123.

68 3 0
                                    

Në avionin privat, të dy gjendeshin të ulur pranë njëri-tjetrit. Katerina vazhdonte të ishte në ankth për gjithçka që po ndodhte. Dukej e përhumbur, duart i dridheshin. Hermani ktheu kokën nga ajo dhe e vuri re që duart po i dridheshin.
-Katerinë...
Katerina u kthye në realitet, dhe ndieu dorën e tij të djathtë teksa mbante dorën e saj të majtë. Ai ia kishte ngulur sytë.
-Katerinë... çfarë ke? Nuk më dukesh mirë. Mos u nisëm shpejt nga Parisi për të shkuar në Londër?
-Jo... nuk është problemi aty.
Ai u mundua ta qetësonte.
-Mos ki frikë, asgjë nuk do të ndodhë. Gjithçka do të rregullohet, ke për ta parë. Ki besim tek unë.

Për Hermanin ishte tejet e rëndësishme që Katerina të kishte besim tek ai. Pa besimin e saj, as ai nuk do të mund të ndërmerrte hapa kaq të rrezikshëm.
Ajo e besonte, ai ishte i vetmi që besonte. Siguria e tij se gjithçka do të shkonte mirë e bënte Katerinën të ndihej më e çliruar.
-Herman... akoma mendoj se ç'do të kisha bërë po të mos ishe ti. Asgjë nga këto nuk do të kishte ndodhur, asgjë prej gjëje. Jeta ime do të ishte krejt bosh...
-Mos fol kështu. Nuk jam unë ai që ndikoj në jetën tënde. Unë thjesht dua të të ndihmoj.
-Ti po më ndihmon më shumë nga ç'duhet, e unë nuk kam bërë asgjë për ty.
-Më mjafton prania jote, kjo është gjëja më e mirë që mund të bësh për mua. Nuk dua asgjë më shumë nga ti, dua veç që ti të jesh pranë meje. E çfarë mund të kërkoj më shumë nga ti përveç kësaj?
-Një familje normale, me mua dhe fëmijën tënd të ardhshëm.
-Fëmijën tonë të ardhshëm. Në një të ardhme, ti do të jesh nëna perfekte e fëmijës sonë. Jam i sigurt. Ti je aq e zonja me mua, ashtu do të jesh edhe kur të kemi një fëmijë. E zonja.
-Po më inkurajon tani? - ajo e vështroi me një shikim ironik.
Ai buzëqeshi edhe më. Dukej i lezetshëm sa herë që buzëqeshte, komplet njeri tjetër. Dhe ajo e adhuronte.

U mbështet me kokën në shpatullën e tij të djathtë, duke u kapur fort pas krahut të tij.
-Nuk jam ndjerë kurrë kështu, kaq e lumtur. Buzëqeshja jote është drogë lumturie për mua.
-Më pëlqen kur ma thua këtë. Buzëqeshja ime, droga jote e lumturisë. Hëh, më pëlqen vërtet, po aq sa më pëlqen ti kur më flet kështu.
-E di që të pëlqen, prandaj të flas kështu.
Ai dukej i lumtur, por diçka e ngacmonte nga brenda për gjithçka që po ndodhte.
-Katerinë, ti e di që unë të dua marrëzisht, apo jo?
-Sigurisht që e di. Edhe unë të dua po aq marrëzisht sa ti.
-Mos e harro këtë, ndoshta një ditë nuk do të jem aty për të ta thënë.

Ajo rrudhi vetullat.
-Përse e thua këtë?
-Nuk e di, ndoshta një ditë do të jem zhdukur nga faqja e dheut...
Katerina reagoi menjëherë.
-Herman, ti nuk do të më lësh asnjëherë. Harroje të zhdukesh nga faqja e dheut pa më marrë dhe mua me vete. Më mirë... mos e thuaj atë. Ideja se ti mund të mos jesh pranë meje... më bën të ndihem keq.
Një farë trishtimi e kapi në moment.
-Nëse mendon se do të vdesësh... atëherë harroje! Ti nuk do të vdesësh, jo pa mua. Nëse vdesim, do të vdesim bashkë. Nuk ka rrugë tjetër, - iu përgjigj dhe e përqafoi fort.
Ai ende nuk ndihej i sigurt.
-Katerinë, thjesht kur mendoj se çfarë po ndodh... Hana është shumë hakmarrëse. Ndoshta ajo duket në pamje të parë si një femër shumë ambicioze, por në të vërtetë është një vrasëse profesioniste. Ajo mund të vrasë këdo, pa pyetur për asgjë dhe asnjë. Ka një sekret që ende nuk e kam zbuluar për të. Përse kërkon të hakmerret kundër Bortonëve? Përpiqem të gjej çdo lloj arsyeje, por asgjë nuk përputhet.

Andërllend (Misteri i një familjeje)حيث تعيش القصص. اكتشف الآن