Kaluan disa ditë në fakt qëkur Levi pranoi të bashkëpunonte me Hanën, e jo thjesht sepse donte ajo. Më shumë nga kurioziteti për ta njohur Hanën dhe për të zbuluar se për çfarë kish hyrë në jetën e Andërllendëve duke u përpjekur të zgjidhë misteret e së shkuarës. Dhe dukej se në shumë pak kohë, Levi ishte përpjekur të miqësohej me Hanën.
Në një mëngjes, Levi trokiti në derën e shtëpisë së saj. Ajo sapo ishte zgjuar nga gjumi, dhe ishte e veshur me fustanin e gjumit. Ai thjesht nuk priste ta shihte në atë gjendje, dhe e vështroi me një shikim që nuk i shpëtoi aspak Hanës.
-Dikush sapo u mahnit duke më parë të veshur kështu... Megjithatë, mirëmëngjes. Eja brenda, - i tha ajo.
Ai hyri brenda disi në siklet.
-Nëse kam reaguar çuditshëm... atëherë të kërkoj ndjesë Hana.
-Nuk ka problem, është krejt e natyrshme që ti të reagosh ashtu. Në fund të fundit je në një moshë të tillë kur hormonet mashkullore të rrëmbejnë të gjithin dhe të hedhin s'di se ku.
-Uau, tani po më duket sikur kam ardhur në ndonjë seancë psikologjike, sikur kam lënë takim me psikologen.Ajo buzëqeshi.
-Ok, të mbetet mes nesh. Përpos punëve që kam bërë, jam dhe psikologe, por jo një psikologe e thjeshtë. Tek unë mund të rrëfehesh për çdo gjë që të bluan përbrenda.
-Vërtet? Mund të rrëfehen njerëzit tek ti?
-Sigurisht. E çfarëdolloj gjëje të më thonë, nga unë nuk del asgjë. Sepse unë përpiqem të mbledh sa më shumë informacione për njerëz të ndryshëm.
-E pse e bën këtë?
-Sepse kam nevojë ta bëj, dua të di gjithçka mbi njerëzit.
-Ti je e çmendur atëherë.
Ajo e vështroi duke qeshur.
-E di që jam, njerëzit ma kanë thënë shpesh kur isha e vogël.Levi nuk e kishte parë asnjëherë Hanën të qeshte, dhe e qeshura e saj e tërhoqi menjëherë.
-E di? Ti dukesh ndryshe kur qesh.
-Në ç'kuptim?
-Dukesh bukur, ti më kujton mamanë time, ju të dyja jeni disi të ngjashme, veçse ti i ke sytë ngjyrë gri dhe ajo i ka në ngjyrë blu.
-Ashtu? Atëherë më fol pak për mamanë tënde.
Levi u ul diku dhe filloi të fliste.
-Epo... ajo është si çdo mama, një mama e mrekullueshme e cila përpiqet të më ruajë nga çdo e keqe e mundshme. Një mama e cila kujdeset shumë për mua. Më thotë shpesh që jeta e saj nuk do të kishte kuptim nëse unë nuk do të ekzistoja.
-Por ajo mama që ti e quan të mrekullueshme ka prishur një familje Levi. Andërllendët ishin një familje e lumtur deri në momentin kur mamaja jote u bë sekretarja e babait tënd. Ti nuk e ke idenë se sa ka vuajtur Anastasia kur mori vesh se Frederiku e kishte tradhëtuar me sekretaren e tij.
-Nuk është faji i mamasë sime për atë që i bëri Frederiku. Unë nuk e mbaj mend fytyrën e tij, por më kanë thënë që i ngjaj shumë atij nga pamja. Kështu më ka thënë Hansi.Hana e vështroi mistershëm.
-Ky Hansi... është kumbari i Katerinës? Ai që vrau babain tuaj?
Levi nuk nguroi t'i përgjigjej.
-Ai e vrau atë sepse Frederiku i vrau vëllain.
-Frederiku vrau babain e Hermanit... për shkak të Anastasias. Një ditë Katerina më kish thënë që Violeta nuk donte që e shkuara të kthehej dhe njëherë apo të zbulohej nga ajo... Levi, Katerina nuk e di arsyen e vërtetë të vrasjes së babait tuaj.
-As unë nuk e di, ndaj po përpiqem të ndihmoj motrën time ta gjejë bashkë me mua.
-Mos u mundo kot ta gjesh. Të gjitha përgjigjet i ka mamaja e Katerinës... vetëm ajo e di të vërtetën. Duhet të shkoj atje, - tha Hana dhe u bë gati të ikte.
-Hej... mos ke ndërmend të shkosh me fustan gjumi atje? - tha Levi.
Hana u kthye dhe njëherë mbrapa.
-Ke të drejtë... po shkoj të vishem.Ajo u drejtua për në dhomën e saj të gjumit. Në mes të gjithë rrobave të saj të errëta gjeti një bluzë në ngjyrë gri, një palë pantallona të zeza me shtrat të gjatë dhe një xhaketë të zezë të gjatë e të ngushtë në mesin e saj. I veshi dhe doli para Levit.
-Si dukem?
-Shumë mirë dukesh.
Hana i dhuroi një buzëqeshje ironike teksa ecte për të ikur.
-Prisja ndonjë koment më të mirë prej teje, Levi. Por mesa shoh, nuk qenke aq i zoti në komplimenta.
Levi u mendua për pak sekonda.
-Je e mrekullueshme... Hana.
Ajo ndaloi së ecuri. Një buzëqeshje tjetër ironike iu përvesh në fytyrë. Ktheu kokën nga ai.
-E dija që kishe një aftësi të mirë për të folur me vajzat. Ja pra, ky ishte komplimenti që doja të dëgjoja prej teje.***
YOU ARE READING
Andërllend (Misteri i një familjeje)
General FictionVrasja e babait të saj më 3 korrik të vitit 1999, në ditëlindjen e saj të trembëdhjetë, është pikërisht ngjarja që e shtyn Katerinën tetëmbëdhjetë vite më vonë t'i hyjë një aventure drejt zbulimit të së vërtetës, duke rrëmuar në të shkuarën e Andërl...