117.

74 5 0
                                    

Nuk arrinte ta besonte atë që i dëgjuan veshët, dhe e vështroi atë. Katerina kishte marrë një çehre tjetër.
-Herman, më fal që nuk ta kam thënë këtë. Më fal që të kam gënjyer. Unë jam thjesht idiote, nuk mundja dot të të thoja dikur se çfarë ndieja për ty, sepse isha ende fëmijë. Isha një fëmijë para syve të tu. Ti më shihje si të tillë. Ndërsa unë përpiqesha të gjeja mënyrën se si të rritesha, që ti të më shihje si të rritur. Por dukej kaq e vështirë. Ti më shmangeshe gjatë gjithë kohës sa herë që të jepja ndonjë sinjal për ndjenjat e mija. Dhe më pas, isha unë që të shmangesha, sepse kisha frikë. Kisha frikë... të të doja. E di që nuk mund të më besosh tani, por...
-Gjithë sjellja jote, ish- të dashurit e tu brunë sygjelbër, përpjekjet për të më shmangur, dhe sidomos puthja jote në gjendje të dehur që ishte puthja jote e parë...
Katerina iu afrua pranë.
-Të lutem Herman, mos u zemëro me mua. Unë thjesht... ah! Jam një idiote, kaq është e gjitha.

Pas kësaj, as vetë nuk do ta besonte reagimin e tij. Hermani ia nguli sytë fuqishëm... dhe ia dha krejt papritur së qeshurës. Ajo nuk po kuptonte asgjë nga reagimi i tij. Dhe ai vetë nuk e la të kuptonte asgjë. Veproi menjëherë duke e marrë në krahë. Dhe shkoi në dhomën e gjumit. E hodhi Katerinën mbi shtrat si të ishte çantë. Ajo dukej e tmerruar. Hermani mori një pamje serioze.
-Idiote! - tha me atë ironinë e tij.

U ul mbi shtrat dhe iu afrua, aq sa ajo nuk kishte si të shpëtonte prej tij.
-Ti je një idiote Katerinë. Një idiote e vogël... dhe e ëmbël. Dhe e di kush është më e keqja? Ti je një idiote që ka rënë në dashuri me një idiot. Pra... të dy jemi idiotë.
-Herman, nuk e di nëse kjo që po thua tani... mund të quhet dashuri...
-Ja, pikërisht këtu nis idiotlliku yt. Më tregon se çfarë ndien, e më pas e mohon. Katerinë, ti e di që nuk ka më kthim pas asaj që më the.
-E di...
-Tani duhet ta ndash mendjen. Mjaft jetove duke më fshehur gjëra si kjo. A nuk ishe ti që më the se, nëse doja të krijoja një lidhje me ty, atëherë duhet të tregohesha i sinqertë? Unë e bëra, të tregova se çfarë më shqetësonte. Dhe ti je e vetmja të cilës ia kam treguar sekretet e mija.

Ajo e uli shikimin e saj në duart që i mbante të lidhura me njëra-tjetrën. Hermani e vuri re, dhe i zgjati duart e tij në të sajat. I kapi ato dhe i shtrëngoi.
-Katerinë, çfarë të frikëson? Ke frikë të vazhdosh diçka më të madhe se kaq? Ke frikë se mos të zëvendësoj me ndonjë tjetër? Më thuaj, nga kjo ke frikë?
-Nuk e di.
-Ti ende nuk ke besim tek unë, apo jo?
-Unë kam besim tek ti. Por thjesht...
-Ke frikë nga unë, apo jo?
-Jo... kam frikë nga vetja, - tha dhe u ngrit nga shtrati.

Iu afrua dritares. Kryqëzoi krahët. Fytyra i mori një pamje të ngrysur. Ajo pamje e futi Hermanin në mendime. Çfarë të bënte vallë që t'ia ngrinte humorin? Dhe një ide i lindi në kokë. Nuk e dinte se sa efekt do të kishte, por do e provonte.
Buzëqeshi. Iu afrua ngadalë. E rrethoi me krahët e vetë.
-E di se çfarë më pëlqen më shumë të bëj kur jam i mërzitur apo kur nuk ndihem i sigurt?
-Çfarë?
-Më pëlqen të udhëtoj, të shëtis, të bëj xhiro.
-Me makinë apo me këmbë?
-As njëra, e as tjetra. Eja të ta tregoj.

Andërllend (Misteri i një familjeje)Where stories live. Discover now