Kaluan pesë minuta. Të ftuarit ishin mbledhur. Kishte njerëz të rëndësishëm prej familjes dhe miqve të Violetës. Në shtëpinë e Andërllendëve u shfaqën dhe dy njerëz tepër të njohur për Violetën.
Violeta sapo kish dalë nga dhoma e Katerinës dhe, kur pa dy miqtë e ftuar, krejt papritur iu mblodh një lëmsh emocoini në fyt. Shkoi menjëherë për t'i takuar.
-Z. Alfred Borton! Jam e lumtur që e pranuat ftesën.
-Për mua është kënaqësi të takoj gruan e një prej kolegëve më të mirë të kompanisë sonë. Alani është me fat që ka një grua që insiston për të mirën e familjes, - u përgjigj Alfredi duke buzëqeshur me krenari.
-Po më vini në siklet me këto fjalë z. Alfred.
-Të paktën ti vihesh në siklet. Ndërsa ky kokëshkreti im as e çan kokën fare!
Vinsenti, djali i Alfredit, u ndie disi nervoz.
-Baba, jo para Violetës. Të lutem!
-Vinsent, Zoti të bekoftë! Nuk të njoha fare. Qenke zgjatur dhe paske rritur flokët. Oh, Vinsenti i vogël qenka bërë burrë! - tha Violeta duke qeshur.
-Burrë? Hëh! Ky do të bëhet burrë vetëm kur të martohet, - ia ktheu Alfredi.
-Baba, unë nuk do të martohem. Nuk kam ndërmend të martohem! - turfulloi Vinsenti.
-Uau, nuk habitem që e thua, - tha Violeta, - dhe Katerina ashtu thotë. Meqë ra fjala, ku ngeli ajo?E tek ktheu kokën, Violeta pa se të gjithë të ftuarit i kishin sytë në shkallët prej nga po zbriste motra e saj e vogël Katerinë.
Ndjesia e pranisë së saj sa vinte e shtohej prej kërcitjes që shkaktohej nga takat tek përplaseshin me dyshemenë e pllaktë. E kuqja e fustanit të gjatë ndezi gjithë sallën dhe vëmendjen e njerëzve. Në flokët e kaftë e të lëshuar qëndronin disa onde kryeneçe, onde që nuk donin të dukeshin si pjesa tjetër e flokut. Buzët e kuqe fshihnin një farë serioziteti, sytë e larmë nën maskë shfaqnin një vështrim të thellë. Ajo dukej e mrekullueshme, si të ish hyjneshë.Të gjithë ia kishin ngulur sytë, por ishte e sigurt se askush nuk ishte habitur më shumë se Vinsenti. Ai po e vështronte në një mënyrë të tillë siç nuk kishte parë asnjë femër tjetër.
-Violetë... më thuaj që ajo nuk është Katerina. Më thuaj që nuk është ajo.
-Ajo është.
-Mos vallë është një hyjneshë e rënë nga qielli? Sepse... ajo duket kaq... e mrekullueshme, o Zot!
Violetës i erdhi për të qeshur, e kuptoi që "Kupidi ia kish hedhur shigjetën" Vinsentit jo në zemër por në tru.
-Eh, nga larg ashtu duket. Nga afër ta venit mrekullinë me nervat që ka.
Por Vinsentit aq i bënte. Ai kish ngelur me gojë hapur.
-Do akoma të rrish beqar Vinsent? - e pyeti Alfredi.
-Baba, mos ma prish këtë moment. Të lutem! - ia ktheu Vinsenti.Katerina zbriti shkallët dhe shkoi tek Violeta.
-Hëh, të gjithë e paskan nga një maskë në fytyrë.
-Është Hallouini, e dashur. Meqë ra fjala, shiko kë kam ftuar sonte, - i tha Violeta.Katerina hodhi sytë menjëherë nga Alfredi. Vuri re se ky burrë ishte thinjur. Tashmë ishte shtatëdhjetë vjeç, mbante syze dhe përherë nëpër festa vishte kostumin e tij klasik. Sado klasik të ishte, ai kostum ishte i firmës dhe në ditët e sotme kushtonte shumë. Dhe detaji më i veçantë, bastuni. Në shtëpinë e tij mund të gjeje disa. Alfredi i kombinonte me veshjet. Sonte ai karakterizohej nga buzëqeshja e tij krenare.
