59.

103 5 0
                                    

Një ditë, Hermani e ftoi Katerinën në shtëpinë e vetë dhe, pasi hynë brenda, të dy u ulën në divan.
-Uau, goxha apartament. Vetëm jeton këtu? Oh! Ç'është kjo pyetje, harrova që ti je një ndër ata njerëz që preferon të jetosh vetëm, - tha Katerina duke buzëqeshur.
-Vetëm jetoj, por po të duash mund të vish ndonjë darkë këtu, dhe të bisedojmë si dy miq të vjetër. Kemi shumë kohë që nuk bisedojmë bashkë.
-Do të ishte diçka e bukur por...
-Por çfarë?
-Gjërat kanë ndryshuar tashmë. Nuk mendoj se ti dëshiron të rrish me një vajzë si unë. Pastaj, ti je pesë vjeç më i madh se unë dhe preferon të tjera gjëra apo të tjerë njerëz.
-Kjo nuk ndryshon asgjë. Unë veç një Katerinë njoh në jetën time, dhe nuk dua që ajo të distancohet nga unë. Dua që ajo të vijë të më vizitojë në apartament dhe të më tregojë se si i kalon ditët e saj këtu. Jam i sigurt se ti nuk njeh askënd më mirë se mua në këtë qytet të madh.
-Për këtë ke të drejtë.
-Pra, do të vish të më vizitosh. Nuk dua kundërshtime.
-Në rregull, si të duash ti.

-Atëherë, si shkon me Vinsentin? - e pyeti ai, pa ditur asgjë nga e gjithë ajo që Katerina kish përjetuar për ikjen e Vinsentit.
Heshtja e saj e la të kuptonte se ajo kishte pësuar një lloj ndarjeje nga Vinsenti. Hermani u ndie paksa i tronditur teksa e shihte fytyrën e saj në atë gjendje.
-Katerinë, mos vallë ju të dy...
-Nëse do të thuash që jemi ndarë... po, jemi ndarë.
Hermani u shokua i tëri. Ia nguli sytë Katerinës, i revoltuar.
-Ai idioti të ka lënë, apo jo? Më thuaj të vërtetën, ishte ai që të la?
-Ai iku në Vjenë, Herman. Dhe nuk më tha asgjë. Një javë më vonë pasi ndodhi ajo gjë e mora vesh që iku. Merre me mend si u ndieva unë. E zhgënjyer komplet. Kisha menduar gjatë gjithë kohës se ai më donte. Por u gabova. Prandaj, më shumë se sa thjesht për studime, unë erdha në Nju-Jork për të harruar Vinsentin.

Hermani e njihte mirë këtë skenë. Të njëjtën gjë kishte bërë dhe ai kur deshi t'ia mbathte nga Katerina. Megjithatë nuk e dha veten.
-Më vjen keq... që ai të ka lënë.
-Jo Herman, nuk ka pse të të vijë keq. Idiote u tregova unë që rashë në dashuri me të.
-Katerinë, të biesh në dashuri nuk është idiotllëk. Të gjithë biem në dashuri, të gjithë lëndohemi, dhe të gjithë tentojmë të largohemi nga e shkuara. Mendojmë se kjo është zgjidhja.
Ai u ngrit në këmbë, duke u kthyer me shpinë. Katerina e vështroi çuditshëm.
-Ti flet sikur ta kesh përjetuar diçka të tillë. Sikur dhe ti je lënduar njësoj si unë.
-Tani nuk ka më rëndësi... ajo që ndodhi thjesht ndodhi.
-Sigurisht që ka rëndësi, kjo ka qenë arsyeja se pse ti je këtu në Nju-Jork.
-Katerinë, të lutem mos më bëj të flas për këtë.
-Tani ti më shtove kuriozitetin. Më thuaj të vërtetën, përse erdhe këtu? Përse zgjodhe Nju-Jorkun?
-Sepse Nju-Jorku ka njerëz gjithandej, dhe do të shohësh të tjera fytyra, por të paktën nuk do të shohësh fytyrën e dikujt që e njeh. Derisa krejt rastësisht, personi që njeh shfaqet papritur. Dhe jeta jote merr sërish nuancat e së shkuarës.
Ajo u ngrit, dhe i kapi njërën dorë.
-Herman, më thuaj të vërtetën. Ti nuk ke dashur asnjëherë që të më shihje mua dhe Vinsentin bashkë, apo jo? Kjo është arsyeja pse ke ardhur këtu?
-Katerinë...
-Ma thuaj Herman.

