"Ajo ishte realisht një nga netët që nuk do të mund ta harroja. Një moment i ri u shënua në jetën time, diçka që nuk e kisha provuar kurrë. Ishte martesa ime reale. Unë dhe Hermani, një çift i vetëm. Pas gjithçkaje që ndodhi, pas çdo gjëje të tmerrshme që kaluam, më në fund do të provonim ndjesinë e lumturisë.
Martesa jonë u realizua në shtëpinë time, në shtëpinë e Andërllendëve. Do të ishte akoma më e thjeshtë në qoftë se Violeta nuk do e kishte bërë aq të madhe. Me pak fjalë, u bë fiks si një celebrim i famshëm.
Pas një farë kohe, Hermani u kthye në krye të kompanisë që dikur e zotëronte familja Borton. Dhe në fakt, me të drejtë i takonte Hermanit. Alfredi e kishte marrë dikur dhe atë kompani prej familjes Notlli, prej gruas së tij të ndierë, por tashmë është në duart e Hermanit."Të gjithë ishin të mbledhur aty, në shtëpinë e Hermanit. Të gjithë po prisnin ta shihnin drejtuesin e ri të kompanisë. Ndërkohë ai ndodhej në dhomën e gjumit.
-Katerinë, je e sigurt se dukem mirë kështu, veshur me këtë këmishë?
-Herman, rrobat të tregojnë shkëlqyer... veç kollares që nuk e ke rregulluar mirë, - tha ajo dhe iu afrua për t'ia rregulluar.
Ai buzëqeshi dhe afroi fytyrën e tij pranë saj për ta puthur.
-Herman, të lutem më lër të ta rregulloj kollaren.
-Jo, nuk të lë.
-Herman, mos do që të dukesh keq para njerëzve që ke ftuar?
-Oh Katerinë, pse ma bën këtë?
-Nuk kemi kohë për të tilla lojërash në këto momente. Më vonë bëj ç'të duash me mua, në rregull? - tha ajo.Më pas, Katerina po mendonte cilin fustan të vishte. Ishte në dilemë midis dy fustaneve që i dukeshin mirë për t'u veshur në këtë rast kaq të veçantë.
-Herman, më ndihmo pak. Me cilin fustan mendon se do të dukem më mirë?
Ai shtrëmbëroi buzët, si shenjë e të menduarit të tij.
-Ëëëh... unë them... të ziun.
-Të ziun? Këtë në dorën e djathtë?
-Epo ai të tregon më serioze përkrah meje si një drejtues kompanie. Je gruaja e një shefi tani.
Ajo buzëqeshi ëmbël.
-Ok, po e vesh atëherë.
Dhe më në fund u bënë gati. Katerina mbaroi disa rregullime të vetes, dhe u kthye nga Hermani që e shihte i mahnitur.
-Oh Zot, je kaq e bukur!
-E di Herman, sepse ma thua gjatë gjithë kohës që jam e bukur.
-Je vërtet... një engjëll.
-Herman, do të zbresim poshtë? Apo mos do që të ftuarit të mërziten me vonesën tënde?
-Jo jo, sigurisht që do të zbresim poshtë. Por thjesht... ti je kaq e mahnitshme, zonja Notlli.
-E di, zoti Notlli, por le të zbresim."Gjithçka shkonte kaq mirë mes të ftuarve të veçantë dhe Hermanit. Ishin shumë njerëz që nuk i njihja në fakt, por që e dija që të gjithë i përkisnin kompanisë..."
-Z. Notlli, këto janë dokumentat e kompanisë, të cilat tregojnë në mënyrë të qartë se tashmë je ti trashëgues i kompanisë sonë. E ndjera në fakt ia kishte lënë trashëgimi djalit të saj, z. Vinsent, por që ai nuk pranoi, dhe si përfundim i transferoi këto dokumenta tek ju, - tha njëri prej të ftuarve.
Hermani e vështroi disi i çuditur.
-Por... përse do ta bënte Vinsenti këtë?
