107.

83 2 0
                                    

Fytyra e tij mori një tjetër pamje, disi më ndryshe, si ajo e një grabitqari teksa kupton se ka kapur prenë e vetë. Katerinës nuk i pëlqente shumë ai shikim prej grabitqari.
-Herman... mos më vështro si ndonjë maniak.
-Hëh, i tillë është shikimi im.
Sytë e saj u zmadhuan tej mase nga frika. Ai filloi të qeshë.
-Katerinë, përse m'i ke ngulur sytë sikur të jem ndonjë pervers?
-Herman, ti realisht po më fut frikën tani.
-Oh, nuk dua të kesh frikë nga unë.
-Por unë kam... në këto momente. Nuk e di se çfarë bluan ajo koka jote për mua por di që nuk më pëlqen aspak. Ndaj të lutem, më lësho.
-Dakort, - tha ai, dhe e lëshoi.

Ajo u ngrit në këmbë. Humori i saj ndryshoi menjëherë.
-Dhe... nuk jam e dashura jote që të ulem në prehërin tënd.
-Ndërsa unë do të doja aq shumë të ishe. Mund të kishte ndodhur diçka më shumë... mes nesh.
-Nuk dua të ndodhë asgjë mes nesh. Asgjë për të cilën nuk jam e sigurt.
-Vërtet nuk je e sigurt për gjithçka që po ndodh, apo e thua nga frika për të provuar diçka të tillë?
-Nuk e di. Ndonjëherë kur të shoh ty më kujtohet Vinsenti. Unë kam qenë e dashuruar me të, ndërsa ai më ka lënduar. Ndaj dhe nuk dua të përjetoj sërish diçka të tillë me ty.

Hermanit nuk i pëlqeu aspak.
-Pse duhet që ta përmendësh emrin e tij, Katerinë? Sapo e the që ai të lëndoi, kaq! Mbaroi historia juaj. Boll jetove me të shkuarën. Ndiq të ardhmen.
-Unë nuk kam një të ardhme, Herman. Ose thjesht, e ardhmja nuk do të vijë tek unë.
-Atëherë krijoje atë, Katerinë. Ose thjesht... nëse ke frikë, përpiqu ta hapësh sadopak zemrën tënde dhe lejo dikë që të krijojë një të ardhme të sigurt për ty.
-E kush do të ma krijojë? - e pyeti e nervozuar, dhe e kthyer me shpinë.

Atëherë Hermani u ngrit dhe i shkoi nga pas dhe e tërhoqi duke e kthyer me forcë pas vetes. E vështroi me sytë e ngulur në të sajët.
-Unë! Unë do të ta krijoj. Prandaj të solla këtu Katerinë, që ta kuptosh se ka edhe një njeri pas teje që pret të shohë qoftë dhe një çast fytyrën tënde. Një njeri që nuk mendon për asnjë tjetër veç teje. Një njeri që do të dijë gjithçka për ty, pavarësisht se ti je një njeri jo shumë i hapur me të tjerët. Unë jam i tillë. Dua sikur vetëm për një çast të ndiej prekjen e dorës tënde në trupin tim, sikur për një çast të mos ndaheshe nga unë fizikisht, sikur... të më shihje ashtu siç të shoh unë ty. Sikur sytë e tu para syve të mi të kishin po atë shkëlqim kur shihje Vinsentin. Sikur të flisje për mua me aq dëshirë sa flet për të. Sikur... të më doje vetëm pak. Fare pak. Sikur... ah sikur!
Gjithë këto fjalë e futën Katerinën në mendime të thella. As ajo nuk e dinte se ç'po bënte. U zymtua për pak.
-Të kërkoj ndjesë atëherë, nuk jam ashtu siç do ti. As unë nuk e di se ç'po them. Kështu bëja dhe me ata të ashtuquajturit ish- të dashurit e mi. Nuk e di më se çfarë po bëj. Nuk di më çfarë të bëj. Akoma e vuaj ikjen e tij nga unë, edhe pas gjithë kësaj kohe të gjatë.
-Nuk dua t'ia di as për Vinsentin e as për ata ish- të dashurit e tu budallenj që s'kanë ditur kurrë të të vlerësojnë siç duhet.

Hermani mori një pamje serioze, e tërhoqi ngadalë dhe e nxori Katerinën përpara pasqyrës. Vetë doli pas saj, duke afruar fytyrën e tij në anën e djathtë të fytyrës së saj. Diçka filloi t'i pëshpëriste në vesh.
-Katerinë... shikoje atë pasqyrim. Më thuaj pak, çfarë shikon tek ai pasqyrim?
-Një qenie që nuk ka vlerë.
-E di se çfarë shoh unë? Një grua të fortë, dhe të zgjuar. Gjithmonë e gjen mënyrën për të shpëtuar nga situata dhe nuk le askënd të pengojë të ardhmen e saj. Një grua që ka magjepsur gjithë qenien time mashkullore. Sikur të mundje ta largoje atë verbëri kundrejt meje, sikur ta largoje atë verbëri nga sytë. Je verbuar nga dashuria për Vinsentin, e nuk po arrin të shohësh. Katerinë, Vinsenti nuk është mashkulli i fundit mbi tokë. Ka dhe të tjerë rrotull teje. Në fund të fundit, jo të gjithë vazhdojnë lidhjen me dashurinë e parë të jetës së tyre. Ajo ndodh vetëm nëpër filma.
-Po bie në kontrast me veten, Herman.
-Nuk fola për veten time... - tha ai dhe i dhuroi një puthje të ngadaltë e delikate në faqe.

Andërllend (Misteri i një familjeje)Where stories live. Discover now