E kapi menjëherë nga dora dhe e tërhoqi drejt dhomës. E uli Zedersonin mbi krevat. Më pas mori valinxhen e rrobave të tij, e hapi dhe u përball me një tufë këmishash që i dolën para syve.
-Mos je gjë i fiksuar pas këmishave? - e pyeti ajo.
-Pse, çfarë ka të rrish me këmishë? Unë ndihem mirë me to.
-Epo, në të tilla rastesh më shërben një bluzë, jo një këmishë. Ah, më duket se e gjeta një. Qenka e bardhë, siç më pëlqen mua.Ajo e mori bluzën dhe iu afrua atij.
-Hiqe këmishën, - tha.
-Këtu, përpara teje? - e pyeti ai, me një buzëqeshje disi të fshehur.
Katerina e vështroi me ironi.
-Jo, pas meje. Sigurisht që përpara meje! Zederson, nuk është hera e parë që shoh një djalë gjysmë të zhveshur. Më beso, kam parë më shumë se aq. Ndaj, hiqe atë këmishë dhe vishe këtë bluzë.Ai u bind. E hoqi këmishën dhe nxori në pah atë trup muskuloz që fshihej nën të. Ajo filloi të kafshonte sërish majën e gishtit të vogël të dorës së djathtë, duke përgjysmuar sytë.
Më pas u bë serioze.
-Je gjithë ky burrë dhe nuk di të kujdesesh për veten, - reagoi Katerina teksa ia futi bluzën në kokë duke ia tërhequr poshtë, tek ai nxori krahët e mëdhenj nëpër mëngë. Ajo u përkul pak para tij duke buzëqeshur me konfidencë.
-Prandaj martohen njerëzit, zoti psikolog. Për t'u kujdesur për njëri-tjetrin në të mirë e në të keq, në shëndet e në sëmundje, në pasuri e në varfëri, - tha ajo duke i rënë lehtazi fytyrës së tij tre herë me pëllëmbën e dorës së djathtë të saj.Katerina u ngrit sërish, por ai e kapi nga krahu dhe e tërhoqi pak drejt vetes. Katerina e vështroi drejt e në sy Zedersonin. Ai nuk po ia lëshonte krahun, vazhdonte ta mbante. Katerina ndieu një drithërimë në stomak, teksa dora e tij po i shtrëngonte pa vetëdije krahun.
-Po tani çfarë? - e pyeti ajo, teksa ia kishte ngulur sytë.
-Përse sillesh kështu me mua? - vazhdoi ai.
-Në ç'kuptim?
-Përse më zgjodhe mua për t'u sjellë mirë?
Katerina buzëqeshi.
-Nuk të zgjodha unë ty. Je ti ai që më zgjodhe mua. Dhe meqë më ndoqe deri këtu, unë kam përgjegjësi të kujdesem për ty.Ai ia lëshoi krahun.
-Kaq shumë rëndësi do i jepje një njeriu si unë? E kam fjalën, kush jam unë përpara teje?
Katerina e zbuti zërin.
-Mos fol kështu.
-Çfarë kam unë më shumë se ti? As edhe një gjë. Më mirë të kisha vdekur dhe unë bashkë me prindërit e mi.
Katerina e vështroi me sytë e zmadhuar. Nuk i pëlqeu aspak ajo që Zedersoni tha.
-Zederson, mos më fol për vdekjen. Në rregull?Pas kësaj, ajo u ul mbi shtrat. E vështroi sërish.
-Po unë çfarë kam më shumë se ti? Paratë? Pushtetin? Njerëzit e pasur? Unë nuk kam qenë ndonjëherë e lumtur, Zederson. Unë kam filluar të ndryshoj qëkur të njoha ty. Jam zbutur ca si tepër kohët e fundit. Kam filluar të sillem mirë me ty. Pranova të vije me mua, hëngra darkë me ty, u shqetësova për ty. Madje të vesha bluzën si të ishe fëmijë, dhe po ndaj këtë krevat me ty. Dhe tani po ta bëj të qartë. Nuk dua të ndodhë ndonjë gjë më shumë se kaq.