-Nuk e dimë, ne dimë thjesht që ai i ka lënë këto dokumenta për ju, - tha i ftuari që foli pak më parë.
-Herman... mendoj se Vinsenti tashmë nuk do t'ia dijë për kompaninë sepse, i kujton gjithë skenën e babait të vetë atë darkë që vazhdonte të ishte i rrëmbyer, - i pëshpëriti Katerina në vesh.
Hermani u mendua pak.
-Mendoj se mund të jetë edhe kjo një arsye e fortë për të mos e drejtuar ai kompaninë.
-Gjithsesi... çfarëdo që ai vendos, është ai që e di më mirë, - tha ajo, duke e mbyllur kështu bisedën e saj të shkurtër për Vinsentin."Në fakt nuk është se e kuptova arsyen e vërtetë të largimit të Vinsentit nga kompania. Ama... them se kjo do ta bëjë Hermanin një njeri më të kompletuar në karrierën e tij. Për largimin e Vinsentit thjesht kam hamendësuar gjatë gjithë kohës. Ashtu si shumë nga njerëzit që njihja, edhe ai u zhduk pa lënë gjurmë...
Dakort, tani e morët vesh se nuk do të rri beqare tërë jetën. Hëh, gjithçka ka kohën e vetë. Tashmë jam e martuar me Hermanin dhe, ne thjesht po planifikojmë të jetojmë një jetë të qetë. Hera-herës mendojmë edhe për ndonjë pjesëtar të vogël që mund të vijë në familjet Andërllend dhe Notlli. Hermani dëshiron të ketë një fëmijë me mua, ose dy... nuk e ka problem gjininë, thjesht dëshiron të bëhet baba. Dhe... sigurisht që kjo dëshirë vlen dhe për mua. Në fund të fundit ne jemi dy të martuar dhe do të na pëlqente të kishim fëmijë.
Ok, po me të tjerët çfarë ndodhi vallë? Do ta nisja me vëllain tim, Levin. Ai vazhdon të jetojë me mamanë e tij, megjithatë vjen shpesh edhe në shtëpinë e Andërllendëve. E di shumë mirë që Violeta e kishte shumë të vështirë të pranonte se kishte një vëlla nga babai. Megjithatë, me kalimin e kohës u mësua, dhe tani nuk e ka më problem këtë fakt. Ajo vazhdon të jetojë jetën e saj të zakonshme me Alanin dhe fëmijët e vetë. Dhe fëmijët e saj, nipi dhe mbesa ime, ata janë shumë të këndshëm.
Vazhdoj të shkoj shpesh në shtëpinë e madhe të Andërllendëve, edhe pse tani jetoj në një shtëpi me Hermanin, vetëm për vetëm me të. Nuk arrij ta besoj, ai po arrin tek të dyzetat. Oh Zot, sa shpejt që kalon koha, kur ishte njëzet e shtatë e kur u bë tridhjetë e shtatë. E frikshme, apo jo?
Megjithatë historia ime nuk mbaron këtu, dhe kështu. Kam ende për të rrëfyer edhe për disa njerëz të tjerë, si për shembull... çfarë ndodhi me Hanën, apo nëse kam arritur ta takoj ndonjëherë mamanë time pasi gjithçka përfundoi. Mamaja ime është një nga arsyet që më shtyu të rrëfehesha për familjen e Andërllendëve. Mamaja ime dhe misteret e saj. Dhe ky rrëfim në lidhje me mamanë e ka pikënisjen në ditën e dasmës sime, në ditën kur do të bëhesha zyrtarisht gruaja e Hermanit..."
YOU ARE READING
Andërllend (Misteri i një familjeje)
General FictionVrasja e babait të saj më 3 korrik të vitit 1999, në ditëlindjen e saj të trembëdhjetë, është pikërisht ngjarja që e shtyn Katerinën tetëmbëdhjetë vite më vonë t'i hyjë një aventure drejt zbulimit të së vërtetës, duke rrëmuar në të shkuarën e Andërl...