Disa ditë ikën sërish me vrap dhe... një mëngjes tjetër erdhi. Një mëngjes i këndshëm veror. Qershori u largua për t'ia lënë këtë ditë muajit të parë të korrikut, datës 1. Tani qyteti gumëzhinte më shumë nga tingujt e ndryshëm që kishin pushtuar jo vetëm çdo hapësirë të madhe, por edhe çdo qoshe të tij. Dhe atje, diku atje, dikush ishte zgjuar shpejt. Ishte ajo, Katerina. Nuk e dinte as vetë pse, por ndihej e lumtur atë ditë. E gjendur pranë dritares, teksa pinte një gotë me çaj, ajo vështronte përtej gjithçkaje. Ishte një ditë e veçantë, një ditë që e bënte të harronte gjithçka tjetër. Kishte kohë që nuk ndihej aq mirë, aq në paqe me veten. Dhe ajo ditë ishte e tillë, një ditë paqësore.
Hapi sytë e tij, dhe vështroi përreth. Ishte aty, në apartamentin e saj, në apartamentin e pacientes së tij në Nju-Jork. U ngrit në gjysmë të trupit dhe fërkoi fytyrën me duart e tij. Vështroi dhe njëherë përreth. Dhe u ngrit nga divani.
Kishte ditë që flinte në divan, aq shumë sa nuk i dukej e nevojshme të flinte në një shtrat. Shkoi në tualet, hoqi pizhamet e tij, bëri një dush të shpejtë, dhe veshi rrobat e përditshme. E teksa po ecte sërish drejt sallonit, vuri syzet në fytyrë. Dhe vështroi drejt saj. Sytë e tij gjetën pamjen e pacientes së tij. Ajo dukej ndryshe. Kishte një tjetër pamje.-Mirëmëngjes, zoti psikolog. Si ndihesh pas gjithë këtyre ditëve që fle në divan? E kam fjalën, është i rehatshëm? - pyeti ajo, me gjysmë zëri.
Toni i zërit të saj tregonte se ishte në humor të mirë.
-Ëëëh... po. Është i rehatshëm. Nuk është keq, - u përgjigj ai.
-A je gati ta nisësh ditën e sotme? Është data 1 korrik, dhe mua më duhet të dal për të parë se çfarë veshjesh kanë nxjerrë markat më në emër këtu në Nju-Jork. E ke parasysh, punët e modelingut. Kam nevojë të mendoj për ide të reja. Vitin që vjen, ato ide dua t'ia prezantoj stilistëve nga e gjithë bota.-Uau, ti je vërtet e përkushtuar pas punës. Ty të pëlqen fama, apo jo?
-Është diçka që e bëj me dëshirë. Pastaj, fama është diçka tjetër. Të gjithë pëlqejnë të bëhen nga pak të famshëm. Disave iu duket e lehtë, por që të jesh i famshëm nuk është aspak punë e lehtë. Duhet të ruash prestigjin dhe statusin tënd si një njeri i tillë. Është e rëndësishme të mos jesh një kopje e dikujt që mendon se është më i mirë se ti. Duhet të jesh unik në shijet e tua, dhe të përzgjedhësh me kujdes çdo ide. Njerëzit kanë nevojë të shohin gjërat që duan, dhe ti ua jep mundësinë që ata të shohin diçka që nuk e kanë parë askund tjetër. I bën ata të të duan dhe kujdesesh që ata të jenë fansat e tu. I bën ata të të përzgjedhin vetëm ty. Pra, ky është një prej çelësave të suksesit tim në fushën e modelingut, si dhe një nga metodat që përdor unë si drejtuese e një kompanie të tërë modelingu. Me pak fjalë, ideja është t'i bësh të tjerët të të duan dhe të të besojnë. Ata e urrejnë të zhgënjehen. Zhgënjimi është një nga gjërat që nuk lejohet të marrë jetë në punën time. Ndoshta kjo është dhe një nga arsyet se pse disa prej kompanive më të famshme të modës kanë kërkuar të bashkëpunojnë me mua.-Më bëhet qejfi që je e lumtur me karrierën tënde, Kei.
-Ç'më mbetet tjetër të bëj, Zederson? Jam e lumtur që punoj për atë çka dua. Jam e lumtur që po bëj diçka që e kam dashur gjithmonë. Dhe tani, atë që dua mjafton ta ndaj me të tjerët. Asnjëherë nuk mund të kënaqesh vetëm, e sidomos kur vjen puna tek profesioni yt. Ke gjithmonë nevojë për njerëz. Dhe unë jam e rrethuar nga njerëzit.
-Atëherë çfarë është ajo që do të bësh saktësisht?
Katerina buzëqeshi me konfidencë.
-Do të ta tregoj rrugës.***
ESTÁS LEYENDO
Andërllend (Misteri i një familjeje)
Ficción GeneralVrasja e babait të saj më 3 korrik të vitit 1999, në ditëlindjen e saj të trembëdhjetë, është pikërisht ngjarja që e shtyn Katerinën tetëmbëdhjetë vite më vonë t'i hyjë një aventure drejt zbulimit të së vërtetës, duke rrëmuar në të shkuarën e Andërl...