheve! - reagoi Violeta.
Anastasia buzëqeshi.
-Sigurisht që u ktheva. Këtë natë, vajzat e mija kanë nevojë për mua më shumë se herët e tjera.
Violeta shkoi pranë mamasë. Aty gjeti Katerinën.
-Oh... Katerinë. Çfarë të ndodhi?
-Ajo i di të gjitha tashmë, Violetë. Ia thashë të gjitha ato që donte të dinte dhe që duhet të dinte. Prandaj është në këtë gjendje, është e tronditur nga e vërteta e së kaluarës së saj, - iu përgjigj Anastasia.Violeta u ul në gjunjë, dhe u mbështet dhe ajo në prehërin e mamasë. Po vështronte Katerinën, e cila ishte përhumbur e gjitha.
-Hej... mos u mërzit për atë që ndodhi. Ti na ke neve. Më ke mua, ke mamanë. Ke Nensin që nuk kalon një çast të vetëm larg teje. Ke nipin dhe mbesën tënde që të duan shumë. Ke Sharlotën që gjatë gjithë kohës të tregon të reja më të fundit nga Nju-Jorku. Ke Hanën që të ka shpëtuar jetën. Ke Levin, djali që ti e pranove si vëllain tonë nga babai, sepse ai ashtu është vërtet. Ke Hansin, kumbarin tënd apo engjëlli yt mbrojtës i foshnjërisë. Mbi të gjitha ke Hermanin, bashkëshortin tënd që të do tmerrësisht shumë. Ti je me fat Katerinë, ke kaq shumë njerëz që të duan.
Në sytë e Katerinës kishte ende disa lotë. Dhe, pas asaj gjendjeje, një buzëqeshje ia përtheu buzët.
-E di... jam me fat për këtë. Mbi të gjitha, jam me fat që ju kam juve të dyjave. Ju jeni... të vetmet që më keni dashur pa kushte. Jeni të vetmet që më keni dashur për atë që jam. Jam shumë e lumtur që kam një mama si ti, Anastasia. Dhe jam e lumtur që kam një motër si ti, Violetë. Faleminderit që ekzistoni në jetën time, - tha Katerina mes lotësh dhe përqafoi Violetën, së bashku me Anastasian që i mbante pranë të dyja vajzat.
ESTÁS LEYENDO
Andërllend (Misteri i një familjeje)
Ficción GeneralVrasja e babait të saj më 3 korrik të vitit 1999, në ditëlindjen e saj të trembëdhjetë, është pikërisht ngjarja që e shtyn Katerinën tetëmbëdhjetë vite më vonë t'i hyjë një aventure drejt zbulimit të së vërtetës, duke rrëmuar në të shkuarën e Andërl...