Darkë. Ora 20:00. Heshtja e errët kish pushtuar dhomën. Asnjë tingull nuk ndihej, asgjë. Heshtja kishte kllaposur çdo gjë. Bashkë me gjithçka, heshtja kish kllaposur dhe "viktimën" e përhumbur, Katerinën. Nën efektin e një qetësuesi, ajo rrinte shtrirë mbi shtrat. Nuk mund të flinte. Gjumi nuk kishte aq forcë sa t'ia mbyllte sytë. Do të donte të kishte vdekur, të ishte zhdukur prej aty. Të binte në një gropë e të mos dilte kurrë. Do të donte të ishte ajo në vend të babait të saj.
Pas pak, mendja filloi t'i punonte. Filloi të mendonte në brendësi të mendjes, pa zë.
"Më fal Zederson, por nuk mund të ta them se kush është vrasësi. Jam e detyruar të hesht deri në momentin kur ta gjej e ta kem para syve atë njeri të ndyrë. Unë e di shumë mirë se kush është, por ende nuk e di se pse e vrau babain tim..."Katerina u ngrit ngadalë nga shtrati. Futi dorën në xhepin e njërës prej çantave të saj. Nga xhepi i çantës nxori një foto, të cilën e vështroi me neveri. Aty ishte ajo, më 3 korrik të vitit 1999, në ditën e ditëlindjes së saj. Kishte dalë bashkë me atë njeri që i kishte vrarë babain.
-Do të të gjej, o njeri i ndyrë. Ke për të paguar gjithçka që bëre.Katerina e futi sërish foton në çantë. U vesh për të dalë. Doli nga dhoma. Zbriti shkallët. Shkoi drejt derës dhe doli, duke u drejtuar për nga garazhi.
-Sebastian, më nxirr makinën time. E ke parasysh ti, Maserati kabriolet që e përdor vetëm unë.
-Menjëherë zonjushë, - iu përgjigj Sebastiani.
Kur Sebastiani doli bashkë me makinën, në fytyrën e Katerinës u krijua një buzëqeshje.
-Ah, pikërisht kjo makinë. Më në fund... mrekullia doli në dritë. E ke mbajtur mirë kur s'kam qenë këtu?
-Sigurisht zonjushë.
-Në rregull, tani shko të hapësh portën, - tha ajo dhe hyri brenda në makinë.
Ajo ndezi makinën, ndërsa Sebastiani hapi portën. Sapo porta u hap plotësisht, Katerina ia shkeli gazit. U nis me vrull në anën e majtë të rrugës, e cila ndriçohej nga dritat. Dukej nervoze teksa vazhdonte të ngiste makinën. Po shkonte drejt një zone që, për kujtimet e saj ishte tepër e errët..."Atë ditë binte shumë shi... Nuk dihej në do të mund të pushonte. Ishte pranverë. Pranverë e vitit 1997. Unë isha aty, dhe babai im gjithashtu. Ai ishte në oborr, ndërsa unë në dritare. Dhe një njeri kaloi krejt rastësisht aty. Ishte... një burrë. Diku rreth të tridhjetave...
Ai erdhi aty dhe e pyeti babain tim për diçka. Më pas, i hodhi një sy nga larg gjithë shtëpisë sonë, dhe vuri re se në njërën prej dritareve të shtëpisë po e vështroja unë, Katerinë Evë Izabelë Andërllend. Vajza e vogël pasanike, dhe një ndër fëmijët më të lezetshëm që kishte fisi i Andërllendëve. Po, isha unë, vajza e vogël dhe e bukur e Frederik Andërllend...
Akoma më kujtohet fytyra e atij burri që na vizitoi krejt rastësisht. Kishte flokë kafë të çelët, sy blu, mbante mustaqe, dhe kishte një trup të gjatë e të dobët..."Katerina kishte arritur në një zonë të errët. Ishte përballë një shtëpie të pabanuar që prej tetëmbëdhjetë vitesh. Ajo nxori një çelës nga xhepi i çantës, fiku makinën dhe zbriti. Filloi të ecte ngadalë drejt shkallëve të drunjta, për të hyrë në atë shtëpi. E shkyçi derën dhe hyri brenda...
"Kaloi kohë e gjatë. Burri misterioz na ftonte shpesh të shkonim në shtëpinë e tij. Dhe po, shtëpia e tij më pëlqente, kishte gjelbërim kudo përreth shtëpisë së tij. Ai dhe babai im u bënë miq. Por babai im nuk dyshoi kurrë për të. Nuk dyshoi kurrë se ai do të ishte një maniak me fytyrë engjëlli. Ose më saktë, me maskë engjëlli, se fytyrën e kish si të djallit..."
Ngadalë hodhi hapat mbi dysheme. Ngadalë eci përreth. Ajo shtëpi me mijëra mistere e kujtime të errëta po mbante brenda Katerinën, viktimën e kujtimeve që i përshkonin trurin...
