Një tjetër natë po aq pasionante. Shija e ëmbël e pasionit i kish dehur të dy bashkë. Delikatesa e saj femërore ia dilte gjithmonë ta zbuste sadopak atë mashkull. Dhe, për herë të parë në jetën e tij po e vështronte me vëmendje të plotë, teksa ajo shtrihej e tëra gjatë e gjerë aty pranë tij. Flokët e lëshuar kishin marrë disa onde tepër të lezetshme. Ajo gjendej e kthyer me shpinë nga fytyra e tij, megjithatë ai po e adhuronte kaq shumë në atë moment. Ishte krejt e zhveshur nga 'gënjeshtrat' e saj. Dhe ai parfum i këndshëm femëror ishte përthithur nga i gjithë shtrati. Hermani adhuronte çdo sekondë të pranisë së saj në krahët e tij. Ajo e bënte të lumtur, e bënte vërtet të lumtur. Ish munduar ta ndiente lumturinë fizikisht, nga kontakti që kish trupi i saj me të tijin. Dhe si kurrë më parë nuk ish ndierë aq i lumtur. Kish provuar çdo femër të mundshme, të çdo lloj kategorie, por asnjëra nuk ia kishte dalë ta joshte plotësisht, aq ashpër dhe aq fort sa Katerina. Pavarësisht gjithçkaje, tani e donte më shumë Katerinën, akoma më shumë se dikur. Tani e donte realisht, e donte vërtet. Tani nuk donte t'ia dinte për asnjë tjetër. Ajo ishte aty, dhe kjo kishte rëndësi.
Ai filloi të luante me flokët e saj.
-Katerinë... kam vendosur që... të mos flirtoj më me asnjë femër tjetër.
-Kjo është... gjë e mirë, - tha ajo me sytë mbyllur dhe me një buzëqeshje të ëmbël.
-Dhe... dua që ti të jetosh me mua këtu.
Kjo fjali e bëri Katerinën të kthente menjëherë fytyrën nga Hermani.
-Je i sigurt për këtë?
-Shumë i sigurt.
-Epo mirë... do ta mendoj.
-Nuk dua ta mendosh, dua ta bësh.
-Urdhër është ky?
-Urdhër i prerë.
-Bukur... po ndryshon goxha. Tani do që të jetosh me mua. Kjo është mrekulli.Dhe mëngjesi erdhi, i gjeti të dy në të njëjtën tavolinë. Katerina dukej e entuziasmuar.
-Sot do më duhet të punoj shumë, duhet të përgatitem për produktet e reja që do i shtohen kompanisë sime të modelingut. Kohët e fundit kemi shumë modele që po punësohen në kompani. Më duhet të flas së shpejti me Sharlotën, meqë atë e kam asistente.
-Prit pak, a nuk ishte Sharlota shoqja jote? - e pyeti Hermani.
-Po, por në fushën profesionale ajo është asistentja ime.
-Ah, bukur. Atëherë kjo do të thotë që ti nuk ia beson punët dikujt që nuk e njeh.
-Kështu jam unë, Herman. Pastaj, në ditët e sotme zor se duhet t'i besosh kujt.Katerina mori një fetë buke dhe e leu me marmalatë, dhe filloi ta kafshonte me të shpejtë. Hermani e vuri re menjëherë, dhe një e qeshur i erdhi natyrshëm.
-Çfarë? - ajo e vështroi me habi.
-Vërtet kështu do të jetë çdo mëngjes që do të vijë pasi ne të fillojmë të jetojmë bashkë?
Ajo ndaloi për një moment.
-Epo... të thashë që do më duhet të punoj shumë. Pastaj, ti e di. Unë nuk rri dot pa bërë diçka.
-Kur e thua këtë... dukesh sikur nuk do të gjesh kohë të mjaftueshme për mua.
-Herman... unë gjithmonë e gjej kohën për ty. Nëse ti do që të gjej kohë për ty, atëherë e gjej. Mos dysho për këtë, - tha ajo duke buzëqeshur.
YOU ARE READING
Andërllend (Misteri i një familjeje)
General FictionVrasja e babait të saj më 3 korrik të vitit 1999, në ditëlindjen e saj të trembëdhjetë, është pikërisht ngjarja që e shtyn Katerinën tetëmbëdhjetë vite më vonë t'i hyjë një aventure drejt zbulimit të së vërtetës, duke rrëmuar në të shkuarën e Andërl...