Ajo nisi të ecte tre hapa nga dera, dhe u kthye me nëntë hapa majtas. Dhe ashtu si lëvizi, në momentin që bëri hapin e nëntë, copëza e parketit të drunjtë lëshoi një tingull gërryes. Ajo copë gjendej pikërisht atje ku Katerina kish qendruar dikur, e që më pas u hodh nga dritarja. Vështroi poshtë për disa sekonda. Më pas veshi dorezat që i kishte marrë me vete në çantë. Së bashku me to, nxori nga çanta edhe një biçak të vogël, me të cilin u përpoq të hapte copëzën e parketit. Nuk ishe shumë e lehtë, ajo copëz ishe ngulur mirë. Por me pak mundim, Katerina arriti ta hapte. E tërhoqi menjëherë. Dhe aty, pikërisht aty gjeti armën e vrasjes, thikën e vërtetë.
-Bingo! - tha duke buzëqeshur.E mori atë thikë në dorë dhe e vështroi. Ajo kishte ende njolla të vogla të gjakut, tashmë të thara, e që kishin marrë një ngjyrë të zezë aspak të këndshme.
-Më në fund, arma e vërtetë e vrasjes së babait tim është në duart e mija. Tani e gjeta provën e vetme që më duhej për të të kapur, zoti vrasës. Tani do ta zbuloj të vërtetën, me këtë provë do të zbuloj arsyen se pse e vrave babain tim.Thikën e mbuloi me një qese dhe e futi në çantë. Vendosi copëzën e parketit në vend dhe me një vrap të lehtë doli nga shtëpia. E kyçi atë dhe shkoi drejt makinës. Hyri brenda, hoqi çantën, hoqi dorezat dhe i futi në çantë, vuri rripin e sigurimit dhe ndezi makinën. Dhe sakaq ia shkeli gazit. Ora kish shkuar 21:00.
-Hëh, ora nëntë. Unë jam njeri i frikshëm, apo jo? - thoshte me vete.S'kaloi shumë kohë dhe ajo mbërriti në portën e shtëpisë së vetë. I ra borisë së makinës. Sebastiani hapi portën, dhe Katerina hyri brenda. Zbriti nga makina dhe pa që Sebastiani erdhi sërish aty.
-Sebastian, çoje makinën në garazh.
-Menjëherë, zonjushë, - u përgjigj ai.Hyri brenda në shtëpi, me hapa krenarë. Nensi shkoi menjëherë drejt saj.
-Znjsh. Kei! Ku ishe? Për pak u tremba kur nuk të pashë në dhomë.
-Qetësohu Nensi, dola një xhiro me makinën time këtu rrotull. Nuk është se ia mbatha gjëkundi.
-Ndonjëherë më tremb kur ikën kështu, zonjushë. E kam fjalën, kur ikën e nuk më thua asgjë.
Katerina buzëqeshi ëmbël.
-E di që je shumë e mirë? Gjithmonë sillesh kaq mirë me mua, Nensi. Edhe pse unë mund të të mërzis, ti përsëri sillesh kaq mirë me mua. Të jam shumë mirënjohëse për këtë.
-Faleminderit znjsh. Kei. Më bëhet qejfi që mendon kështu.
-E përse të mos mendoj? Ti je e vetmja që më kupton në gjithë këtë shtëpi.Duke ecur pak së bashku, Katerinës i lind një ide në kokë.
-Nensi, dua që ti të bësh diçka për mua.
-Çfarë të dëshirosh ti, zonjushë.
-Dua që nesër në mëngjes të pastrosh dhomën e muzikës. Ta kthesh ashtu siç ishte dikur. Të kujtohet se si ishte, se sa e pastër dhe e bukur ka qenë?
-Po por... ti e ke ndaluar hapjen e asaj dhome, znjsh. Kei. Ti ke dhënë urdhër që ajo dhomë të mos hapet.
-Dhe tani po të jap urdhër që ta hapësh e ta pastrosh të gjithën.
-Ndonjë arsye e veçantë që po e hap pas kaq shumë vitesh?
-Hmm... jo ndonjë arsye shumë e veçantë. Por le të themi, diçka mirënjohëse. Kam vendosur të ftoj zotin Hostler për të ngrënë darkë këtu. Dhe ku ka më bukur se dhoma e muzikës? Thuaji Sebastianit të përgatisë diçka speciale në menu. Nuk dua mangësira. Dhe asnjë lloj bezdisjeje, dakort?Nensi e vështroi çuditshëm.
-Znjsh. Kei, je e sigurt që ndihesh mirë? Dukesh vërtet çuditshëm kur flet kështu.
-Oh Nensi, nuk kam qenë ndonjëherë më mirë, - tha ajo.
Dhe ashtu e buzëqeshur, Katerina ngjiti shkallët për të shkuar në dhomën e saj. Hyri aty brenda dhe mbylli derën.
"Oh zoti psikolog, nesër të pret një surprizë nga pacientja jote..." mendoi me vete.
ESTÁS LEYENDO
Andërllend (Misteri i një familjeje)
Ficción GeneralVrasja e babait të saj më 3 korrik të vitit 1999, në ditëlindjen e saj të trembëdhjetë, është pikërisht ngjarja që e shtyn Katerinën tetëmbëdhjetë vite më vonë t'i hyjë një aventure drejt zbulimit të së vërtetës, duke rrëmuar në të shkuarën e Andërl...