131.

67 3 1
                                    

Për dy javë rresht, Katerinës iu desh të udhëtonte larg për shkak të punës së modelingut, dhe i duhej të prezantonte produktet e saj të reja në fushën e modës. Gjithçka u prit mirë dhe produktet e saj u hodhën në treg me sukses. Ndërsa Hermani po çmendej duke ndenjur krejt i vetëm në apartamentin e tij. Mezi priste kthimin e Katerinës në apartament. Mezi e priste atë moment kur do ta kishte sërish pranë, të ndiente çdo gjë të sajën pranë tij. Mungesa e saj e çmendte më shumë.

Ora 04:00. Mëngjes, errësirë. Një trokitje u dëgjua në derën e tij. Hermani ishte i përgjumur, mezi hapi sytë që u ngrit. Dhe shkoi pranë derës, e hapi.
-Mirëmëngjes bukurosh i fjetur, - zëri i butë i Katerinës i erdhi Hermanit si një zë engjëllor.
Ai i hapi sytë mirë, ajo ishte kthyer sërish. E mori atë në krahët e tij me vrull dhe mbylli derën. Më pas e vetmja gjë që dinte të bënte mirë në të tilla rastesh ishte ta puthte pa ndaluar.
-Katerinë... e mendon dot? Dy javë, akoma nuk arrij ta besoj si e kam duruar kaq shumë mungesën tënde. Nuk e ke idenë se sa jam çmendur duke ndenjur sërish vetëm.
-Mungesa ime të paska bërë të më duash më shumë, Herman Notlli, - buzëqeshi ajo, teksa qëndronte ende në krahët e tij.
-Dhe tani je këtu, falë Zotit! Si kalove andej?
-Shumë mirë, gjithçka dukej perfekte përveç mungesës tënde.
-Bukur, tani do të ta largoj mungesën time. Më thuaj, në fillim shkove në apartamentin tënd para se të ktheheshe këtu?
-Po, lashë valinxhen atje.
-Ke bërë dush?
-Jo, pse?
Fytyra e tij mori një pamje djallëzore. Katerina diçka nuhati në atë pyetje.
-Herman... mos ke ndërmend të bësh ndonjë të pabërë në dush?
-Edhe nëse e bëj, do ta bëj me ty.

Ajo u shkëput nga krahët e tij me një reagim tipik kundërshtues.
-Herman, nuk mund të bësh 'qejf' me mua në dush. Për atë punë ke shtratin.
-Ndonjëherë është e mërzitshme të bësh diçka në të njëjtin vend.
-Të paktën shtrati është më i butë se muret e tualetit.
-Po, por unë do të jem më i butë me ty dhe ti as nuk do e ndiesh fortësinë e murit.
-Ndërsa përplasjen në të nga epshi yt, po. Kur ti merr kontrollin në aktin tonë të dashurisë, atëherë fillon të bëhesh i dhunshëm.
-Mos bëj sikur nuk të pëlqen. Momenti kur unë bëhem i dhunshëm me ty është momenti që ty të pëlqen më shumë, Katerinë Evë Izabelë Andërllend.
-Por jo në këtë rast. Ti po kërkon të bësh diçka të re, dhe gjërat e reja më frikësojnë ndonjëherë.

Ai iu afrua ngadalë. Shikimi i tij dukej joshës, çdo gjë e tija dukej e tillë. E mori të gjithën pas vetes. Ajo e ndieu ngrohtësinë aspak normale të trupit të tij të fuqishëm teksa depërtonte thellë në lëkurën e saj, duke u shpërndarë brenda gjithë trupit të saj delikat.
-Unë prita dy javë që ti të ktheheshe, dhe mendova se do të ishe aq e lodhur sa do të kishe nevojë për pak energji nga ana ime. Pastaj, nuk duhet të kesh frikë nga gjërat e reja. Të të them një sekret? Vetëm ti më bën të marr përsipër eksperimente të tilla, vogëlushe. Vetëm me ty mund të bëj gjëra të tilla.
-Seriozisht, në kohën që nuk kam qenë unë këtu... ti nuk ke prekur asnjë femër tjetër me dorë? Nuk ke flirtuar fare siç ke bërë zakonisht?
-Atëherë ç'vlerë do të kishte pritja për ty? Përse do të prisja kaq gjatë? Unë mund ta bëja, mund të kisha shkuar në krahët e një femre tjetër. Por tashmë dua të gjendem vetëm në krahët e tu.
Një i marrosur pas saj, ky ishte Hermani. Filloi të luante me flokët e saj. Gjithsesi, ajo nuk mund t'i rezistonte për shumë kohë.
-Më lejo të të kredh në marrëzirat e mija, engjëll. Kam nevojë që ti të kridhesh në to.
-Mirë zoti joshës. Më kridh në marrëzirat e tua, por përsa i përket dhunës...
-Nuk do të të dhunoj... përkundrazi, do të të trajtoj ashtu siç duhet. Ashtu siç vetëm unë di të të trajtoj ty. A nuk je ti vogëlushja ime?

Ora 06:00. Rrezet e diellit nuk kishin hyrë ende në folenë e dy të dashuruarve. Dhe ata nuk kishin nevojë për diellin në ato momente. Ajo ishte mbështetur me kokën në kraharorin e tij, dhe po vështronte sërish atë të prerë në kraharor, në anën e majtë.
-Herman...
-Po?
-Jam e lumtur... që ti je gjallë. Jam e lumtur... që ti ekziston. Nuk e di çfarë do të kisha bërë nëse do të kishe vdekur.
-Katerinë...
Ajo ngriti kokën, dhe e vështroi në sy.
-Nuk e di... është e çuditshme se si ndodhi e gjithë kjo... mes nesh. Në fillim kisha frikë të nisja diçka me ty... dhe tani kam frikë të të humbas ty. Sepse... unë jam e jotja tashmë. Dhe nëse ty të ndodh diçka... atëherë është njësoj si të më ketë ndodhur mua. Nuk dua të të humbas Herman, jo tani që theva limitet e mija. Unë jam... shumë e dobët pa praninë tënde.
Duart e tij përshkuan gjithë trupin e saj, dhe ai e shtrëngoi pas vetes.
-Çfarë më ke bërë kështu, vogëlushe? Ti je e aftë të më shkatërrosh vetëm me fjalë. Më bën të të mos lëshoj për asnjë çast.

***

Andërllend (Misteri i një familjeje)Where stories live. Discover now