167.

69 2 5
                                    

Të gjithë u bënë gati të prisnin 1 janarin të vinte. Donte edhe pak minuta. Të gjithë u ngjitën në taracën që gjendej sipër hyrjes së shtëpisë, që në fakt e kishin shndërruar në ballkon të madh të rrethuar me mur mbrojtës. Për këtë kishte menduar Alani së bashku me Violetën kur sapo ishin bërë me dy binjakët e tyre. Ata thjesht kishin menduar për rrezikun që mund të kishte rënia prej taracës, e sidomos nëse ndonjëri prej tyre dëshironte të ngjitej natën e t'i shkrepej të shihte yjet.
-Hmmm, ide e mirë Violetë. E paskeni rrethuar këtë taracë me mur mbrojtës, - tha Anastasia.
-Epo unë dhe Alani menduam për të mirën e dy fëmijëve tanë, - iu përgjigj Violeta.

Pas kësaj, mori dy fëmijët e saj dhe i dretoi para Anastasias. Në të majtë ndodhej Klarku dhe në të djathtë ishte Ana.
-Përshëndetje, unë quhem Klark.
-Ndërsa unë quhem Ana.
Anastasia buzëqeshi.
-Unë quhem Anastasia, dhe jam gjyshja juaj.
Dy fëmijët qeshën. Ata shkuan pranë Anastasias dhe e përqafuan. Por edhe Anastasia bëri të njëjtën gjë. Ajo i përqafoi që të dy me shumë dashuri.
-Mami, gjyshja do të rrijë me ne, apo jo? - e pyeti Klarku.
Ana e vështroi me ironi.
-Oh Klark, nuk është nevoja të pyesësh mamin. Gjyshja do të rrijë me ne. Nuk e di për ty por unë sonte dua të fle me gjyshen. Kam shumë pyetje për t'i bërë. Për shembull, çfarë pamjeje ka Parisi? A është i bukur? Dhe meqë ra fjala, a hedhin të gjithë parisienët fishekzjarre si ne anglezët për Vit të Ri?
Pas kësaj, të gjithë qeshën. Katerina iu afrua Anës.
-Ana, të gjithë njerëzit hedhin fishekzjarre për Vit të Ri. Në çdo vend të botës ndodh kjo.
-Po por askush nuk i ka fishekzjarret si këta që kemi ne. Ne i kemi shumë të bukur.
-Nëse e thua ti, ashtu është vërtet.

Pak më tutje, Hermani po bisedonte me Hanën.
-Hana, çfarë u bë me Vinsentin?
-Hëh, mos u shqetëso. Ai nuk ka për t'iu bezdisur për ca kohë. Kërcënimi im ishte shumë bindës. Ai e di shumë mirë këtë. E provoi atë ditë që e rrëmbeva.
-Ai më tha se Alfredi kishte vdekur. Është e vërtetë?
Fytyra e Hanës ngriu për një çast.
-Fatkeqësisht po, Alfred Borton vdiq.
-Por... si? Mbi të gjitha, pse?
Në atë moment, Hanës iu kujtua dhe njëherë ai moment...

***

Disa hapa u ndienë në korridorin e burgut. Ai korridor sa më shumë që i afroheshe aq më i errët bëhej. Hapat u drejtuan drejt qelisë së atij, zotërisë së Bortonve. Tashmë i rrënuar plotësisht.
Dera e asaj qelie u hap, dhe brenda saj, me një fytyrë serioze hyri Hana. Ajo e gjeti Alfredin të kthyer me kurriz nga dera. Dhe për një moment e vështroi me vëmendje, teksa qendronte aty i palëvizur.
-Pra... erdhe të shikosh fundin tim të lavdishëm, Johana? Hmm... më bëhet qejfi që dikush erdhi të më vizitojë për herë të fundit.
-Domethënë, askush nuk të ka vizituar gjatë kësaj periudhe, apo jo? Askush nuk ka kërkuar të të takojë, asnjë njeri? Hëh, nuk më habit fare ky fakt.
-Erdhe ti, i vetmi person që mund të më rrënonte. Erdhe tek njeriu që urreje më shumë në jetën tënde, dhe me të drejtë. Unë shkatërrova çdo gjë, unë isha fajtor për shkatërrimin e jetës tënde dhe të të gjithëve. Mbi të gjitha... unë isha ai që ndikova negativisht në jetën e tim biri. Dhe këtu nuk po flas për Vinsentin. Po flas për Nigelin.
-Dikush duhet të të rrënonte ty, dhe unë isha e vetmja që mund ta bëja. Sepse, sikundër unë di çdo gjë për të tjerët, ashtu di çdo gjë dhe për ty.

Alfredi buzëqeshi.
-Ti nuk i di të gjitha gjërat për mua, Hana. Për shembull, një gjë që ti nuk e di është se kush ishte mamaja e Nigelit. E di? Ajo të ngjante ty. Ishte po aq e ngjashme sa ti. Me flokë të verdhë, me sy gri të errët. Ajo ishte... një grua e mrekullueshme, dhe nuk e meritonte aspak një burrë si unë. Por... më beso, nuk kam qenë kaq i keq në atë kohë. Madje, isha një njeri shumë i mirë. Ajo grua më bënte mua një njeri të mirë. Unë e doja shumë atë, realisht shumë.
Fytyra e Alfredit filloi të merrte një pamje të errët.
-Ajo nuk vdiq për shkak të problemeve të lindjes, Hana.

