36.

115 5 2
                                    

Mëngjesi erdhi pa u ndierë. Një mëngjes i tillë që nuk merr leje asnjëherë para se të hyjë e të shpërndajë rrezet e diellit kudo. Edhe në atë dhomë ku gjendeshin ata të dy, mëngjesi s'donte t'ia dinte. Ai hyri pa marrë leje.

Një rreze drite ra mbi fytyrën e pëgjumur të Zedersonit. Ai hapi sytë. Ajo, pacientja e tij e bukur, ishte gjëja e parë që i panë sytë. Ajo përngjante me një engjëll teksa flinte. E vështroi për disa minuta. Ajo ishte në gjumë të thellë e kësisoj nuk mund t'i hapte sytë e larmë. Zedersonit iu duk se pranë vetes kishte një tjetër Katerinë. Pamja e saj iu ngulit si gozhdë mbi kokë, si një gjilpërë që depërtoi thellë në mendjen e tij të përgjumur e në fytyrën e dehur prej shkëndijave të ngrohta të diellit. Ai u ngrit në gjysmë të trupit, fërkoi fytyrën me duar dhe ngadalë puliti sytë. U ngrit nga krevati, rrëmoi pak valinxhen për një palë rroba dhe, pasi i gjeti shkoi të bënte dush.

Një orë më vonë, Katerina hapi sytë. U shtriq gjerë e gjatë mbi shtrat si një mace e përkëdhelur. Dhe nuk e dinte nëse shqisa e saj e nuhatjes ishte në rregull apo jo, por iu duk se ndieu aromën e një parfumi mashkullor që sa vinte e shtohej më shumë.
-Mirëmëngjes Katerinë, - u dëgjua zëri i Zedersonit.
Shqisa e saj e nuhatjes nuk kishte gabuar. Ishte Zedersoni që e kish hedhur atë parfum. Përveç kësaj, ai kishte qethur flokët dhe mjekrën bashkë. Dukej ndryshe. Katerina kishte ngelur e ngrirë për një moment. Ai dukej vërtet ndryshe. Sikur ndryshoi me magji. Flokët e zinj i kishte prerë e kthyer me stil në anën e majtë të tij. Këmishën blu e kishte të zbërthyer, aq sa i dukeshin muskujt e barkut. Këmishës ia kish përthyer mëngët. Pantallonat i kishte mbërthyer me një rrip në ngjyrë të kuqe, që të tërhiqte vëmendjen direkt sa e shihje. Dhe gjithë ky ndryshim prej psikologut të saj erdhi e u përplas me shikimin e saj kundrejt tij.
-Uou, prit një minutë! Kur ndryshove kaq shpejt, zoti psikolog? Ku shkoi ai psikologu serioz?
-Jemi në Nju-Jork, Kei. Herët a vonë duhet të përshtatesha me këtë qytet.
Ende nuk po e besonte se çfarë po i shikonin sytë. Ashtu pavetëdije, ajo kafshoi sërish gishtin e vogël të dorës së djathtë. Zedersoni e dinte tashmë se çfarë fshihte vesi i saj.
-Eja në kuzhinë. Kam diçka më të mirë për të të treguar atje.
Dhe ai doli nga dhoma. Ajo u ngrit ngadalë nga shtrati dhe shkoi drejt kuzhinës.

U përball me tavolinën e shtruar. Ajo nuk kishte patur asnjëherë kohë ta shtronte tavolinën për sa kohë që rrinte aty në Nju-Jork.
-Duhet të kesh uri, besoj. Tani nuk është e nevojshme të hash gishtin tënd. Mund të provosh omëletën që kam gatuar unë.
Ajo ngriti vetullat. Më pas, me një pirun copëtoi një copë nga omëleta dhe e hëngri ngadalë. Shija e saj ishte e mrekullueshme, sa e la pa fjalë.
-Mmm, e shijshme! Ti po që di të gatuash. Vë bast se dhe gishtat e tu kanë shije të mirë.
-Po, shije omëlete ndoshta, - ia ktheu ai duke qeshur.

