"U përpoqa ta bindja të kthehej në Londër. Ajo ngulte këmbë të mos kthehej. Bëra çmos që ajo të bindej, të paktën ta bënte për ty, Katerinë. Doja që ti të bindeshe që ajo është gjallë. Por ajo e ka kaq të vështirë të të takojë pas gjithë këtyre vitesh. Ka frikë të kthehet tek ti dhe Violeta. Edhe pse gjithçka u zgjidh, ajo sërish nuk është e qetë. Ka bërë shumë gjëra që, si mama i konsideron mëkat.
U përpoqa shumë Katerinë, vërtet. Por nuk munda ta bindja. Qëndresa e saj është shumë më e fortë se këmbëngulja ime. Doja shumë që ajo të të takonte, doja që kjo të ishte dhurata ime për ty. Por që nuk arrita ta realizoja. Më vjen keq!"Katerina mori frymë thellë, e palosi letrën dhe e futi sërish në zarf, të cilin e la në buqetën e trëndafilave që Hana ia kishte dërguar. Ashtu e heshtur doli nga dhoma e vetë, dhe shkoi në dhomën e muzikës. Nxori çelësin që e mbante të kyçur dhomën dhe e vuri në bravë.
Dera u shkyç. Katerina hyri brenda. Sërish e gjeti të mbuluar me çarçafë në çdo objekt që gjendej aty, dhe të mbytur në pluhur. Hera e fundit që kishte vendosur ta pastronte ishte kur kishte ftuar Zedersonin për të ngrënë darkë. Më pas, pas vdekjes së tij, vendosi ta mbulonte sërish. E tashmë hyri sërish pas një kohe të gjatë që nga hera e fundit që kishte hyrë. Nuk linte askënd aty përveç Nensit që e pastronte dhomën sa herë që ia kërkonte Katerina. Por tani dhoma kishte marrë po atë pamje të rrënuar si dikur.Katerina eci ngadalë nëpër dhomë, duke lënë sërish çapa nga takat e saj. Tingulli i takave përhapej si një jehonë e lehtë në dhomë. Ajo u drejtua nga pianoja, e cila, si çdo gjë tjetër aty, ishte e mbuluar me një çarçaf të madh të bardhë. Më pas ngriti sytë nga muri. Një kornizë, e mbuluar dhe ajo me çarçaf. Katerina zgjati dorën e djathtë dhe e tërhoqi çarçafin. Korniza mbante një portret, atë të mamasë së saj kur ishte e re. Kishte një pamje disi të kthyer në profil, por jo plotësisht. Për disa minuta, Katerina u përqendrua në atë portret, me një trishtim në fytyrë, dhe një heshtje që ia kishte kapluar shpirtin.
-Përse mama? Përse nuk dëshiron të kthehesh? Nuk do që t'i takosh vajzat e tua? Nuk do që ta takosh Katerinën tënde të vogël?Katerina buzëqeshi hidhur.
-Pastaj, ç'them dhe unë! Nuk jam më e vogël. U rrita, u rrita para kohe. U rrita kur ti më le në duart e atij njeriu të ashtuquajtur babai im. U rrita kur ti nuk më takove më kurrë. U rrita kur... babai im vdiq. Dhe pas vdekjes së tij paske qenë ti dhe kumbari im. Përse? Sepse ai të tradhëtoi me një grua tjetër? Apo ngaqë ti nuk e doje më, sepse doje dikë tjetër? Përse mama, përse i bëre të gjitha këto?
Një zë erdhi nga jashtë derës.
-Pra... tashmë e di të vërtetën, apo jo?Katerina ktheu kokën. Ishte Violeta. Me një buzëqeshje të hidhur hyri dhe ajo brenda dhomës, dhe shkoi pranë Katerinës. Mori frymë thellë, më pas vështroi portretin e mamasë.
-Unë dija gjithçka, Katerinë. Gjithçka që ka ndodhur me prindërit tanë.
-Por... përse nuk më ke treguar asgjë, Violetë?
-Nuk doja që ti të lëndoheshe nga e vërteta. Gjithçka e bëra për të të mbrojtur ty. E di që ti je një njeri shumë i ndjeshëm, dhe që shpesh pëson luhatje humori. Më vjen keq që nuk kam arritur të ta tregoja vetë, por që t'u desh ta merrje vesh në një tjetër mënyrë, në një mënyrë tejet të rrezikshme. Nuk munda të të tregoja që... familja Andërllend nuk ishte aq perfekte sa dukej në sytë e të gjithë njerëzve. Se pas çdo skene ka edhe prapaskena. Se pas dritës së bardhë fshihet një skëterrë e zezë. Vetëm unë e di se çfarë kam parë e çfarë kam dëgjuar dikur. Por që, kur mamaja më braktisi dhe mua, vendosa të harroja gjithçka. E harrova dhe vetë mamanë. E konsiderova të vdekur. E di, të gënjeva. Të thashë që ajo vdiq pak pas vdekjes së babait, nga një atak zemre. Kështu u thashë të gjithëve. Dhe tani, e gjithë Londra e di zonjën Andërllend të vdekur.Violeta kish marrë një pamje të trishtuar në fytyrë.
-Megjithatë, ti nuk e besove këtë. Dhe nise të kërkoje se kush ishte vrasësi i babait tënd. Nuk kam dashur që ti ta bëje, jam munduar të ta hiqja nga koka idenë se do të zbuloje ndonjë gjë. Por ti zbulove më shumë nga ç'duhej. Madje më shumë nga ç'dija unë. Të kërkoj ndjesë Katerinë, për gjithçka.
Sytë e Katerinës kishin një pamje të tronditur. Por pas disa sekondash një buzëqeshje ia pushtoi fytyrën.
-Nuk ka gjë, Violetë. Tashmë i përket së shkuarës. Sot nuk dua asgjë të ma prishë humorin. Është një ditë e lumtur, sapo jam martuar vërtet. Jam martuar me një njeri që e dua. E di, Hermani e meriton vërtet dashurinë time, Violetë. Ai më ka ndenjur pranë për dhjetë vjet rresht, qoftë afër e qoftë larg.Violeta zgjati dorën drejt fytyrës së motrës së saj.
-Më bëhet qejfi për ty. Nuk e ke idenë se sa e lumtur jam. Ndoshta ti nuk e beson, por jam vërtet e lumtur.
Pas këtyre fjalëve, Violeta e përqafoi butësisht.
-Jam krenare për ty, Katerinë. Ti je njeriu më i guximshëm që kam njohur ndonjëherë në jetën time. Nuk e prisja që ti të ishe e tillë. E dija që hera-herës ishe pak e çmendur por, nuk mendoja se do të kishe kaq guxim sa të merrje përsipër një aventurë aq të gjatë për të zbuluar të vërtetën. Tashmë e di atë. Dhe tani... je e lirë të jetosh një jetë normale. Tashmë je gati të mbash familjen tënde të re, je gati të jetosh.
DU LIEST GERADE
Andërllend (Misteri i një familjeje)
Aktuelle LiteraturVrasja e babait të saj më 3 korrik të vitit 1999, në ditëlindjen e saj të trembëdhjetë, është pikërisht ngjarja që e shtyn Katerinën tetëmbëdhjetë vite më vonë t'i hyjë një aventure drejt zbulimit të së vërtetës, duke rrëmuar në të shkuarën e Andërl...