-Ke frikë se mos bie në dashuri me mua nëse ndodh diçka më shumë? - e pyeti ai, teksa buzët iu harkuan pakëz.Fytyra e saj kishte një pamje disi të largët. Ajo thjesht po përpiqej të mbronte veten e vetë.
-Nuk ka për të ndodhur asgjë më shumë se kaq, Zederson. Mos e keqkupto sjelljen time të mirë kundrejt teje. Unë nuk mund të bie në dashuri me ty. Dhe ti e di tashmë që... unë... dua dikë tjetër.
-Kei, të biesh në dashuri nuk është asgjë e keqe.
-Por nuk mund ta bëj këtë me ty. Do të ishte e padrejtë kundrejt atij që dua. Nuk dua që t'i thyej zemrën atij. Nëse e bëj, nëse e lëndoj atë, ai nuk ka për të ma falur kurrë. Ai nuk fal lehtë, dhe nuk harron lehtë. Ti nuk e ke idenë se çfarë njeriu është ai.
-Kaq shumë e do atë djalë, Kei? Kaq i veçantë është ai sa ti nuk mund të duash asnjë mashkull tjetër më shumë se atë?
Ajo buzëqeshi ëmbël.
-Është diçka që quhet dashuri e përjetshme. Në fund të fundit çfarë mund t'i bëjmë dashurisë? Ta mbajmë të mbyllur në kafaz, apo ta lëmë të lirë?
-Unë do ia lija kohës. Vetëm koha e tregon të vërtetën, edhe pse me vonesë.Katerina e vështroi me ëmbëlsinë e saj femërore.
-Ke tentuar ndonjëherë?
-Çfarë? - pyeti ai.
-Të biesh në dashuri, a ke tentuar ta provosh atë ndjesi?
-Epo... them se po, por nuk jam aq i zoti në këtë fushë.
-Po më thua që nuk të ecën fati?
-Një njeri si unë nuk ka fat në dashuri, Kei. Edhe nëse bie në dashuri, bie gjithmonë me vajzën e gabuar. Ndoshta unë jam i prirur vetëm si psikolog të flas për dashurinë e njerëzve ndaj njëri-tjetrit.Ajo e vështroi sërish me atë ëmbëlsinë e saj.
-Mirë, pra. Le të shtrihemi tani. Jam vërtet e lodhur tani, ka kaluar mesnata. Ndërkohë ti mund të vazhdosh të flasësh, - tha Katerina teksa u shtri mbi shtrat.
-Në lidhje me çfarë? - pyeti Zedersoni.
-Për fatin tënd të keq në dashuri. Në fund të fundit, edhe ti ke nevojë të flasësh me dikë, apo jo?
Ai e vështroi disi i ftohtë, dhe u shtri ngadalë mbi shtrat.
-Çfarë mund të të them më shumë se kaq për të?
-Në rregull, mos më fol për dashurinë. Më trego diçka më shumë për veten tënde, Zederson. A ka ndonjë gjë tjetër që mund ta bësh, përveç profesionit tënd si psikolog?
Ai u mendua pakëz, teksa sytë i kishte mbi tavan.
-Hmm... ndonjëherë gatuaj.
-Vërtet? - e pyeti, teksa sytë e saj po mbylleshin ngadalë.
-Po, jam i zoti në gatim. Kam mësuar nga një shef kuzhine, shef Lerri. Ose 'Zoti Kokëpatate', siç e quaja shpesh. E quaja kështu sepse ajo koka e tij qerose kishte pamjen e një patateje të madhe dhe...Zedersoni vuri re se Katerina kish mbyllur sytë. E kishte zënë gjumi. Fjalët e tij qenë si ninullë për të. Ai buzëqeshi.
-Gjumë të ëmbël... Katerinë, - pëshpëriti.
Dhe pas kësaj, dhe ai mbylli sytë duke e lënë gjumin ta pushtonte.
YOU ARE READING
Andërllend (Misteri i një familjeje)
General FictionVrasja e babait të saj më 3 korrik të vitit 1999, në ditëlindjen e saj të trembëdhjetë, është pikërisht ngjarja që e shtyn Katerinën tetëmbëdhjetë vite më vonë t'i hyjë një aventure drejt zbulimit të së vërtetës, duke rrëmuar në të shkuarën e Andërl...