110.

84 4 0
                                    

-Çfarë... po thua kështu? Si mund të mos e dish?
Hermani iu afrua me vrull.
-Katerinë, ata djem më futën në një rrugë të keqe. Ata më dehën, më droguan dhe... më sollën një vajzë në apartament, dhe gjëja e parë që ndjeva ishte ajo ndjesia që kap çdo mashkull... Isha i dehur komplet keq dhe nuk më interesonte asgjë veç vetes dhe qejfit tim. Ajo dukej kaq... e bukur dhe joshëse. Droga e dha efektin tek unë. U bëra i paduruar, tejet aktiv. Doja vetëm që të mbaroja punë me të. Ajo filloi të luante me mua duke bërë vajzën e pafajshme, gjoja nuk donte që unë të përfitoja prej saj. Ajo 'më përgjërohej' të ndaloja... por unë nuk e dëgjova. Nuk e di pse ajo që po ndodhte më shtynte më shumë ta bëja atë gjë. Vazhdova ta shfrytëzoja deri në momentin e fundit, aq sa u lodha dhe vetë. Ajo u shtri përtokë, dukej sikur u kënaq nga e gjithë ajo që ndodhi, por unë nuk kuptoja asgjë. Nuk po e njihja veten më. Sa herë që e kujtoj atë që ndodhi... më duket sikur e kam detyruar me forcë të kryente marrëdhënie me mua.

Katerina shqeu sytë.
-Çfarë...?! Oh Zot! Kjo... është e tmerrshme! Herman... ti... ti ke përdhunuar një vajzë?
-Katerinë... të betohem që nuk e kam bërë atë gjë.
-Herman... e kupton se çfarë ke bërë? - ajo filloi të ndihej keq në vetvete.
-Nuk ishte përdhunim! Nuk ishte. E gjithë ajo që ndodhi ka qenë pjesë e lojës së tyre, ajo vajzë hiqej sikur nuk donte.
-Ndërsa ti vazhdove ta bëje atë akt të ndyrë...
-Katerinë... të lutem më dëgjo deri në fund.
Shikimi i saj ishte i tmerruar.
-Herman... kam frikë nga ti. Po sikur të ma bësh dhe mua atë gjë?
-Të betohem që nuk do të ta bëja kurrë atë gjë. Të lutem, më dëgjo. Ti nuk e di se çfarë kam kaluar unë... pas asaj që ndodhi.

Ai mori frymë thellë, ashtu i zymtuar në fytyrë.
-Mëngjesin tjetër pashë gjënë më të tmerrshme me sy, ajo kishte vdekur. Ata djem e kishin vrarë. Dhe pasi e kishin bërë, ia kishin mbathur. Aty erdhi policia, dhe më arrestoi. Por nuk ndenja shumë gjatë. Pasi më morën gjurmët, policët zbuluan që nuk isha unë vrasësi. E kuptuan që isha i pafajshëm pasi tregova për atë grupin e djemve. Policët më thanë se ai grup e kishte bërë këtë gjë dhe me të tjerë njerëz si unë. Pas shumë hetimesh, policët arritën ta kapnin atë grup djemsh që më kishin futur në një rrugë të tillë. Dhe që nga ajo përvojë vendosa të bëhesha avokat, në mënyrë që të zgjidhja çdo padrejtësi njerëzore. Por kjo nuk shmang asgjë. Jam një njeri i poshtër, Katerinë. I poshtër! E lashë veten të bëhesha preja e tyre. Ndaj dhe tani nuk i besoj më askujt. E gjithë ajo që ndodhi më bëri mua një maniak femrash. Dhe tani nuk mund t'i shmangem, sepse më është bërë ves i tmerrshëm. Unë meritoj të vdes! Ja çfarë meritoj! Jam një mashkull i tmerrshëm! Nuk mund të jem si gjithë të tjerët. Unë mund të isha dikush tjetër, mund të isha një djalë më i mirë. Por që nuk jam. Nuk jam një njeri i mirë!
Ajo e shihte e tmerruar teksa ai i bërtiste përpara fytyrës.
-Ka ndonjë gjë që... të bën ty njeri të mirë? Ekziston ndonjë gjë që mund të ndryshojë gjendjen tënde për mirë? Në mos diçka, a ekziston dikush?
Vështrimi i tij u bë i thellë e i errët.
-Fatkeqësisht... nuk ekziston asgjë që të më bëjë mua një njeri të mirë. Por nëse ekziston dikush, e vetmja gjë që më nevojitet prej atij personi është... të më pranojë ashtu siç jam, me gjithë të këqijat e mija. Por kush mund të dojë një njeri të tmerrshëm si unë? Më thuaj Katerinë... kush?

