Koha u duk sikur ndaloi për një çast, kur ajo dëgjoi atë emër. Ishte ai, vëllai i saj. Vëllai i saj i panjohur. Ajo e vështroi me dyshim.
-Çfarë qëllimi ke në të vërtetë, Levi? Vërtet do që të më ndihmosh në lidhje me të shkuarën e familjes sime, apo të intereson diçka tjetër në mesin e gjithë kësaj?
-Për çfarë e ke fjalën?
-Ti je shfaqur tani sepse kërkon atë që të takon nga Andërllendët. Kërkon pjesën e pasurisë që të takon. Por ti je një fëmijë i jashtëligjshëm.Ai mbylli sytë duke bërë një ngërdheshje.
-Hëh, e dija që do ta mendoje këtë. Gjithsesi po ta them, Katerinë. Nuk më intereson pasuria e Andërllendëve. Jam i lumtur me ato çfarë kam. Jam i lumtur që mamaja ime është gjallë. Jam i lumtur që jetoj me të. Nuk më intereson aspak trashëgimia ime. Dhe, sa për ta ditur, unë nuk jam i jashtëligjshëm. Babai ynë u martua me mamanë time pasi u divorcua nga mamaja jote. Dhe mamaja ime pranoi vetëm që ai të më jepte mbiemrin. Dhe më pas, mamaja më mori mua, dhe u zhduk nga jeta e tij. Unë nuk e takova asnjëherë babain tonë. Kjo është e vërteta përsa më përket mua si vëllai yt nga babai.Për një moment, Katerina bëri një ecje të shkurtër aty rrotull.
-Oh Zot, nuk di më çfarë të besoj e çfarë jo.
-Kjo është ajo që duhet të besosh.
-Përse duhet të të besoj ty?
-Sepse nuk ke askënd tjetër që mund t'i besosh në lidhje me këtë.Ishte ende duke ecur, dhe në një moment ndaloi. Mori frymë thellë.
-Duhet ta pranoj, ti je një Andërllend. Je vëllai im nga babai. Edhe sikur të dua të të shmang, nuk mundem. Ti i ngjan shumë atij, tmerrësisht shumë. Je një kopje në pamje e babait tim, njësoj siç jam unë një kopje në pamje e mamasë sime. E di që do ta kem të vështirë, por ti nuk je gjëja e parë e veçantë që më ndodh, kështu që kam për t'u mësuar së shpejti me idenë se kam një vëlla të vogël.
Ai buzëqeshi sërish.
-Uroj që ti të mësohesh me idenë. Sepse unë jam mësuar tashmë. Dhe jam i lumtur.
Katerina e vështroi me vëmendje atë djalë.
-Vërtet... je i lumtur?
-Po. Më është dukur e tmerrshme të isha fëmijë i vetëm. Dhe tani zbulova që kam një motër.
-Ke dy në fakt, - ia ktheu ajo.
-Vërtet? Kam dhe një motër tjetër?
-Po, dhe fatkeqësisht ajo nuk duhet ta dijë këtë gjë për momentin, Levi. Është një histori shumë e komplikuar kjo e familjes sonë. Dhe unë duhet ta zgjidh deri në fund.
-Ke të drejtë. Gjithçka duhet të zgjidhet. Dhe unë do të të ndihmoj.E teksa ecën pak rrugës, ajo vështronte shpesh herë nga Levi.
-Atëherë Levi, cili është plani yt për zgjidhjen e problemeve të mija?
-Fillimisht do të gjej një avokat për ty, Katerinë. Një avokat shumë të besueshëm.
-Për çfarë më duhet avokati?
-Për pasurinë tënde, Katerinë. Ti e di më mirë se kushdo tjetër që pasuria jote është e rrezikuar kohët e fundit. Ka shumë njerëz që duan të ta marrin.
-Ke të drejtë për këtë. Po a njeh ti ndonjë avokat që është i mirë në këtë çështje?
-Sigurisht. Njoh dikë, dhe është shumë i besueshëm.
-Dhe, kur mendon se do të fillojnë kërkimet e mija në lidhje me të shkuarën e Andërllendëve?
Levi u mendua pak. Papritur një buzëqeshje tjetër ia pushtoi fytyrën.
-Vitin tjetër. Është koha më e përshtatshme.
-Ok, në rregull. U tha, u bë.Ai vazhdonte të ishte po aq i buzëqeshur. Ajo fytyrë, ai emër, ajo prezencë dukej familiare për Katerinën. Ishte ai, vëllai i saj. Të dy ishin thuajse të përgatitur për ta njohur njëri-tjetrin nga afër.
Dhe ky ishte vetëm fillimi i historisë...
KAMU SEDANG MEMBACA
Andërllend (Misteri i një familjeje)
Fiksi UmumVrasja e babait të saj më 3 korrik të vitit 1999, në ditëlindjen e saj të trembëdhjetë, është pikërisht ngjarja që e shtyn Katerinën tetëmbëdhjetë vite më vonë t'i hyjë një aventure drejt zbulimit të së vërtetës, duke rrëmuar në të shkuarën e Andërl...