132.

69 3 0
                                    

"Frika ime më e madhe e momentit ishte se çfarë do të ndodhte më pas...
Gjithçka mes meje dhe Hermanit duket kaq mirë, kaq në rregull. Por ende nuk arrija të kuptoja se pse Hana kërkonte të hakmerrej. Ajo më dukej si një vajzë e qetë."

"Ajo është vajza më hakmarrëse që kam njohur ndonjëherë. Gjithçka dëshironte ta bënte vetëm, duke më nxjerrë jashtë loje mua dhe Katerinën."

"Ajo përfitoi prej faktit se desha të hakmerresha për të shkuarën time. Me siguri ajo më ka ndjekur me kohë dhe ka zbuluar çdo gjë."

"Si mundet që Hana të jetë shndërruar në një njeri të akullt? Alfredi i vret babain, më pas e birëson. Ajo mëson prej tij si të bëhet një vrasëse profesioniste, dhe tani dëshiron t'i përdorë aftësitë e fituara mbi trupin e Alfredit... Oh Zot! Ajo nuk njeh kufij."

***

-Ju të paaftë! Ju thashë që e dua Vinsentin këtu. Të gjallë, shëndoshë e mirë. Nëse atij i ndodh ndonjë gjë deri nesër në mëngjes, përpara se ju ta gjeni, atëherë të siguroheni se nuk kam për të toleruar asnjërin prej jush me jetë.
-Por z. Alfred, ne kemi kërkuar gjithandej, në çdo vend të mundshëm ku ju dhe djali juaj keni shkuar.
-Nuk dua t'ia di. Më gjeni djalin dhe ma sillni shëndoshë e mirë.
Violeta hapi portën e shtëpisë së Bortonëve. Vështroi në mes të errësirës së mbrëmjes një mal me roje të shpërndarë e të hallakatur.
-Çfarë po ndodh këtu... z. Alfred? - e pyeti ajo, disi e çuditur dhe e shqetësuar.
Ai u mundua të ndryshonte mimikën e fytyrës, duke mos e dhënë veten.
-Ooo... Violetë! Çfarë kënaqësie që po të shoh këtu. Ke ardhur në kohën e duhur.
-Mua nuk po më duket kështu. Dukeni i shqetësuar, z. Alfred. Ju nuk jeni kështu zakonisht.
-Nuk është asgjë më shumë veç problemeve të përditshme.

Të dy hynë në zyrën e tij. Alfredi e ftoi Violetën të rehatohej në kolltukun përballë tavolinës së tij të punës ndërkohë që ai u rehatua në karrigen e vetë.
-Atëherë më thuaj Violetë, me ç'rast ke ardhur në shtëpinë time?
-Z. Alfred, kam ardhur të flas me ju për një çështje të rëndësishme.
-Po, mund të më thuash.
-Por përpara se të flasim për këtë, do të doja që dhe Vinsenti të ishte këtu, në praninë tonë. Është e rëndësishme që ai të jetë këtu.

Alfredi ndryshoi për pak mimikën e fytyrës. Çfarë do i thoshte Violetës, se Vinsentin e kish rrëmbyer ish- nusja e djalit të tij të vdekur dhe të panjohur nga njerëzit e tjerë? Jo, askush nuk duhet ta zbulonte sekretin e tij të madh. U mundua të buzëqeshte, edhe pse me një lëmsh në fyt.
-Vinsenti nuk është këtu për momentin, është jashtë qytetit për disa çështje të kompanisë. Por mund të më thuash mua se për çfarë bën fjalë çështja.
Atëherë Violetës iu desh të vazhdonte bisedën pa praninë e Vinsentit.
-Dua të flas për çështjen e trashëgimisë së Katerinës. Ju e dini që ne Andërllendët kemi një lloj rregulli përsa i përket trashëgimisë. Nëse njëri nga pjesëtarët e një çifti vdes, atëherë trashëgimia e pjesëtarit të vdekur i kalon pjesëtarit tjetër me të cilin është martuar. Që do të thotë se trashëgimia e Katerinës i kalon tashmë Vinsentit. Prandaj duhej që ai të ishte i pranishëm këtu.
-Do të mundohem të kontaktoj sa më shpejt me të për këtë çështje, megjithatë nuk duhet të nxitojmë. Çështje të tilla bëhen avash-avash. Por po më çudit një gjë. Përse po nxiton në lidhje me këtë çështje?
-Nuk kam ndonjë arsye pse, thjesht dua që kjo punë të përfundojë sa më shpejt, z. Alfred.

Ai e donte kaq shumë këtë pasuri, mezi po priste për ta marrë. E megjithatë, sërish nuk ishte i qetë kur e dinte që Vinsentin e kishin rrëmbyer. Nuk e kishte shumë mendjen tek kjo çështje.
-Do të flasim sërish ndonjë ditë tjetër, kur Vinsenti të jetë këtu. Sonte do të nisem për te ai. Ndaj, me gjithë mirësjelljen time, do të të lutesha të ktheheshe në shtëpi në këto momente sepse siç e sheh, dhe unë nuk kam shumë kohë në dispozicion.
-Oh, dhe unë në fakt do të ikja tani, nuk dua t'ju marr kohën që iu ka mbetur në dispozicion. Për këtë çështje mund të flasim një ditë tjetër.
Ai buzëqeshi me kokë. Violeta u ngrit nga kolltuku ku ishte ulur.
-Mirupafshim, z. Alfred, - tha dhe iku nga zyra e tij, për të shkuar në shtëpi.

Alfredi mbeti vetëm në zyrën e tij. Hapi një shishe me alkool dhe hodhi pak në gotë, për të pirë. E ktheu menjëherë, me një lëvizje të shpejtë.
-Ah Vinsent! Tani që më duhesh... nuk je. Pse më ndodhin mua këto gjëra? Nigeli ishte më i aftë se ty. Ti je kaq i ngathët! Nuk më ngjave mua, more tiparet e mamasë tënde, - llomotiste me vete i nervozuar.
Një nga rojet e tij shkoi me vrap në zyrën e tij dhe hyri me vrull. Alfredi u acarua.
-Idiot! A nuk të kam thënë të trokasësh para se të hysh? Ju njerëz të paaftë!
-Iu kërkoj ndjesë z. Alfred, por kjo që do ju them është shumë e rëndësishme.
-Nëse nuk ka lidhje me Vinsentin, atëherë mos më thuaj asgjë!
-Kemi rënë në gjurmët e Vinsentit, zotëri.
Alfredi u kthye menjëherë nga roja.
-Çfarë?! A e gjetët?
-Ende jo zotëri.
-Atëherë ç'dreq lajmi është ky që the!?
-Është një shenjë zotëri, që tregon se mund të gjejmë se ku fshihet djali juaj.
-Atëherë le të nisemi atje. Më çoni menjëherë. Sa më shpejt.

Andërllend (Misteri i një familjeje)Where stories live. Discover now