Katerina buzëqeshi hidhur. Vështroi shkallët që të çonin në katin e dytë të asaj shtëpie të rrënuar dhe shkoi drejt tyre për t'i ngjitur. E dinte mirë se çfarë kishte atje. Katerina shkoi drejt një dhome në anën e djathtë. Ngadalë hapi derën e dhomës..."Ah, kjo dhomë! Kjo dhomë ishte e preferuara ime, ishte më e bukura e shtëpisë së tij. E pëlqeja. Dukej sikur e kishte bërë për mua. Në fakt kisha të drejtë kur e mendoja këtë. Për mua e kish bërë, por jo se më kishte si të isha vajza e tij. Këtë dhomë ma tregoi në ditën e 3 korrikut të vitit 1999. Ishte surpriza e tij për ditëlindjen time, surpriza që shkatërroi fëmijërinë time..."
***
3 korrik 1999. Ajo hyri në dhomë, dhe e vështroi. Ishte një dhomë e mrekullueshme e krijuar e tillë vetëm për fëmijët, për një vajzë si ajo.
-Uau, duket kaq e bukur! - tha ajo.
Dhe ai kyçi derën nga brenda. Katerina dëgjoi tingullin e bravës që u mbyll. U kthye nga ai, i cili po buzëqeshte.
-Të pëlqen dhoma? E kam bërë për ty. Mund të rrish sa të duash.
Diçka në zërin e tij i futi frikën Katerinës. Ajo donte për një moment të largohej prej aty. Dhe ai, njeriu misterioz filloi t'i afrohej.
-Katerinë, ti je një vajzë e bukur. Je një Andërllend. Por ti ke diçka në trupin tënd të bukur, diçka që unë dua ta shoh. Do të më lësh ta shoh atë? Mos ki frikë, unë nuk do të të bëj asgjë. Dua thjesht ta shoh atë gjë që ndodhet në trupin tënd.
Ajo ishte pranë dritares së madhe që gjendej e hapur. Dhe jashtë saj, degët e një peme të madhe qendronin aty pranë dritares.
-Kurrë! - tha Katerina, dhe u hodh nga dritarja.
-Katerinë! - ai shkoi me vrap drejt dritares duke menduar se do ta kapte.
E gjeti Katerinën të varur në degët e pemës. Ai dukej nervoz.
-Katerinë... mos shko në shtëpi. Mos guxo të shkosh atje!
-Pse?
-Nëse ti shkon atje... jeta jote do të shkatërrohet brenda kësaj nate. Katerinë... babai yt është një njeri i keq. Ai nuk të meriton ty si vajzë.
-Babai im nuk është i keq, ai është thjesht i mërzitur për shkak të ndarjes nga mamaja ime.
-Jo Katerinë... mos shko në shtëpi. Ai do të të vrasë.
-Ai nuk mund të më vrasë. Unë jam vajza e tij.
-Katerinë... ai nuk të ka dashur kurrë. Ti duhet të më dëgjosh.
Por ajo nuk e dëgjoi më. Ajo zbriti ngadalë nga pema dhe ia mbathi me vrap...Darkë. Katerina priste babain e saj të kthehej në shtëpi. Dukej e frikësuar për atë që përjetoi. Ishte e frikësuar për gjithçka. Dhe ja, ora 21:00. Babai i saj hyri brenda, i dehur.
-Katerinë! - thirri.
Ajo doli nga dhoma e saj. Zbriti shkallët ngadalë. Dhe vështroi babain e saj. Ai kishte marrë një çehre tjetër, dukej i dëshpëruar.
-Katerinë, afrohu këtu. Mos ki frikë... nga unë. Nuk do të të bëj... asgjë.
Por ajo nuk po lëvizte. Kishte ngrirë, mendonte ende fjalët e atij burrit misterioz, që babai i saj mund ta vriste. Por a mundet një baba të vrasë vajzën e tij?
Dhe babai i saj iu afrua. U ul në gjunjë, dhe e përqafoi.
-Katerinë... të lutem më fal. Unë jam një baba i keq. Më fal që të kam dhunuar, më fal që inatin tim ta kam nxjerrë ty. Të betohem se nuk do të të dhunoj më. Të betohem, nuk do të ngre më dorë mbi ty.
Katerina ishte ende e ngrirë dhe e frikësuar. Nuk dinte çfarë të mendonte. Kjo ishte krejt e papritur...***
VOCÊ ESTÁ LENDO
Andërllend (Misteri i një familjeje)
Ficção GeralVrasja e babait të saj më 3 korrik të vitit 1999, në ditëlindjen e saj të trembëdhjetë, është pikërisht ngjarja që e shtyn Katerinën tetëmbëdhjetë vite më vonë t'i hyjë një aventure drejt zbulimit të së vërtetës, duke rrëmuar në të shkuarën e Andërl...