112.

78 4 1
                                    

Hermani e ktheu me kurriz nga vetja dhe e mbështeti pranë trupit të tij. Me krahët e tij e rrethoi gjithë trupin e saj. Ajo nuk lëvizi më, ngriu e mbështetur në trupin e tij. Sytë e saj vazhdonin të ishin po aq të rënduar sa në momentin kur ai i pëshpëriti në vesh. Nuk dinte ç'të ndiente më parë, ngrohtësinë e ujit apo ngrohtësinë e Hermanit. Megjithatë, më shumë se atë të ujit, ajo po ndiente Hermanin që e kishte pushtuar gjithë trupin e saj.
-Herman, ti je i çmendur... përnjëmend i çmendur.
-Shhh! Mos fol... vetëm për pak çaste. Më lër të të shpjegoj se ç'do të thotë të jesh krejt i vetëm, të jesh një njeri i vogël brenda një qyteti të madh. Është si të jesh krejt i vetëm brenda në vaskë, në një vaskë pa ujë, në një vaskë boshe që gjendet e rrethuar nga katër mure të lyer në ngjyrë të zezë. Aty bën ftohtë, vaska është krejt e akullt. Kështu jam ndjerë unë gjatë gjithë kohës, deri në momentin që ti hyre sërish në jetën time. Ti hyre në atë vaskën e akullt ku gjendesha unë. Vaska u mbush me ujë, muret u kthyen në ngjyrë të bardhë, dhe i ftohti u zhduk. Dimri që kish pushtuar mendjen time u zhduk. Tani ka vetëm pranverë. Dhe unë jam krejt i rrethuar nga parfumi yt dhe ngrohtësia e trupit tënd. Por unë nuk jam i vetmi që ka nevojë për një banjë, edhe ti ke nevojë për një banjë ndaj... më lër të të ndihmoj, ashtu siç bëre me mua. Të paktën, vetëm këtë herë mos më shmang. Lëre veten tënde të lirë në duart e mija. Dhe unë nuk do të të lëshoj, përkundrazi do të të mbaj fort, do të të bëj të ndihesh e sigurt. Dua që ti të ndihesh mirë. Lëre veten të lirë pranë meje, - i pëshpëriti në vesh.

Ai përshkoi duart drejt fundit të bluzës së saj, dhe më pas, duart e tij u gjendën në lëkurën e saj. Një ndjesi që e rrëqethi komplet Katerinën. Megjithatë ajo nuk foli, donte të dinte se çfarë do të bënte ai.
Hermani kapi me të dyja duart fundin e bluzës dhe filloi ta tërhiqte ngadalë, dhe ndieu se si rrëshkiti ajo në lëkurën e saj të bardhë e delikate. Katerina ngriti krahët sipër instiktivisht, në mënyrë që ai t'ia hiqte komplet bluzën nga trupi. Dhe bluzën e la poshtë mbi pllaka. Ajo i lëshoi krahët në trupin e tij, pas qafës së tij. Hermani i ndjeu, dhe përderisa ajo nuk po e kundërshtonte, nuk ndaloi me aq. I futi sërish duart në vaskë, në trupin e saj teksa e përshkoi ngadalë me duar, dhe duart i afroi tek xhinkset e shkurtra që ajo kishte veshur. Kishte një dëshirë të fortë për t'ia hequr dhe ato, ashtu siç hoqi bluzën e saj. Donte ta bënte dhe atë si veten. Donte që ajo të ndiente të njëjtën gjë si ai kur u fut në ujë.
Në momentin që zbërtheu zinxhirin e pantallonave të saj, papritur ndieu një klithmë të butë që doli prej gojës të saj. Ishte një nga ato klithmat joshëse që mund të dalë vetëm prej gojës së një femre. Ndërkohë që koka e saj shkoi mbrapa, mbështetur në trupin e tij e duart i kishte ende pas qafës së tij, teksa filloi të depërtonte njërën dorë nëpër flokët e tij të errët.
-Katerinë, ndihesh mirë? - e pyeti ai, kurioz.
-Po... - i pëshpëriti me sytë mbyllur, dhe me një zë të butë, aspak kundërshtues.

Diçka filloi t'i pëlqente Hermanit në gjithë këtë situatë. Duart e tij rëndonin në fundin e barkut të saj, gjendeshin ende tek zinxhiri i pantallonave të saj, dhe ajo nuk po e kundërshtonte. Përkundrazi, po i përgjigjej veprimeve të tij po me veprim. Kjo gjë i dha idenë se Katerina kërkonte që ai të vazhdonte më tej në këtë lojë joshëse. E kush do të ishte ajo femër që nuk do të joshej prej tij, e aq më pak brenda një vaske të mbushur me ujë të ngrohtë?
Ia hoqi dhe xhinkset. Dhe i vendosi dhe ato mbi pllaka. Dhe tani, të dy gjendeshin në atë vaskë vetëm me të brendshmet e tyre, dhe ngjitur pas njëri-tjetrit. Nuk kishte qenë ndonjëherë kaq afër saj, kaq ngjitur, dhe kaq i zhveshur nga 'gënjeshtrat'. Ishte e mrekullueshme të ndiente trupin e saj pranë të tijit. Dhe ky ishte një ndër hapat më të rrezikshëm që mund të kishte bërë ndonjëherë me të.

