Paris, në rrugët e ftohta të tij udhëtonin ngadalë dy kalimtarë me sytë larg prej pamjes parisiene. Ishin ata të dy, Katerina dhe Hermani. Të dy ishin të heshtur, fjalët u ishin shuar me kohë. Ecën sa ecën dhe më në fund u ulën në një stol.
-Kishe të drejtë, Herman, - tha ajo, duke dashur të thyente heshtjen.
-Për çfarë? - e pyeti ai.
-Që nuk ia vlen të kthehesh pas në të shkuarën, nuk ia vlen të hakmerresh për të.
Ai buzëqeshi hidhur.
-Gjithmonë jam përpjekur të ta tregoj këtë Katerinë, që atëherë kur më the se do të hakmerreshe. Por duket se veç tani po fillon të më kuptosh. Mos u mërzit, gjithçka do të rregullohet. Drejtësia do të vihet në vend, dhe ti nuk do të jesh e detyruar të jetosh me frikë nga momenti në moment. Do të kthehemi shumë shpejt në Londër dhe të gjithë do ta marrin vesh se ti nuk ke vdekur, por që është Alfredi ai që tentoi të të vriste për të të marrë pasurinë.
-Unë nuk dua të kthehem. Të paktën, jo tani. Unë dua të nis çdo gjë nga fillimi. Thonë shpesh, më mirë vonë sesa kurrë.
-Çfarë dëshiron atëherë, Katerinë?Ajo e vështroi në sy, duke shtrënguar duart e tij me të sajat.
-Herman, le të nisim një jetë të re, larg të gjithëve.
-Dëshiron me të vërtetë... të nisësh një jetë të re?
-Harxhova vite të tëra duke planifikuar një hakmarrje për të kaluarën, pa e ditur se si kishin ndodhur realisht gjërat. Tani e kuptova këtë.
-E di? Koha e tregon të vërtetën, por gjithmonë me vonesë. Dhe e keqja e saj është se iku shpejt.
Katerina u ngrit në këmbë duke buzëqeshur.
-Akoma kemi kohë, Herman. Akoma kemi kohë për të jetuar një tjetër të vërtetë. Atë tonën.Mes lumturisë që e pushtoi për një çast, Katerina filloi të vinte anë e rrotull.
-Kam harruar të jetoj si gjithë të tjerët dhe, tani pas kaq shumë vitesh, dëshiroj vërtet të jetoj si një njeri normal, të jetoj me dikë, të krijoj familjen time, si Violeta. Ndoshta do të dua të kem edhe fëmijë, ku i dihet. Thjesht e dëshiroj me të vërtetë këtë gjë, por nuk di ta jetoj këtë lloj jete. A ka ndonjë zgjidhje për këtë dëshirë timen?
Sytë e Hermanit filluan të shkëlqenin ngadalë. Ai u ngrit dhe iu afrua Katerinës ashtu ngadalë, duke buzëqeshur.
-Në fakt... ka një zgjidhje për këtë. Sigurisht, në qoftë se ti e dëshiron vërtet këtë.
-Cila është zgjidhja, Herman?
Më i emocionuar se kurrë, ai nuk priti më asnjë fjalë më tepër prej saj.
-Martohu me mua! - tha me gjysmë zëri.
Zemra e saj filloi të rrihte më shpejt, sytë e hapur jashtë mase, buzët gjysmë të hapura teksa e linte frymën të hynte e të dilte përmes tyre. Katerina u shtang e tëra.
-Çfarë? - e pyeti ajo, komplet e llahtarisur.
Hermanit i ndryshoi mimika e fytyrës.
-Oh dreq! Kjo nuk ishte mënyra e duhur për të të propozuar, e di, duket sikur po të detyroj të martohesh me zor. Ok, do ta bëj ndryshe.Ai filloi të ulej ngadalë në gjunjë, para saj. Katerina dukej tejet e çuditur, Hermani nuk ishte nga ata njerëz që propozojnë të ulur në gjunjë, njësoj si të ishte ndonjë romantik i vërtetë. Ai e vështroi në sy, duke buzëqeshur nga lumturia.
-Katerinë Evë Izabelë Andërllend! Unë e di që nuk jam njeri i mirë, madje jam shumë i poshtër. Nuk kam ditur kurrë të mbaja një femër të vetme në jetën time, derisa të takova ty sërish. Dhe e them me plot gojën që ti je e vetmja femër që ke arritur të më bësh të të ulem në gjunjë, si në këtë moment. Nuk ka fjalë që mund të të përshkruajnë ty, por ka vepra. Ti je e vetmja që mund të më bësh të plotë, je e vetmja që më çmend. Ti më bën të thyej limitet e mija. Mbi të gjitha, ti je e vetmja që mund të më bësh mua një njeri të mirë, më të mirë nga ç'jam. Unë... nuk e mendoj dot jetën time pa ty. Do të pranoja gjithçka tjetër, do të pranoja çdo gjë vetëm për të të mos humbur. Nuk e di në është herët apo vonë, por jam i sigurt për çdo fjalë që po të them. Ndaj, tani më takon të të pyes. A pranon të martohesh me këtë burrë të çuditshëm që ke përpara syve?