Katerina u ngrit ngadalë dhe iu afrua menjëherë, tejet e tmerruar. Ia ngriti fytyrën me duar dhe pa që ai po qante. A është e mundur vallë që një burrë si ai të qante? U ndje keq që po e shihte në atë gjendje aq të dëshpëruar.
-Herman... qetësohu. Më shiko, më shiko mua, të lutem.
Hermani ngriti fytyrën drejt të sajës.
-Katerinë... nuk dua të përjetoj më të njëjtën gjë siç bëra me atë vajzë.
-Nuk ka për të ndodhur më kurrë! Jam unë këtu. Asgjë nuk do të të ndodhë. Ki besim tek unë.
Hermani e kishte humbur toruan, por Katerina nuk ndryshoi aspak. Përkundrazi, tani u mundua të afrohej më shumë pranë tij. E mori atë dhe e uli mbi shtrat.
-Herman, të lutem qetësohu. Mblidhe mendjen.
-Katerinë, nuk dua ta them por... më mirë më qëndro larg, unë nuk jam një njeri i mirë.
-Në këto momente nuk dua t'ia di se si je ti. Dua vetëm që të qetësohesh. Dhe mos e thuaj atë gjë, mos më largo nga vetja... të paktën tani, - tha ajo.
-Unë jam një vrasës. Mund të të vras dhe ty pavetëdije, siç bëra me të.
-Ti nuk je vrasës Herman. Por nëse do të më vrasësh, atëherë bëje! Herman, nëse vërtet më do sadopak...
-Unë të dua tmerrësisht shumë, por pas kësaj që të thashë... kam frikë se e shkuara do të më kaplojë dhe mua njësoj siç ka bërë me ty.
-Nuk do ta lejoj që e shkuara të të kaplojë. Nëse e bën, atëherë ku do të mbështetem unë kur të përballem me të shkuarën time, me gjithë të vërtetat? Kush do të më mbajë mua fort nëse bie, Herman? Ti, ti do më mbash. Realisht... nuk kam askënd tjetër kaq të afërt sa ty. As me Violetën nuk jam kaq e afërt. Nga njëra anë nevrikosem shpejt me ty, sepse ti sillesh si idiot... ndonjëherë sillesh ashtu. Dhe nga ana tjetër e di që, çdo gjë që e thua... e thua për të më mbrojtur mua. Por tani je ti ai që ke nevojë për t'u mbrojtur. Dhe nëse do të më duhet të të mbroj nga çdo gjë që të bën të ndihesh keq... atëherë do ta bëj.
-Unë nuk kam nevojë për mbrojtjen e askujt. Mund ta mbroj vetë veten, mund ta mbroj duke qëndruar larg njerëzve, duke fshehur çdo gjë të mundshme timen. Nuk më është dashur ndonjëherë që dikush të më mbrojë. Kam qenë gjithmonë i vetëm, vetëm për vetëm me veten time. Gjithçka më është dashur ta bëja vetë. Dhe ja ku jam tani, jam ky që ti sheh.
-Herman... ti flet kështu sepse e urren atë që të ka ndodhur në të shkuarën.
-Jo vetëm atë! I urrej të gjithë njerëzit, urrej çdo gjë të mundshme dhe çdokënd që guxon të hyjë në punët e mija, çdokënd që rrëmon në të shkuarën time.

Sytë e saj vështruan drejt syve të tij.
-Qetësohu Herman.
-Nuk mund të qetësohem. Jam shumë i nervozuar. Nuk e di pse ta tregova atë që më ndodhi. Ti nuk duhet ta dije këtë. Nuk duhet ta dije aspak se çfarë ka ndodhur në të shkuarën time.
-Oh, të lutem. Mos bëj kështu. Nuk dua të të shoh kaq të nervozuar me veten. Ti nuk je kështu. Mua më bëhet qejfi kur ti më tregon ndonjë gjë për veten. Në këtë mënyrë unë mund të të njoh akoma më shumë. Kështu mund të zbuloj atë Hermanin e vërtetë që fshihet brenda teje. Të kam thënë që mund të kesh besim tek unë. Ti ke nevojë të flasësh ndonjëherë. Dhe këtë mund ta bësh me mua.
-Katerinë... si ka mundësi që ti vjen gjithmonë tek unë sa herë që kam nevojë për dikë me të cilin mund të flas pa u paragjykuar?
-Unë nuk të kam paragjykuar ndonjëherë.
-Pikërisht... si ka mundësi që ti je kaq e mirë me mua?

Katerina buzëqeshi sërish, e mori në krahët e saj atë trup dhe e përqafoi fort. Fytyra e tij u gjend mbështetur pas kraharorit të saj dhe me të dyja duart po shtrëngonte shpinën e saj. Ajo ndieu ngrohtësinë e duarve që po ia shtrëngonin shpinën, dhe mbylli sytë për një moment. Ai ishte i gjithi i ngrohtë, nuk ishin vetëm duart e tij të mëdha dhe të fuqishme. Ndërkohë frymënxjerrja e saj po i ledhatonte veshin Hermanit.
-Për sa kohë që ti do të sillesh mirë me mua... atëherë dhe unë do të sillem mirë me ty. Unë e di shumë mirë që ti ke nevojë për dikë të të kuptojë. Jo të gjithë mund të të kuptojnë ty. Por unë mund ta bëj. Thuaj çfarë të duash, por mua nuk më shmang dot, Herman. Nëse për ndonjë moment të kam paragjykuar, atëherë të kërkoj ndjesë. E kam bërë padashur, dhe pa të dëgjuar deri në fund. Unë e di shumë mirë se si je ti, dhe askush nuk të njeh ty më mirë se unë. E kam me të vërtetë. Unë e di që... thellë-thellë, ti nuk je kaq i ashpër. Përkundrazi, ti ke një zemër të butë. Ashpërsia jote është thjesht një maskë e jotja, një maskë momentale. Unë nuk të kam kërkuar ndonjëherë të ndryshosh, unë mund të të pranoj me gjithë të këqijat e tua. Për sa kohë që ti nuk më largon nga vetja... dyert do t'i kesh gjithmonë të hapura tek unë.
Ajo e vështroi drejt e në sy. Shikimi i tij nuk ishte më ai i disa minutave më parë. Tani ai dukej më i qetë.
-Katerinë... nuk besoj se kam për të të larguar ndonjëherë nga vetja. Të paktën për këtë jam i sigurt. Të largoj një njeri si ti nga vetja ime është gabimi më i madh që mund të bëj. E di shumë mirë që unë kam tendencën t'i largoj njerëzit nga vetja, por ti je... një njeri që nuk mund t'ia bëj këtë gjë. Nëse do të të largoja dhe ty, atëherë do ta humbisja njëherë e mirë veten time.

Andërllend (Misteri i një familjeje)Donde viven las historias. Descúbrelo ahora