-Ndihesh më mirë tani? - e pyeti, po njësoj si ajo atë.
-Shumë më mirë... se qëparë... - i pëshpëriti sërish, teksa i ledhatonte majat e fundeve të flokut.
-Çfarë ndien... në këtë moment?
-Asgjë më shumë se ngrohtësinë e ujit... përzierë me ngrohtësinë e trupit tënd, Herman. Është e çuditshme. Nuk e kam bërë ndonjëherë diçka të tillë me dikë tjetër. Dhe nuk besoj se kam për ta bërë.
Ai buzëqeshi duke nxjerrë dhëmbët e sipërm.
-Pra... unë jam gjithmonë i pari me të cilin ti bën gjëra të çuditshme dhe të çmendura?
-Them se po.
-Mmm... bukur! Kjo është Katerina që më pëlqen. E butë... e qetë... jo kryeneçe. Një Katerinë që nuk më kundërshton.
-E si mund të të kundërshtoj kur ti më ke mbërthyer me krahët e tu të fuqishëm, dhe po më mban ngjitur pas trupit tënd muskuloz? Si mund të të kundërshtoj kur ti po më flet kaq... ëmbël?

Ai ia nguli sytë me admirim. Ndërkohë që ajo buzëqeshi ëmbël.
-Duhet ta pranoj... ti je joshës Herman. Je pasionant, aq i zjarrtë sa mund të avullosh dhe ujin e vaskës.
-A thua e kam aq fuqi?
-Kur ndodhem unë pranë teje... po.
Ai e afroi fytyrën e tij pas veshit të saj të djathtë.
-Nuk e ke idenë se sa më pëlqen kur flet kështu. Po ndiej një dëshirë të fortë për ty, diçka që më shtyn të të dua akoma më shumë.
-Nuk je i vetmi. Edhe mua më pëlqen ndonjëherë... kur bëhesh joshës.
-Po e pranon më në fund, apo jo?
-Çfarë? - e pyeti, me gjysmë zëri.
-Nuk je dhe aq e rezistueshme kundrejt mënyrës se si të josh unë.
-Herman, unë thjesht kam ngecur këtu, në apartamentin tënd. Ne të dy mund të flisnim lirshëm edhe atje ku ishim, ose thjesht brenda makinës tënde. Ishe ti që më solle këtu, dhe je po ti që më ngece sërish këtu, në vaskë. Ti nuk i reziston dot mungesës sime. Ti je i parezistueshëm kundrejt meje, jo unë.
-Dhe ti po flet sikur nuk ndien asgjë për mua. Hëh, mjaft u përpoqe të më gënjesh. E di shumë mirë që ty të pëlqen të më rrish afër. E di shumë mirë se çfarë ndien ti kur bëhet fjalë për mua. E di shumë mirë që, thellë-thellë... ti ndien diçka pë mua. Ti thjesht ke frikë.
-Në rregull, ta zëmë se kam frikë. Çfarë do të bësh ti?

Krahët e tij e rrethuan të gjithën.
-Do të të mbroj nga frika jote. Nëse ka diçka të mirë që mund të bëj për ty, është të të mbroj. Do të bëja gjithçka, vetëm që ti të ndihesh e sigurt. Për sa kohë që je me mua, do të jesh e sigurt. Për sa kohë që ti rri pranë meje, askush nuk do të lëndojë. Dhe nëse ndonjë mashkull tjetër guxon të të prekë, do ia thyej turinjtë. Do i thoja gjithë botës që ti je e imja, që ti je e vetmja femër në zemrën time.
-Dhe kështu, unë nuk do të shpëtoja më prej teje, sepse do ta dinte e gjithë bota që ti je i marrosur pas meje. Ndërsa sa për pjesën e meshkujve... nuk besoj se do të më prekë ndonjë mashkull tjetër. Ata e dinë, Herman. Ata e dinë që jam mikesha jote e vyer. Askush nuk do të guxonte të prekte 'thesarin' e Hermanit, sepse e dinë se çfarë i pret.
-Sa mirë për mua. Me pak fjalë, ligji i ri u vulos. Unë, avokati Herman Notlli deklaroj se nga sot e tutje, Katerina është e imja. Dhe ai mashkull që guxon të ndërhyjë do të dënohet me thyerje dhëmbësh. Nëse sërish guxon të ndërhyjë duke tentuar të më rrëmbejë atë që më takon nga ky ligj, atëherë dënimi do të jetë me thyerje kockash.
Ajo ia dha të qeshurës.
-Hahaha! Oh Zot! Herman, ti je... një avokat i rrezikshëm. Të merrem me ty është gjëja më e çmendur që mund të bëj. Nuk e di si do ia bëj me ty.

Andërllend (Misteri i një familjeje)Where stories live. Discover now