Më pas, me delikatesë, e pyeti si një francez.
-Veux-tu m'épouser?
Ajo dukej krejt e hutuar. Ai emocion në fytyrën e tij, u përcoll edhe tek ajo. Buzëqeshi ëmbël dhe bëri po të njëjtën gjë si ai, u ul në gjunjë para tij.
-Oui! – iu përgjigj dhe e përqafoi fort.Në mesin e gjithë atij përqafimi, Hermani ndieu emocionet e Katerinës tek shpërndaheshin në ajër. Më në fund mendoi se bëri diçka siç duhet.
-Herman.
-Po?
-Ti je idioti më romantik që kam parë ndonjëherë.
-Vërtet?
-Po.
Më pas, të dy u ngritën në këmbë.
-Pra, do ta bësh vërtet? Dëshiron të martohesh vërtet me mua?
-Të më propozosh në Paris e të mos pranoj? Ku është parë të refuzohet një propozim i tillë?
-Nuk e di, në fillim nuk isha i sigurt, ndoshta ngaqë ty nuk të pëlqente martesa apo burrat.
-Hera e fundit që mendoja ashtu ka qenë para dy vitesh. Dhe unë nuk jam më ajo Katerina tridhjetë vjeçare egoiste dhe me mendje të ngushtë kundrejt martesës apo burrave. Ndaj mësohu Herman, ke të bësh me një Katerinë të re dhe të përmirësuar, - tha ajo teksa i dhuroi një puthje të shkurtër, dhe e përqafoi sërish.
-Më fal në qoftë se të kam ngritur nervat duke të të thënë se do të ndahem nga ti. Nuk mund ta bëj këtë. Nuk dua të ndahem nga ti në asnjë moment. E kam thënë në një moment kur isha tejet e tensionuar.
-E di Katerinë, të besoj. As unë nuk mund të të lë.Të dy u strukën pas njëri-tjetrit.
-Le të ikim në shtëpi. Bën ftohtë këtu, - tha Katerina.
-Le të ikim, të dy bashkë. Por... përpara se të ikim...
Ai e tërhoqi fuqishëm, dhe i dhuroi puthjen më romantike që ajo mund të kishte përjetuar ndonjëherë. Një lloj fuqie buroi menjëherë mes të dyve. Ajo buzëqeshi ëmbël.
-Çfarë ishte kjo? - e pyeti.
-Kjo? Kjo ishte për faktin se gjithmonë ke qenë ti që më ke puthur e para. Dhe mendova, përse të mos e bëj unë kësaj radhe?
-Vetëm për këtë?
-Ke shumë guxim që e bën atë gjë, Katerinë.
-Herman, unë nuk e bëj nga guximi. Unë e bëj sepse dua ta bëj, dhe nuk pres fare që ta bësh ti.
-Hmm... sa joshëse. Ashtu qofsh përherë. Mos prit ta bëj unë, sepse unë jam duke të pritur ty, vogëlushe. Kjo ishte vetëm sa për të të provokuar pak. Dhe ti more flakë përnjëherë.
-Kështu ndodh kur unë jam një grua në krah të një burri si Herman Notlli, dhe mbi të gjitha, kështu ndodh kur... një burrë si Herman Notlli vjen e më propozon mua në mes të Parisit. Ti di të gjuash në pikat e mija të dobëta, dhe ti di si t'i shërosh ato.Të dy, ashtu të ngjitur pas njëri-tjetrit u nisën për në shtëpi. Dhe po, ata të dy dukeshin të lumtur. Ishte hera e parë që Katerina filloi ta harronte idenë e hakmarrjes. Donte ta shijonte në maksimum atë ditë. Dukej si dita më e lumtur e jetës së saj. Donte thjesht të krijonte një familje të sajën. Ishte në një moshë të tillë, në moshën e një gruaje që kërkonte diçka krejt normale. Donte me gjithë shpirt të niste një jetë të re, me Hermanin. Pas gjithçkaje që kishte zbuluar për të shkuarën e saj, filloi të reflektonte duke dashur të braktiste hakmarrjen. Hapi sytë, duke kuptuar se nuk ia vlente e gjithë ajo hakmarrje e pakuptimtë.
YOU ARE READING
Andërllend (Misteri i një familjeje)
General FictionVrasja e babait të saj më 3 korrik të vitit 1999, në ditëlindjen e saj të trembëdhjetë, është pikërisht ngjarja që e shtyn Katerinën tetëmbëdhjetë vite më vonë t'i hyjë një aventure drejt zbulimit të së vërtetës, duke rrëmuar në të shkuarën e Andërl...