Ai iu kthye disi më i zymtë.
-Çfarë vlere do të kishte për ty edhe po të ta thoja të vërtetën tani, pas kaq vitesh?
-Sepse ti je miku im. Unë isha i vetmi person me të cilin ti flisje për çdo gjë. Ti nuk ikje kurrë nga shtëpia ime pa më përshëndetur, dhe herën e fundit nuk e bëre. Gjithmonë vrisja mendjen se çfarë ndryshoi tek ti... në lidhje me mua. Përse e ke kaq të vështirë të më tregosh se çfarë të ndodhi?
-Katerinë, tashmë është e kotë të të flas për këtë. Ti nuk do të më shohësh ndonjëherë ashtu siç shihje Vinsentin. Ai ishte djali simpatik që merrte vëmendjen e të gjithëve. Normalisht që duke e pasur gjatë gjithë kohës pranë, ti do të bije në dashuri me të. E di? Gabimi më i madh që kam bërë është që rashë në dashuri me ty. Po, e bëra. Ti ishe dashuri me shikim të parë. Ti ishe... vajza e parë që kam dashur. Ishe vërtet e veçantë për mua, dhe u ktheve në zhgënjim. Nuk e pranoja dot që vajza që e adhuroja aq shumë do të binte në dashuri me kushëririn tim. Nuk mund ta pranoja që ai të vodhi zemrën. Akoma nuk mund ta pranoj.
-Përse nuk më ke treguar asgjë për ndjenjat e tua, Herman?
-Ti nuk mund të më kuptoje.
-Herman, unë gjithmonë të kam kuptuar ty. Çfarë dreqin ka ndodhur me ty që sillesh kështu?
-Jam rritur Katerinë, jam rritur. U rrita me idenë që nuk duhet t'i besoj më askujt. Dhe po, erdha këtu në Nju-Jork për të të harruar ty... por nuk mundem. Nuk mund të të harroj. Ti je diçka që më përndjek kudo. Ti rrjedh ende në venat e mija, je plagë e thellë.
-Atëherë kur qenkam plagë e thellë për ty, përse ndalove atje në rrugë? Përse më takove sërish?
-Sepse... tani është ndryshe. Nuk kam ndërmend të të humbas më. Ti je këtu, dhe unë gjithashtu. Tani asnjë vend nuk është më i sigurt për ne të dy. Jemi dy njerëz të vegjël brenda këtij qyteti të madh. Jam një njeri që i është përplasur e shkuara para syve. Tani po, vetëm tani mund të më kuptosh, mund të ndihesh si unë. Të dy jemi lënduar nga i njëjti njeri, nga Vinsenti. Ai na ka bërë që të urrejmë njëri-tjetrin për ato që ndodhën, kjo është e vërteta. E kam shumë të vështirë të besoj sërish tek personat që më kanë lënduar. Madje... kam frikë të besoj sërish tek ti.

Fjalia e fundit e bëri Katerinën të përlotej. Hermani dukej tejet i ftohtë kundrejt saj. Ai sapo i tha një të vërtetë që të dy i lëndonte shumë. Dhe duart e saj kërkuan veç një gjë, të përqafonin Hermanin.
-Mos e thuaj atë... të lutem. Mos më nxirr... nga jeta jote... në këtë mënyrë, - belbëzoi teksa lotët e saj ranë mbi Hermanin.
Ai mbylli sytë për pak çaste. Ndoshta kjo ishte mënyra për ta ndërshkuar vogëlushen e tij, duke e bërë atë të qante. Nuk donte që ajo të qante, por tashmë ky ishte një lloj dënimi për atë që ajo bëri. E dinte që po tregohej i padrejtë dhe i ashpër. Mori frymë thellë, dhe u mundua të zbutej sadopak.
-Katerinë... unë nuk po të nxjerr nga jeta ime. Nuk kam mundur dot ta bëj. Unë thjesht... jam i lënduar.
-Më thuaj... çfarë duhet të bëj që ti të kesh besim tek unë?
Hermani përshkoi duart në fytyrën e saj të brishtë. Sytë e tij gjetën vështrimin e përlotur të saj. Ishte kaq afër, sa po e dënonte edhe me shikim. Po e dënonte me praninë e tij. Po e dënonte me duart e tij mbi fytyrën e saj. Dhe me mollëzat e gishtave të mëdhenj fshiu lotët e saj.
-Harroji ndjenjat që ke për Vinsentin, - tha me një ton gjysmë të prerë.

Andërllend (Misteri i një familjeje)Donde viven las historias. Descúbrelo ahora