2 javë më vonë...
-Katerinë... merre këtë. Do të të bëjë mirë, - tha Sharlota, teksa i solli një gotë çaj.
Katerina ishte ulur në një divan, dhe po vështronte përtej dritares. Ajo dukej e hutuar. Sharlota e vuri re.
-Katerinë... çfarë ka ndodhur me ty? Ke dy javë qëkur ke ardhur në shtëpinë time, dhe nuk ke dalë fare. E gjithë kjo mbyllje nuk të bën mirë për shëndetin.
-Ai i ka rënë celularit gati njëqind herë...
-Kush?
-Hermani.
-Atëherë përgjigju.
-Po, do t'i them 'Herman, më fal që ika ashtu nga apartamenti yt. Atë natë ishe i mrekullueshëm, por unë kam frikë të vazhdoj më tej me ty sepse jam një idiote'. Këto fjalë pret që t'i them pasi ika ashtu? Do të dukem sikur përfitova prej tij, dhe nuk më pëlqen.
-Por edhe duke ikur ashtu pa i thënë gjë nuk bëre mirë, - e qortoi Sharlota.
-Sharlotë, ti nuk e kupton.Sharlota nuk po duronte dot më, dhe e kapi Katerinën nga krahët, duke e shkundur lehtë.
-Çfarë nuk kuptoj, që shkove në shtrat me të? Thirri mendjes vajzë! Ti je e tija tani, nuk mund të zhdukesh prej tij në këtë mënyrë, duke u fshehur këtu. Hëh, po të isha në vendin tënd do të zgjohesha pranë tij, dhe do të isha e lumtur, e aq më pak që nëse do ta dija se ai nuk do të më braktiste kurrë.
-Por ja që nuk je. Ti nuk e di se si është të jesh në vendin tim.
-Tani dukesh fiks si Violeta.
Dhe këto fjalë e bënë Katerinën të heshtte për disa sekonda, megjithatë nuk zgjati shumë.
-Përse ma kujtove, Sharlotë?
-Sepse po flet njësoj si motra jote. Mendon se vetëm ti vuan shpirtërisht? Ne të tjerët nuk kemi vuajtur asnjëherë?Kësaj radhe, Katerina heshti vërtet. Sharlota mori frymë thellë, dhe u ul pranë Katerinës.
-Më thuaj, e do ti atë?
-Çfarë?
-Katerinë, e do Hermanin apo jo?
-Nuk e di.
-E kupton që ke shkuar në shtrat me të? Si mund të mos e dish që e do, edhe pasi e bëre atë gjë? Ndaje atë të shkretë mendje! Ai djalosh nuk do të heqë dorë prej teje, aq më pak pas asaj nate që kalove me të. Nëse e refuzon dhe atë, atëherë do të mbetesh beqare gjithë jetën. Do të humbisje miqësinë e tij, mbi të gjitha besimin që ai ka tek ti. Dhe ti nuk e do këtë gjë, apo jo?
-Nuk e di Sharlotë... nuk e di më se çfarë dua...
Pas kësaj, Sharlota buzëqeshi.
-Katerina që njoh unë nuk ka frikë nga asgjë.
-Ç'do të thuash me këtë?
-Ti e di mirë se çfarë po them.Kjo e futi Katerinën në mendime. Duket sikur fjalët e Sharlotës e kthyen në vetvete.
-Çfarë po bëj kështu?
-Po Katerinë, çfarë po bën kështu?
Katerina u ngrit në këmbë.
-Ke të drejtë Sharlotë, Katerina që ti njeh nuk ka frikë nga asgjë. Dhe tani do të shkoj ta gjej atë Katerinë të patrembur. Do të shkoj të përballem me të vërtetën time, - tha dhe shkoi drejt derës kryesore për të dalë.
Ktheu dhe njëherë kokën dhe buzëqeshi.
-Faleminderit që më le të rrija dy javë këtu, e kisha vërtet të nevojshme. Dhe... faleminderit që ekziston, Sharlotë. Nuk e di çfarë do të kisha bërë pa ty në këto momente.
-Shko tek ai, Katerinë. Unë këtu jam, gjithsesi.
YOU ARE READING
Andërllend (Misteri i një familjeje)
General FictionVrasja e babait të saj më 3 korrik të vitit 1999, në ditëlindjen e saj të trembëdhjetë, është pikërisht ngjarja që e shtyn Katerinën tetëmbëdhjetë vite më vonë t'i hyjë një aventure drejt zbulimit të së vërtetës, duke rrëmuar në të shkuarën e Andërl...