-Z. Borton, jam e lumtur që ju takoj pas kaq shumë vitesh. Qëndrimi në Vjenë ju ka bërë mirë me sa shoh, - tha Katerina me një çehre humori.
-Po, ke të drejtë. Më ka bërë vërtet mirë. Megjithatë ndihem më mirë tani që të shoh sërish, sepse po shikoj një vajzë të rritur dhe të edukuar, ashtu siç vetëm Andërllendët mund të edukohen. Duhet të jesh krenare që babai yt të ka edukuar siç duhet.
Katerina e vështroi duke buzëqeshur me ironi.
-Z. Alfred, ju po harroni se edukatën e vërtetë ma ka dhënë mamaja ime. Veç për të krenohem. Babai im nuk diti të edukonte as veten, dhe si përfundim vdiq i masakruar para syve të mi.
Alfredi u përpoq t'i kapërdinte fjalët e Katerinës, duke buzëqeshur po me krenari. Ndërsa Violetës nuk i pëlqeu aspak situata. Mënyra se si Katerina fliste për babain e të dyjave e shqetësonte, ndaj iu desh ta ndërpriste këtë bisedë, në mënyrë që Katerina të takohej me Vinsentin.
-Z. Alfred, do të doja t'iu prezantoja me disa njerëz të veçantë. Do ju lutesha të më ndiqni.
-Patjetër, e dashur Violetë. Kënaqësia është e imja, - i tha Alfredi.Violeta e udhëhoqi Alfredin drejt një grupi njerëzish të rëndësishëm.
E si padashur, Katerina i la sytë e saj të ktheheshin dhe njëherë në pjesën ku po qendronte pak më parë Alfredi.
Ngriu në vend përnjëherë. Bebëzat e syve iu zmadhuan. Fryma i hynte e i dilte me drithërimë përmes buzëve gjysmë të hapura. Trupi i dridhej i tëri. Duart iu bënë akull të ftohta. Ndieu zemrën t'i rrihte si e çmendur dhe u zverdh e tëra...
Ai, ishte ai që ringjalli sërish furtunën e brendshme të një ndjesie të heshtur për vite me radhë. Një ndjenjë e harruar me qëllim, thuajse ishte kjo një dashuri e parealizuar gjer në fund.
Vinsenti kuptoi se kish para syve Katerinën, tashmë jo më një çupëlinë siç e njihte ai. Ajo ishte shndërruar në një femër.Tek vështronte atë femër, kuptoi se sa i marrë u tregua kur u largua prej saj, duke e lënduar. Dhe tani, fati deshi t'i përballte të dy sërish pas shumë vitesh.
E vështroi, dhe ajo e vështroi. Jo, ai nuk ish vështrim. Katerina ia nguli sytë me nervozizëm. E pa, ishte po ai djaloshi i gjatë, me sytë blu dhe flokë të gjatë në ngjyrë të kafenjtë të çelur. Ishte po ai djali që vishej me klas, si një pasanik i vërtetë. Tashmë një tridhjetë e dy vjeçar, po aq sa ajo. Katerinës iu përzienë miliona mendime mbi kokë. U ngatërruan mendimet e saj, u bënë lëmsh.
-Katerinë! - thirri Vinsenti.
-E dija që diçka tepronte në këtë festë, - tha ajo dhe u kthye të ngjiste shkallët e të mbyllej sërish në dhomë.
YOU ARE READING
Andërllend (Misteri i një familjeje)
General FictionVrasja e babait të saj më 3 korrik të vitit 1999, në ditëlindjen e saj të trembëdhjetë, është pikërisht ngjarja që e shtyn Katerinën tetëmbëdhjetë vite më vonë t'i hyjë një aventure drejt zbulimit të së vërtetës, duke rrëmuar në të shkuarën e Andërl...