Sytë e saj u kthyen menjëherë nga ai, u ndie disi e shtangur për fjalët që ai tha.
-Çfarë...? Ti do të ikësh... nga Nju-Jorku?
-Është çështje pune, Katerinë. Më duhet të largohem nesër në mëngjes. Edhe pse nuk kam shumë dëshirë të shkoj.
-Dhe ti ma thua këtë tani? Oh Zot!
-Shiko, ndoshta kjo nuk ishte mënyra më e mirë për të ta thënë, por më mirë që ta thashë tani. Sepse unë nuk jam si Vinsenti që nuk të tha asgjë për ikjen e tij, ndërsa unë po të tregoj. Të paktën e di.
-Kështu, kaq prerë? Kjo nuk ishte mënyra më e mirë për të ma treguar këtë. Mund të ma kishe thënë para disa ditësh.
-Epo... tani e gjeta çastin për të ta thënë. Tani arrita ta bëja këtë.
-Dhe në këtë mënyrë ti arrite thjesht të më lëndoje. Madje më keq se Vinsenti. Nuk e prisja kurrë që ti të silleshe kështu. Mos po përpiqesh të më shmangësh, Herman? Këtë po bën? - tha ajo, dhe disa lotë filluan t'i dilnin nga sytë.
-Oh, të lutem! Po qan tani? Katerinë, mos qaj. Unë do të kthehem sërish.
-Po... dhe kur të kthehesh nuk do të gjesh më atë Katerinë që sheh tani. Do të kesh të bësh me një Katerinë tjetër. Një Katerinë të ashpër e të ftohtë, të lënduar sërish nga një tjetër mashkull në jetën e saj.
-Katerinë... e ke me të vërtetë këtë që po thua? Unë të kam lënduar ty?
Ai e kapi nga krahët.
-Më shiko në sy Katerinë. Më thuaj, kur të kam lënduar unë ty? Ëh? Kur?
Ajo nuk mund ta shihte dot. E vetmja gjë që mund të bënte ishte t'i linte lotët t'i rridhnin nga sytë ngadalë mbi fytyrën e saj.
-Tani... tani e bëre.Fytyra e tij mori një pamje të ashpër. Dhe duart e tij filluan t'ia shtrëngonin më shumë krahët Katerinës.
-Uau, çfarë po më dëgjojnë veshët! Unë, Herman Notlli, njeriu që kujdeset për ty më shumë se kushdo tjetër, të paskam lënduar. Unë, që gjithmonë të kam mbajtur pranë vetes, të paskam lënduar. Unë, ai që të doja në këmbim të asgjëje, të paskam lënduar. Në rregull pra, ti je e lënduara në këtë mes. Ti, që më the se kishe rënë në dashuri me kushëririn tim fiks në momentin kur mendoja se do të ishte dita ime për të treguar se çfarë ndieja për ty. Ti, që u dashurove pas tij si e marrë ndërkohë që ai nuk bëri asgjë për ty. Ti, që pavarësisht gjithçkaje, unë të pranova sërish, për hir të dashurisë që kisha për ty. Por ti ke dashur thjesht ngushëllim prej meje. Çfarë mendove Katerinë? Se do të më gjeje ashtu siç isha dikur? Mos mendove se unë do të hapja krahët drejt teje e do të të thoja 'bëhu e dashura ime, kështu do të mund ta bësh xheloz Vinsentin dhe ai do të dojë të të kërkojë sërish që ti ta duash atë', këtë mendove? Epo... nëse ke menduar pikërisht këtë, atëherë ke zgjedhur personin e gabuar. Unë nuk i dua lojërat e tilla, Katerinë, nuk i dua aspak.Ai afroi fytyrën drejt të sajës.
-Ti nuk më njeh mirë, Katerinë. Nëse do të më njihje sadopak, atëherë do ta dije se unë nuk kam për të të lënë të bashkohesh me Vinsentin. Përderisa ti erdhe tek unë... do të thotë që ti do të jesh e imja. Por jo tani. Ndoshta... pas disa vitesh, do arrish të hapësh sytë, dhe do të kuptosh se është dikush tjetër që ia vlen ta duash më shumë se Vinsentin. Je ende e vogël për ta kuptuar se çfarë është dashuria e vërtetë. Dhe nuk e di pse po përpiqesh thjesht të më bësh të mos iki, por dramaticiteti yt nuk mund të më ndalojë të iki. Asgjë nuk më ndalon mua, Katerinë. As ti, dhe askush tjetër. Kështu që... mirupafshim, - tha ai dhe, ngadalë filloi të largohej.
