86.

82 4 0
                                    

"15 nëntor 1974, prindërit më prezantuan me njeriun me të cilin do të lidhesha, në atë kohë isha ende 19 vjeç. Dhe ai ishte 19 vjeç, ishte djali i familjes që vazhdimisht bënte porosi për parfume. Ishte disi më ndryshe nga ai djali me flokë të zinj. Ky djalosh, i cili shumë shpejt do të martohej me mua, quhej Frederik. Dhe pikërisht këtu u njoha unë me një ndër familjet më të pasura të Londrës, me familjen Andërllend.
Djaloshi Frederik ishte i pashëm, ishte një djalë me flokë të kaftë në të verdhë, dhe me sy të larmë, si sytë e mi. Kishte një fytyrë të lezetshme katrore, dhe një buzëqeshje që nuk më shqitej nga mendja. Kishte një trup mesatar dhe të dobët.
Ai më shikonte me një çiltërsi që nuk krahasohej me asgjë. Buzëqeshte, sikur ta dinte prej kohësh që ne të dy do të martoheshim bashkë. Historia jonë ishte e tillë, një anglez që dashurohet pas një francezeje."

"3 korrik 1975, unë dhe Frederiku martohemi, me një dasmë madhështore, ashtu siç vetëm Andërllendët dinin të bënin. Dukeshim shumë të lumtur, dhe familjet tona ishin shumë të gëzuara për këtë martesë. Kështu ndodhi për disa kohë, kështu dukej. Kishim vendosur të festonim 2 festa njëkohësisht, atë të ditëlindjes sime të 20 -të dhe martesën. Mendova për një moment që këtu do të nisja jetën time të re, këtu në Londër. Mendova... thjesht e mendova."

"3 korrik 1976, Frederiku më çon për vizitë në fermën e babait të tij në Oksford. Si çdo gjë tjetër, edhe ferma e Andërllendëve dukej kaq e mrekullueshme. Dhe unë vetë e doja natyrën. Frederiku më solli këtu për të festuar 1 vjetorin e martesës. Mendova se do ia kaloja bukur këtu bashkë me Frederikun, deri në momentin që atij i duhej të ikte dhe njëherë në Londër për punë. Dhe kësisoj, mbeta vetëm aty.
Fillova të ecja rreth fermës për një shëtitje e, në një moment u pengova diku. Për pak rashë në një pellg me baltë, por aty ndieva një dorë që më kishte kapur, një dorë të madhe dhe të fortë mashkullore.
'A jeni mirë zonjë?' – më pyeti personi që më kishte kapur.
Ngrita kokën dhe, papriur ndieva të dridhura në stomak. U turbullova. Ishte ai, djaloshi me flokë të zinj, ai djaloshi tërheqës që erdhi dikur në Paris. U drejtova menjëherë, me fytyrën ende të shtangur. Nuk arrija ta besoja që ai ishte para syve të mi.
'Po...' – iu përgjigja me gjysmë zëri.
Ai buzëqeshi dhe më vështroi po me të njëjtin shikim si atëherë.
'Duhet të kini kujdes zonjë, jeni në fermë këtu. Mund të pengoheni shumë lehtë.'
'Ishte një pakujdesi e vogël që nuk ka për të ndodhur më.' – i thashë po me buzëqeshje.
Ai nuk po m'i ndante sytë, ata sytë e tij të gjelbërt. As unë nuk do të mundesha t'ia ndaja sytë, por nuk mund ta bëja, nuk mund ta shihja. Isha një vajzë e martuar dhe nuk doja që të prishja harmoninë e martesës sime. Por e pranoj, ai ishte rikthyer sërish në mendjen time..."

"12 mars 1977, në shtëpinë e Andërllendëve kishte gjullurdi. Frederiku kishte ditëlindjen. Sapo ishte bërë 22 vjeç dhe dukej kaq i lumtur. Për momentin ai gjendej pranë miqve të tij e unë isha duke shëtitur në anën e pasme të oborrit, për të parë nëse gjithçka ishte në rregull. Aty ndieva sërish të njëjtën dorë që më kishte kapur atë 3 korrik të vitit të kaluar.
'Çfarë po bën kështu?!' – e pyeta e shqetësuar se mos na shihte dikush.
'Doja të shihja fytyrën tënde.' – më tha.
'Kjo që po bën është mëkat.'
'Mëkat? Unë thjesht dua të të shoh, Anastasia.'
'Të lutem, mos e bëj.' – i thashë dhe u largova nga aty, edhe pse ai po më shtynte gjithnjë e më shumë të kridhesha në një dashuri të ndaluar."

"31 dhjetor 1977, Viti i Ri. Ishim në prag të vitit 1978, dhe çdo gjë dukej se ecte normalisht mes meje e Frederikut. Ai kish hapur edhe kompaninë e tij të vogël, më thoshte shpesh se donte të hapte një kompani modelingu, dhe kjo u miratua edhe nga unë. Kishim plane që në të ardhmen ta zmadhonim atë kompani, ai me veshjet dhe unë me parfumet. Ishte një ide fantastike në fakt. Mendova që, nëse një ditë do të kisha një vajzë, atëherë do ta çoja të punonte aty e të bëhej një modele e suksesshme në të gjithë botën. E ëndërroja kaq shumë të kisha një vajzë, një vajzë që të më ngjante mua. Thjesht doja një familje të lumtur."

"10 shkurt 1978, shkuam sërish në fermën e Andërllendëve, në Oksford. M'u duk sikur kishte ndryshuar disi. Ishte bërë më e madhe. Kishin shtuar edhe kuaj. Frederiku i adhuronte kuajt. Ai donte të më mësonte se si të kalëroja, dhe pikërisht kjo i prishi sërish punët. Ai i tha djaloshit me flokë të zinj të më mësonte të kalëroja. Djaloshi pranoi, sigurisht që e bëri. Ai punonte në fermë.
Përfitoi nga rasti që Frederiku hyri në shtëpinë në fermë. Dhe më vështroi sërish me atë shikimin e tij joshës. U përpoqa t'i shmangesha atij shikimi, por ishte e pamundur. Forca e shikimit të tij ishte më e madhe se forca e shmangies sime. Ai nuk ndalej së më shikuari, dhe ndieva zemrën të më rrihte fort. Filllova të ndieja diçka të re brenda vetes, duke e ditur se nëse do e vazhdoja më tej, atëherë gjithçka do të përfundonte me fund jo të lumtur."

Andërllend (Misteri i një familjeje)Where stories live. Discover now