Dhe krejt papritur, pamja e saj u bë krejt joshëse. Shikimi provokues, dhe buzët e blota që u harkuan nga një buzëqeshje disi perverse femërore.
-Nuk e dija që dhe ti përdorje pikërisht këtë parfum. Kam menduar gjithmonë se ky parfum ishte aq i veçantë, sa e përdorte vetëm Hermani...
-Më lër ta gjej. Djali të cilin e ke përmendur aq shumë quhet Herman?
-Po... ashtu quhet. Ai ka shije të veçanta, dhe jo vetëm përsa i përket parfumit. Ai është një mashkull pasionant... i egër... joshës... dhe i destinuar të dojë vetëm një femër në jetën e tij. Mua. Dhe mbi të gjitha, ai është i vetmi mashkull që... e kam lejuar të futet në një shtrat me mua për diçka më tepër nga ajo që quhet gjum, - tha ajo, teksa filloi të vështronte përtej dritares së kuzhinës.
-Çfarë më tepër se gjumi ke bërë me të?
-Oh, zoti psikolog. Është diçka që nuk mund të ta tregoj, është diçka intime...
-Me pak fjalë ke bërë 'qejf' me të.
-Ti e quan 'qejf', unë e quaj... pasion.

Ai buzëqeshi me atë buzëqeshjen e tij tipike prej psikologu.
-Epo, uroj të jesh e lumtur. Dhe... uroj që kjo që do të shohësh tani do të të pëlqejë.
Katerina u kthye nga Zedersoni dhe e gjeti atë duke mbajtur një çantë kartoni.
-Mos më thuaj që ke blerë diçka për mua.
-Po, kam blerë diçka për ty. Mund ta shohësh që tani po të duash.
Ajo nuk priti më. E mori çantën, e hapi dhe nxori prej aty një fustan. Ishte një fustan veror as shumë i gjatë e as shumë i shkurtër, i bardhë. Në pjesën e qafës dhe të krahëve kishte ngjyrë blu të errët dhe në mes të fustanit qendronte një rrip i artë. Ishte nga ata fustane që qendronte lirshëm në trup.
-Ajjj... nuk kam fjalë ta përshkruaj! Është... është... i mrekullueshëm! Është fiks siç e dua unë. Ku e gjete këtë fustan?
-Të gjesh fustan në përmasat e tua është e lehtë. Je masa S, është shumë e kuptueshme.

Katerina buzëqeshi.
-Ke të drejtë, masa S jam. Kështu duhet të jem për shkak të profesionit tim si modele, besoj se e kupton këtë. Kam punuar si modele që në moshën shtatëmbëdhjetë vjeç, dhe më pas erdha një vit më vonë për ta vazhduar këtë profesion këtu. Sigurisht që studiova në shkollë për të, dhe dola shumë mirë. Megjithatë, pasioni për pianon ka qenë më i madh. Në Londër kam studiuar për piano që në moshën gjashtë vjeç. Mamaja ime këmbëngulte që ta mësoja. Ajo merrte mësues pianoje të ndryshëm çdo muaj, vetëm për mua. Fillova më pas ta pëlqeja pianon. Adhuroja Mozartin, Bethovenin, Bahun dhe Shopenin. Sidomos këtë të fundit. Ai ishte idhulli im i muzikës. Më vonë, pas vdekjes së prindërve, nuk i rashë më pianos. Fillova të interesohesha mbi modën. Dhe ja ku jam tani.

Zedersoni buzëqeshi hidhur.
-Muzika është mënyra më e mirë për të shprehur atë që nuk mund ta thuash me fjalë. T'i biesh pianos është një gjë e bukur. Të gjithë mund të bëjnë muzikë, por jo të gjithë janë muzikantë.
Fytyra e tij u bë e akullt. Dukej disi i përhumbur. Ndërkohë ajo buzëqeshte teksa vështronte përtej dritares. Më pas u kthye nga Zedersoni.
-Ti dukesh i përhumbur Zederson. Ndaj, për të hequr mendjen nga përhumbja, ne të dy do të dalim dhe do të shkojmë në një vend me muzikë, pije alkoolike dhe drita shumëngjyrëshe. Sonte në darkë do të dalim. Do të shkojmë në një nga lokalet e natës dhe do të argëtohemi. Më beso, do të jetë qejf.

***

Andërllend (Misteri i një familjeje)Wo Geschichten leben. Entdecke jetzt