Hermani ngeli pa fjalë. Katerina kërkonte diçka më shumë se vetëm hakmarrje.
-Katerinë... do të doja shumë të të ndihmoja... por për fat të keq nuk mundem. Sepse dhe unë kërkoj të njëjtën gjë. Në fakt, po përpiqem të gjej dashurinë e jetës sime, - tha ai dhe u ngrit, për të shkuar pranë dritares.
-E si është dashuria e jetës tënde? - e pyeti ajo, mistershëm.
-Ajo... është e mrekullueshme, por nuk po vjen tek unë.
-Atëherë pse nuk shkon ti tek ajo?
-Kam frikë... kam frikë se ajo do të më refuzojë sërish. Nuk dua që ajo të më refuzojë.
-E ke fjalën për mua, apo jo?
Ai heshti për pak. Megjithatë, u duk sikur Katerina filloi t'i jepte një shenjë.
-Po kush është ajo femër që të refuzon ty?Kjo fjali e bëri Hermanin të kthehej nga Katerina, e cila ishte duke buzëqeshur. Ai iu afrua menjëherë dhe u ul në gjunjë përpara saj dhe po e vështronte, njëjtë sikur të priste që një mrekulli të binte nga qielli. Katerina ia preku sërish fytyrën.
-Herman, a e di përse ajo nuk vjen asnjëherë tek ti? Sepse pret që ti të shkosh tek ajo. Dhe nëse ti shkon tek ajo, atëherë ajo do të vijë tek ti.
-Ç'do të thuash me këtë? Çfarë po përpiqesh të më thuash?
Ajo nuk tha asgjë më shumë por mori dorën e tij dhe e ngjeshi në kraharorin e saj, në anën e majtë. Hermani filloi të ndiente rrahjet e zemrës së saj. Rrahje aspak normale, por të shpejta. Një zemër që rrihte si e marrë më shumë për faktin se dora e tij gjendej aty në kraharorin e saj. Hermani ndieu se si ajo ia kish shtrënguar dorën, e që s'kish ndërmend t'ia lëshonte për disa minuta rresht. Ai gjest fliste më shumë se vetë fjalët e saj. Ajo e donte atë qenie pranë vetes, sic nuk kish dashur askënd tjetër.Hermani ndieu se dëshironte të shfryhej para Katerinës.
-Më thuaj Katerinë, më thuaj që nuk jam i vetmi që më bluan forca e marrëzisë përbrenda. Ajo forcë po më shtyn drejt teje si të isha thjesht një marionetë në duart e saj. Jam i marrë. Po çmendem teksa të shoh ty përpara meje. Ti më çmend mua, në të gjitha kuptimet. Edhe në të mirë, edhe në të keq. Jam kaq... i marrosur pas teje. Nuk mund të duroj më, nuk mund të ta fsheh më. Katerinë, ti je ajo që më mundon kaq shumë, ajo që ka turbulluar shpirtin tim që në fëmijërinë time. Prandaj u ktheva këtu, e dija që do të të gjeja sërish këtu. Dhe po shpresoja që ti të më japësh mundësinë për të të treguar se kush jam. Do të doja të më jepje vetëm një mundësi për të të treguar se ç'mund të bëj për ty, të më lije të të doja me gjithë qenien time, ndryshe do të çmendem më shumë. E di që nuk jam nga ata që mund të arrij të dua një njeri, dhe vetëm ti mund të më bësh mua një njeri më të mirë por... ndoshta edhe mund të zhgënjehesh.
Më pas, diçka ndryshoi në të folurën e tij.
-Jo, ti do të zhgënjehesh prej meje në qoftë se ma jep atë mundësi. Ndoshta... sikur të mos të t'i thoja të gjitha këto...Ai ndaloi menjëherë, marrëzia e rrëmbeu të gjithin. I kthyer sërish në realitet, ai u ngrit dhe shkoi pranë dritares, i shqetësuar. Nuk dinte më se çfarë po bënte, tani ndiente veç frikë.
-Herman, ti i ke dyert e hapura tek unë, që atë ditë kur ne të dy u takuam pas aq vitesh, që atëherë kur të thashë se Vinsenti u largua nga unë. Që atë ditë që të putha, ajo ditë për mua shënoi diçka të re. Dhe e di që dhe ti ke ndierë të njëjtën gjë. Prandaj po më thua tani se je marrosur pas meje. E di që kjo nuk është dashuri, është thjesht një marrëzi. Ne të dy, e imagjinon dot? Ne të dy kemi frikë nga njëri-tjetri, prandaj dhe shmangemi. E dimë që asnjëherë nuk do të zgjasë distanca mes nesh. Por kemi kaq frikë t'i afrohemi njëri-tjetrit, sikur të na ndodhë ndonjë gjë.
-Mos e thuaj atë gjë.
-Tashmë nuk kam frikë të të afrohem qoftë edhe një herë të vetme. Je ti ai që ke më shumë frikë, Herman. Frika jote më bën të frikësohem.
Sytë e tij u përlotën sërish. Dhe nuk mundën dot sytë e tij të fshiheshin prej syve të saj.
-Nga çfarë frikësohesh, Herman? Ke frikë se unë mund të largohem nga ti nëse hyj brenda teje?
-Nuk e di. Tani nuk di më asgjë.
Ajo buzëqeshi.
-Eja këtu. Të paktën... më lër të të përqafoj.Ai filloi të afrohej drejt saj me ngadalë. Ajo e ndoqi me sy deri në afrimin e mjaftueshëm të tij drejt saj. Hermani u ul sërish mbi shtratin e Katerinës. Sytë e saj filluan të shkëlqenin sërish. Ajo zgjati dorën drejt tij, e tërhoqi pas vetes, u mbështet mbi shtrat, e bëri Hermanin të mbështeste kokën e tij mbi kraharorin e saj dhe filloi ashtu butësisht t'ia lëmonte flokët e zinj.
-Ka diçka tek ti, që më bën të sillem kështu me ty. Ti je disi i trishtuar tani, por ndonjëherë je shumë krenar dhe i lumtur. Nuk e di pse ti je kaq ndryshe nga të tjerët... Ndryshe në çdo aspekt, e ndryshe në mendime. Megjithatë, ti je diku brenda meje, thellë në trurin tim, si një gozhdë që nëse e heq, atëherë do të ndiej se më mungon diçka. Nuk je vetëm ti që ke nevojë për mua, jam dhe unë që kam nevojë për ty. Nuk ta kam thënë asnjëherë këtë, sepse kam menduar se ti do ta kuptoje këtë gjë. Por ti nuk e ke kuptuar, ndaj dhe sillem kështu, që ti ta kuptosh se... këtu brenda meje tashmë je vetëm ti.
Ai dëgjonte fjalët e saj, teksa ajo vazhdonte t'ia përkëdhelte flokët. Hermani buzëqeshte, aty i mbështetur pas saj. Për një moment u ndie i sigurt.
Askush më mirë se ajo, askush nuk dinte të sillej me të më mirë se ajo. Dhe vetë ai nuk donte askënd tjetër pranë vetes, përveç saj...***
VOCÊ ESTÁ LENDO
Andërllend (Misteri i një familjeje)
Ficção GeralVrasja e babait të saj më 3 korrik të vitit 1999, në ditëlindjen e saj të trembëdhjetë, është pikërisht ngjarja që e shtyn Katerinën tetëmbëdhjetë vite më vonë t'i hyjë një aventure drejt zbulimit të së vërtetës, duke rrëmuar në të shkuarën e Andërl...