49.

102 5 0
                                    

Dhjetë minuta më vonë, Hermani vuri re Katerinën dhe Vinsentin që po zbrisnin shkallët. Dukeshin disi të buzëqeshur. Ndieu inat, më shumë për faktin se pse gjendej Vinsenti pranë saj e jo ai. Por ishte mësuar ta mbante inatin e tij brenda vetes.

Ndërkohë muzika nisi. Në mes të sallës gjendej Katerina teksa filloi të vallëzonte me Vinsenin. Katerina vallëzonte me gjithë pasionin e saj femëror. Hera-herës përplasej me trupin e Vinsentit.
-Ai m'i ka ngulur sytë, Vinsent. Dhe kjo më pëlqen... - i pëshpëriti Katerina në vesh.
-Atëherë dhe unë do të luaj lojën time, - ia ktheu Vinsenti teksa e kish afruar fytyrën e tij pas të sajës.

Kjo skenë vetëm sa ia shtonte nervat Hermanit, sidomos kur shihte se si Vinsenti i qëndronte aq afër në kërcim. Mezi e duronte praninë e një mashkulli tjetër ngjitur pas Katerinës, e cila e vështronte ndonjëherë tinëz Hermanin teksa vallëzonte, dhe buzëqeshte me pasion. Hermani dukej disi normal para njerëzve që flisnin me të, por në sytë e tij kishte tension xhelozie.
-Mos ndalo aspak, Vinsent! Atij po i ikën truri. Oh Zot, sa më pëlqen t'ia ngre nervat në këtë mënyrë.

Në gjithë këtë skenë djallëzisht pasionante, Katerina ishte e vetmja që po kënaqej duke e torturuar Hermanin shpirtërisht. Ishte e gjitha me qëllim, e qëllimshme për faktin se pse nuk e çoi ai në dhomë sepse, në fund të fundit, ajo ra në krahët e tij.
Dhe kërcimi mbaroi. Vinsenti dhe Katerina u ndanë, Vinsenti shkoi diku tjetër, ndërsa Katerina kaloi para këmbëve të Hermanit duke buzëqeshur djallëzisht dhe bëri atë gjestin tipik të femrave, hodhi përpjetë flokët e saj me një dorë. Ai e ndoqi me sy derisa ajo iku dhe, pas kësaj skene aspak të bukur për të, Hermani mori një gotë dhe filloi të pinte.

-A nuk është e mrekullueshme, Herman? - u dëgjua zëri i Alfredit.
-Kush? - e pyeti Hermani, me sytë nga Katerina.
-E vogla e Andërllendëve. A nuk shkojnë ata të dy?
-Ata të dy?
Alfredi buzëqeshi me krenari.
-Herman, nipi im. E kam fjalën për Katerinën dhe Vinsentin. Ata të dy do të ishin një çift perfekt.

Hermani spikati menjëherë interesin që kishte Alfredi për Katerinën dhe kjo gjë nuk i dha përshtypje të mirë.
-Pikë së pari, unë nuk jam nipi yt. Unë jam nip vetëm i gruas tënde të ndjerë. Pikë së dyti, Vinsenti e ka lënduar njëherë Katerinën, ndaj nuk besoj se ajo do të donte të martohej me të.
-Kjo është çështja, Herman. Ti duhet të bindësh Katerinën të martohet me Vinsentin. Kjo është marrëveshja: ti bind Katerinën, dhe pastaj mund të ikësh të bësh i qetë ca pushime në Dubai. Unë nuk jam i pari që të jap një çështje të tillë. Ti ke kryer një shumëllojshmëri detyrash që të janë dhënë. Qoftë nga unë, qoftë nga të tjerët.
-Pse duhet të jem unë ai që do të bind Katerinën?
-Sepse ti je ambicioz dhe bindës, sepse ti arrin gjithçka që do, dhe sepse Katerina është një nuse e denjë për familjen Borton. E kush nga ne nuk do ta donte një nuse të pasur?
Hermani buzëqeshi.
-Z. Alfred, ti gjithmonë e sheh paranë si shpëtimin tënd dhe, përderisa Vinsenti nuk është aq i aftë ta bindë Katerinën vetë, atëherë ti më thua mua ta bëj këtë. Duke e bërë këtë, ti përfiton jo vetëm një nuse për djalin, por edhe shpëtimin tënd. Më kupton ç'dua të them, apo jo?
Ai u ngrit nga karrigia po me të njëjtën buzëqeshje.
-Më vjen keq që më duhet ta ndërpres këtë bisedë por më duhet të shkoj.

Hermani u largua që aty. Në një moment nuk vuri re asgjë dhe askënd.
"Hëh, ta bind thotë! Vinsenti, manekini i babait të vetë. S'është i aftë ta bindë vetë, ndaj zotëria i madh i familjes Borton më thotë mua ta bëj këtë. Më fal Alfred, por unë nuk jam Kupid që ta bëj Katerinën të dashurohet pas Vinsentit. Pastaj, ajo nuk mund të dashurohet me Vinsentin, për sa kohë që ekzistoj unë në jetën e saj," mendoi me vete, teksa largohej nga ambienti i Andërllendëve duke përshkuar rrugicën e oborrit të madh të mbushur me kunguj dhe drita.

Nga ana tjetër, të gjithë të ftuarit po festonin. Disa po pinin, dhe disa po kërcenin me njëri-tjetrin. Vetëm Vinsenti ishte duke kërkuar me sytë e vetë Katerinën.
-Çfarë po bën këtu si sinjalistikë rrugore, Vinsent? - e qortoi Alfredi.
-Po përpiqem të gjej Katerinën, - u përgjigj Vinsenti.
-Bën mirë ta gjesh Vinsent, mos guxo ta humbasësh për një idiotllik tëndin. Nëse e humbet sërish, atëherë do të humbasësh gjithë të ardhmen tënde të ndritur, - ia ktheu Alfredi i nervozuar.

E meqë s'po e gjente, Vinsenti shkoi tek Violeta.
-Violetë, e ke parë Katerinën?
-Ajo këtu ishte, Vinsent.
-Nuk e di, ajo s'duket gjëkundi.
Voleta i hodhi një sy ambientit dhe vuri re Nensin.
-Nensi, e ke parë gjë Katerinën?
-Unë jo, zonjë. Por Sebastiani më tha që ajo nxori makinën e vetë na garazhi dhe u largua. Se ku, nuk e di, - u përgjigj Nensi.
Violeta vuri duart mbi bel.
-Po tani ku ke shkuar Katerinë?

***

Andërllend (Misteri i një familjeje)Where stories live. Discover now