Hana e vështroi mistershëm.
-Nëse ajo nuk vdiq nga problemet e lindjes, atëherë... si vdiq ajo?
-Ajo punonte në shtëpinë e babait tënd. Atje e kam njohur atë, gjatë një udhëtimi. Unë dhe babai yt punonim bashkë dikur. Dhe ajo... ishte një punëtore, një nga shumë punëtoret e babait tënd.
-Ti e ke njohur mamanë e Nigelit në shtëpinë e babait tim? - fytyra e Hanës ishte e shtangur.
-Po, dhe ishte një dashuri me shikim të parë. Por ishte një dashuri e fshehtë. Askush nuk duhet ta dinte. Ne të dy kaluam një natë së bashku. Ishte nata më e bukur e jetës sime. Dhe më pas... ajo u zhduk. Pas dhjetë muajsh mësova se... ajo kishte qenë shtatzënë... me mua. E kërkova atë kudo, dhe zbulova vetëm një gjë, djalin tim. Ajo nuk ishte më. Babai yt... e kishte vrarë. Ai kishte zbuluar gjithçka për ne. Dhe ai moment qe fillimi i krimeve të mija. Që nga ai moment fillova ta shihja babain tënd si një armik, dhe u betova që një ditë do i merrja gjithçka me të njëjtën mënyrë siç ai mori jetën e asaj gruaje.
-Dhe ti... e bëre. Pra... kjo ishte arsyeja se pse i more pronat e babait tim? Kjo ishte arsyeja pse e vrave nënën time? Kjo ishte arsyeja se pse shkatërrove jetën time? Në rregull, pjesën e prindërve të mi e kuptoj, por përse mua? Unë isha thjesht një fëmijë, Alfred. Nuk e kisha unë fajin për atë që ndodhi, - tha Hana teksa u ul pranë tij, e shokuar.
-E di. Ti nuk kishe asnjë faj... asnjë.

Dora e tij u zgjat drejt fytyrës së Hanës.
-Hana... kur njeriut ia vesh sytë hakmarrja, ai nuk është më vetvetja. Të dy e dimë këtë, sepse të dy e kemi përjetuar. Burgimi im këtu nuk është zgjidhje. Unë meritoj një dënim më të rëndë se ky.
Alfredi shkoi në mes të qelisë, ku gjendej një karrige. U ngjit sipër saj. Në atë moment, Hana vuri re litarin e lidhur në tavan. Sytë e saj u zmadhuan.
-Alfred... mos guxo ta bësh atë gjë.

Por këto fjalë ishin të kota. Ai e vendosi litarin në qafë dhe e shtrëngoi mjaftueshëm. Më pas buzëqeshi.
-E di për çfarë jam i lumtur? Vetëm për faktin që munda të të takoja sërish, për herë të fundit. Pavarësisht gjithçkaje të keqe që të kam bërë... ta dish që gjithmonë të kam konsideruar si vajzën time. Jam krenar për ty... jam krenar për gjithçka që ke bërë deri më sot. Sa keq që nuk pata kurrë një vajzë timen biologjike, sa keq që ti nuk ishe vajza ime. Ndoshta... po të ishe vajza ime... atëherë unë mund të isha shndërruar sërish në atë njeriun e mirë që isha kur njoha mamnë e tim biri, mamanë e Nigelit. Ndoshta po të ishe vajza ime... do të mund të më kishe bërë njeri më të mirë. Por tani asgjë nuk mund të ndryshojë më. Kështu që po iki... pranë gruas që kam dashur më shumë në jetën time.
Nga sytë e Hanës filluan të dilnin lotë, pavetëdije. Alfredi buzëqeshi sërish, për herë të fundit.
-Lamtumirë... Johana Ivanov.
-Alfred ndalo! - tha teksa u ngrit në këmbë, por Alfredi e shtyu tutje karrigen me këmbë.
Trupi i tij u var i gjithi në atë litar të mbledhur rreth fytit të tij. E gjithë kjo skenë ndodhi përpara syve të Hanës, e cila ra përtokë, bashkë me lotët e saj. Ajo u mbështet pas muri, ashtu e shokuar nga e gjithë skena që pa me sy. Alfredi tashmë kishte vdekur...

Dhjetë minuta më vonë, me shumë kujdes e mori trupin e tij, dhe e shtriu në shtratin e qelisë. Më pas e mbuloi me çarçaf, dhe filloi ta vështronte me fytyrën e saj të zymtë.
-Planet e mija nuk ishin kështu, Alfred. Ti nuk duhet të vdisje vërtet. E di për çfarë jam e qetë? Vetëm për faktin se nuk të vrava me duart e mija. Por e di shumë mirë që... thellë-thellë, jam unë ajo që të vrava. Unë isha shkaku i vdekjes tënde, që në momentin që të rrënova ty si njeri. Dhe... ti je i vetmi që arrite të më bëje të qaja në jetën time. Më vjen keq që të gjithë të braktisën në fund, Alfred. Dhe më vjen keq që... unë isha e vetmja që të takova. Domethënë... gjatë gjithë kësaj kohe... vetëm unë paskam qenë njeriu më me vlerë për ty. Të paktën... kjo ishte e vetmja gjë e mirë që ke bërë në jetën tënde si njeri i keq.
Ajo e la trupin e tij ashtu, të mbuluar me çarçaf, mori frymë thellë, dhe shkoi drejt derës së qelisë.
-Lamtumirë... Alfred Borton, - tha, dhe doli me hapa të ngadalta, për të ikur.

***

Andërllend (Misteri i një familjeje)Where stories live. Discover now