Në ditën e fundit të qendrimit të saj në Nju-Jork, ata të dy kishin shkuar pranë bregut të detit për të shijuar atë moment, krejt të vetëm, larg gjullurdisë së përditshme të qytetit të zhurmshëm. Dielli po perëndonte dhe çuditërisht nuk kishte asnjë këmbë njeriu. Ishin vetëm ata të dy. Qëndrimi në Nju-Jork zgjati një javë e pak ditë, dhe ditët nuk u ndienë aspak se si ikën. Ajo kish veshur sërish fustanin e bardhë që ia kishte dhuruar Zedersoni. Pa e vrarë shumë mendjen, ajo luante me ujin e detit. Dukej e lumtur. Më pas ktheu kokën nga Zedersoni, të cilit i shkëlqenin sytë. Nuk dihej nëse e kishte atë shkëlqim nga ato pak rreze që i binin në fytyrë apo për shkak të pacientes së tij.
Ajo shkoi dhe iu ul pranë.
-Më thuaj diçka.
-Çfarë të të them? - pyeti ai.
-Më thuaj që Violeta ishte pretekst. Më thuaj që ti më ndoqe sepse fillove të më shihje ndryshe.
-Ndryshe?
-Domethënë, me një sy tjetër. Ti je ndër ata pak njerëz që kam lejuar të më ndjekin nga pas. Ti shikove tek unë diçka që jo të gjithë psikologët e mi mundën ta kuptonin.
-Epo... përderisa e thua ti...
Ajo buzëqeshi.
-Fatkeqësisht rrugët tona do të ndahen kur të kthehemi në Londër. Unë e mora përgjigjen, dhe ti më ndihmove t'i shikoja gjërat ndryshe. Tani arrij të shoh qartë përmes gjithçkaje.Fytyra e tij mori një pamje konfuze për një çast.
-Kei...
-Po?
Ai e vështroi në sy pacienten e tij.
-Vërtet ekziston ai tipi në jetën tënde, ai tipi me emrin Herman?
-Po. Madje e kam dhe foto në celular. Mund ta shohësh, - tha ajo teksa i drejtoi celularin.
Zedersoni e vështroi disi i çuditur foton në celular.
-Uau, kishe të drejtë kur më the që unë të kujtoja atë. Ngjakam vërtet me këtë tipin.
-Çfarë të thashë? Unë nuk gënjej, Zederson. Ai ekziston vërtet.
Dhe pas kësaj, ai buzëqeshi.
-Epo, meqë unë nuk do të jem më psikologu yt, që nesër, të uroj një jetë të lumtur, Katerinë. Nëse ky njeri të bën të lumtur, uroj që ta kalosh gjithë jetën me të. Uroj që një ditë të martohesh me të dhe të krijosh një familje tënden, sepse një paciente si ti meriton shumë lumturi.Një ditë më vonë...
Ora 20:00, Londër.
-Çfarë?! Nuk është këtu? Ç'do të thuash me 'nuk është këtu'? Katerina ka ikur në Nju-Jork dhe ti nuk më ke njoftuar Nensi? - ulëriti Violeta.
Nensi u hodh përpjetë.
-Zonja Violetë, znjsh. Kei më tha t'jua thoja këtë vetëm në rast se do të vinit e nuk do ta gjenit këtu.
Violeta mori frymë thellë me fytyrën e nervozuar.
-Nensi, ju thashë ta ruanit, jo ta linit të ikte. E kupton se sa e rrezikshme është nëse ajo sillet kështu? Ajo nuk është në terezi. Është në gjendje të hedhë në erë gjithë Londrën po të dojë. Nuk dua që në jetën e saj të ndodhë ndonjë traumë tjetër si ajo e vdekjes së babait tonë. E di se si ajo ndihet, e di. Vërtet sillem ndonjëherë ashpër me të, por e bëj për të mirën e saj, sepse është motra ime.
-Uau! Nuk e prisja këtë nga ti, zonjë e madhe. Më mallëngjeve, - u dëgjua një zë ironik nga dera kryesore.
ESTÁS LEYENDO
Andërllend (Misteri i një familjeje)
Ficción GeneralVrasja e babait të saj më 3 korrik të vitit 1999, në ditëlindjen e saj të trembëdhjetë, është pikërisht ngjarja që e shtyn Katerinën tetëmbëdhjetë vite më vonë t'i hyjë një aventure drejt zbulimit të së vërtetës, duke rrëmuar në të shkuarën e Andërl...