Për një moment, Katerina u nervozua më shumë se çdo herë tjetër. Dhe fjalët që nuk deshi kurrë t'ia thoshte, i nxori nga goja në atë moment.
-Të urrej Herman Notlli!Aty ndaloi. Fjalia që nuk do të donte ta dëgjonte asnjëherë, sapo i erdhi në veshë. Ai ktheu kokën dhe e vështroi. Fytyra e saj iu duk krejt tjetër, një lloj urrejtjeje e frikshme momentale e kish pushtuar qenien e saj teksa e vështronte me inat. Ajo hyri menjëherë më apartamentin e saj dhe e mbylli derën me forcë. Ai u kthye e vazhdoi të ecte në rrugë, me duart në xhepa, dhe disi i dëshpëruar në brendësi të vetvetes. U ndie në faj se pse ia tha ato fjalë. A ishte vallë e fundit herë kjo, kështu do të mbaronte dhe dita e fundit e tij për këtë vit në Nju-Jork? Mesa duket, po.
Pranverë e vitit 2011. Hermani u rikthye sërish në Nju-Jork, në moshën tridhjetë vjeç. Tashmë, u kthye si një avokat i njohur për aftësitë e tij të mira që kishte për të mos humbur asnjë çështje të tijën. Dukej i lumtur, më shumë i gëzuar për faktin që u rikthye sërish në këtë vend. Kishin kaluar tre vjet. Tre vjet që dukeshin si tre shekuj. Nju-Jorku sa vinte e zhvillohej gjithnjë e më shumë nga të gjitha anët.
I bindur se tashmë ai ishte rritur e ishte burrëruar, nuk kishte më ndërmend të flirtonte me lloj-lloj vajzash. Tashmë dëshironte të gjente dashurinë e jetës së tij. Mendonte se do ta gjente këtu, në Nju-Jork. Ai e dinte se çfarë donte, më saktë, se kë donte. Tani e dinte. E tek kalonte rrugës, pa një kioskë e cila kishte nxjerrë numrin e ri të një reviste që fliste shumë për modën. E mori njërën prej tyre dhe filloi të shikonte shkrimet e faqeve, nga kurioziteti. Në një nga faqet e revistës zbuloi diçka që nuk ia merrte mendja. Thuhej që, një modele me origjinë nga Londra e cila ishte rikthyer në Nju-Jork për të performuar sërish, papritur kish pësuar një aksident që për pak i mori jetën. Thuhej që aksidenti ishte i qëllimshëm, çështje pune dhe xhelozie. Thuhej dhe se tashmë, modelja ishte dërguar në apartamentin e saj në Nju-Jork. Ia mori mendja se kush ishte.
Një trokitje u dëgjua në derë. Derën e shtëpisë e hapi Sharlota, shoqja e modeles së aksidentuar.
-Përshëndetje, si mund t'ju ndihmoj?
-Kam ardhur të takoj pacienten.
-Më vjen keq por pacientja nuk dëshiron të takojë askënd për momentin.
Por Hermani nuk donte t'ia dinte. Ai hyri brenda.
-Zotëri, ju lutem! Nuk mund të hyni kështu! - thirri Sharlota, por Hermani vazhdoi të ecte, në kërkim të pacientes.
-Sharlotë, nuk dua të më hyjë askush në dhomë! - thirri pacientja disi e nervozuar, teksa qëndronte në shtrat.
Hermani hapi derën menjëherë.
-Thuaj ç'të duash, mua nuk mund të më largosh dot aq lehtë nga dhoma, - ia ktheu ai.
YOU ARE READING
Andërllend (Misteri i një familjeje)
General FictionVrasja e babait të saj më 3 korrik të vitit 1999, në ditëlindjen e saj të trembëdhjetë, është pikërisht ngjarja që e shtyn Katerinën tetëmbëdhjetë vite më vonë t'i hyjë një aventure drejt zbulimit të së vërtetës, duke rrëmuar në të shkuarën e Andërl...