Të dy hipën në xhetin privat. Kur e pa pamjen e brendësisë së këtij avioni, Zedersoni ngeli me gojë hapur. Nuk i ngjante aspak një avioni. Ishte fiks si një shtëpi. Çdo detaj në mënyrë të përsosur. Atij i zunë sytë një tavolinë xhami në mes, dy divanë të mëdhenj të bardhë, drita LED sipër dhe... shërbim i klasit të parë.
Katerina u ul në njërin prej kolltukëve që gjendej pranë njërës dritare. U rehatua aty, këmbë mbi këmbë.
-Atëherë, si të duket avioni im privat?
Zedersoni ishte ende i mahnitur.
-Vetëm si avion që nuk më ngjan.
Ajo buzëqeshi.
-Hëh, e dija që nuk do arrije ta përballoje. Ti nuk je mësuar me gjëra të tilla. Ndërsa unë jam thjesht... një njeri me fat. Një njeri që ka jetuar gjithë jetën me gjëra të tilla dhe nuk më bën përshtypje fare. Megjithatë, eja e ulu.Ai shkoi brenda dhe u ul në kolltukun përballë Katerinës. Dhe pas disa sekondash, avioni u nis. Katerina u gjend e mbështetur me krahun e vetë mbi mbajtësen e krahut të kolltukut. Vështrimi i saj ishte përtej dritares. Dhe Zedersoni po e vështronte me vëmendje. Katerina ishte përhumbur, pranë vetes mbante një enë me disa çokollata të vogla dhe një gotë me ujë. Do të preferonte të pinte shampanjë, por e dinte që atje lart në qiell, shampanja do ta dehte menjëherë. Efekti i fluturimit.
Ajo e pa Zedersonin me bisht të syrit.
-Mos vallë m'i ke ngulur sytë, zoti psikolog?
Ai bëri një ngërdheshje si për të shmangur Katerinën.
-Sytë? Pse duhet të t'i ngul sytë?
-Atë e di ti pse...
E teksa i dha këtë përgjigje me gjysmë zëri, Katerina tërhoqi një copëz çokollatë dhe e kafshoi ngadalë. Duke e ngrënë atë copëz butësisht, ia nguli sytë atij. Asnjëri prej tyre nuk po reagonte. Të dy ia kishin ngulur sytë njëri-tjetrit.Një ndjesi e çuditshme e pushtoi Zedersonin, atë psikolog të thjeshtë që sapo kish hyrë në jetën e pacientes së tij të pasur. Mendimet si furtunë pushtuan mendjen e tij.
-Ti mund të më hidhje poshtë njësoj si pesëmbëdhjetë psikologët e tjerë. Përse nuk e bëre? Përse më ndalove e më the 'jo' kur unë po dilja nga dhoma jote, Kei? Kjo është ndoshta arsyeja pse t'i kam ngulur sytë.
Kur dëgjoi këtë, Katerinës filloi t'i gumëzhinte sërish në vesh ajo 'jo-ja' trashanike. Megjithatë ajo nuk e dha veten.
-Ti e vret mendjen shumë. Nuk pata ndonjë arsye pse. Më erdhi natyrshëm. Forca e zakonit.
-Më shiko në sy, Kei. Je e sigurt që nuk po fsheh ndonjë gjë?
Katerina e pa me ironi.
-Oh Zederson! Ti kujton se pas çdo fjale që them unë me patjetër fshihet një sekret. Shiko, unë ta dhashë përgjigjen. Po të duash besoje, po të duash mos e beso.
Pas kësaj, Zedersoni nuk foli më. Por Katerinën e bluante ende ajo 'Jo-ja'. As vetë nuk e dinte pse iu përgjigj ashtu, mbi të gjitha pse klithi kur e tha.***
YOU ARE READING
Andërllend (Misteri i një familjeje)
General FictionVrasja e babait të saj më 3 korrik të vitit 1999, në ditëlindjen e saj të trembëdhjetë, është pikërisht ngjarja që e shtyn Katerinën tetëmbëdhjetë vite më vonë t'i hyjë një aventure drejt zbulimit të së vërtetës, duke rrëmuar në të shkuarën e Andërl...