Diku natën, brenda në qytet ndihej zhurmë. Nuk ishte zhurma e ndonjë peme, as e ndonjë makine. Ishin disa njerëz që gumëzhinin nëpër cepa ndërtesash të pabanuara. Kishte nga më të ndryshmit, që nga ata që shpërndanin drogë e deri tek të pastrehët endacakë. Një vend me rrugë të pa ndriçuara, ose në disa pjesë të ndriçuara shumë pak. Diku aty, Hermani po kalonte për të hyrë te një nga ndërtesat e pabanuara. Doli përballë një zezaku që kish një pamje të ashpër. Dhe në këtë zonë, të gjithë flisnin me kode.
-Kam një mbledhje me 'Bionden'. Ku ndodhet ajo?
-Lart, në 'Olimp', në 'Dhomën e Zeusit' - u përgjigj zezaku.Hermani ngjiti shkallët e ndërtesës së "Biondes", një ndërtesë luksoze në Londër. Pasi hyri, u sigurua që dera ishte e mbyllur.
-Hana. Jam këtu, - thirri ai.
-Oh, çfarë surprize e bukur, mendova se nuk do të vije sonte, - u dëgjua një zë.
-Ti e di që unë nuk mungoj asnjëherë në konsultimet e tua.
-Ah po. Ke shumë të drejtë, ashtu është vërtet, - u dëgjua sërish ai zë.Ngadalë, nga shkallët e katit të dytë të shtëpisë filloi të zbriste një vajzë. Thuhej se ishte tridhjetë e pesë vjeç, e gjatë dhe me një trup elegant. Vishej përherë me veshje të errëta, zakonisht në ngjyrë gri ose të zezë. Takat dhe armët, pasioni i saj. Agjente sekrete gjatë natës dhe një shitëse e thjeshtë gjatë ditës. Merrej shpesh me spiunazh në lidhje me disa persona të përzgjedhur, dhe të gjitha këto i bënte në ndërtesën ku punonte si shitëse; kishte një hyrje përmes një muri në ndërtesë, një hyrje që e çonte drejt dhomës sekrete të punës së saj. Në atë ndërtesë ruante shpesh lëndë narkotike, jo se i konsumonte vetë por sepse i leverdiste. Aty vinin shpesh klientë, të cilëve ajo i dhuronte lëndë narkotike në këmbim të një misioni që u kërkonte klientëve për të kryer, ose ndonjë informacioni që donte të dinte. Ndaj dhe ajo pjesë kishte aq shumë njerëz të tillë, si ata klientë. Hana ishte një vajzë me një fytyrë të hollë e të gjatë, me flokë të shkurtër e të verdhë, me sy në ngjyrë hiri. Me një trup të palestruar që dhe meshkujt e kishin zili. Të ngjallte mbresa si një vajzë që bënte mrekullira në jetën e njerëzve. Kishte shumë guxim dhe nuk pyeste për asgjë dhe askënd, mjaftonte të plotësohej ajo që kërkonte.
-Pra, si të shkojnë punët, Herman?
-Jo dhe aq mirë. Nuk më pëlqen aspak situata në të cilën ndodhem.
-Ç'do të thuash me këtë?
-Katerina...
Hana vërejti fytyrën e vrenjtur të Hermanit.
-Mos më thuaj që vdiq. Vdekja e të dashurës tënde të fshehtë do të na hapte shumë probleme.
-Ç'është ajo fjalë që po më thua Hana?! Vdekje? Oh Zot! Vetëm ajo mos ndodhtë! Jo Katerinës.
Ajo buzëqeshi me ironi.
-Herman, ishte shaka. Pastaj, të gjithë do të vdesim një ditë. Edhe Katerina jote e dashur do të vdesë.
-Kam frikë se ajo do të vdesë para kohe. Nuk do të mund ta përballojë dot atë që do i them.
-Ah, po më thua për atë martesën që duhet të ndodhë mes saj dhe Vinsentit?Ai u nervozua sapo e dëgjoi këtë frazë. E mbërtheu nga krahët dhe e vështroi me inat.
-Mos guxo ta përmendësh këtë gjë para syve të mi, Hana!
-Por kjo do të ndodhë, Herman. Burri i hallës tënde të ndjerë të ka dhënë pikërisht këtë detyrë, dhe ti do ta plotësosh atë. Në fund të fundit, ti je një avokat. Ti do të plotësosh dëshirat e klientëve të tu. Dhe e bukura është se ti je avokat i shumë klientëve në kohë dhe situata të caktuara. Mendoje pak, ç'do të thoshte Katerina jote e dashur për ty nëse do të zbulonte gjithë padrejtësinë që po kryen kundrejt saj?
-Hana! - reagoi ai.
Hana i dhuroi vetëm një buzëqeshje po aq ironike sa e para.
-Herman, sa i egër që je. Kështu i trajton ti femrat, me dhunë? Oh, i gjori ti! Kushedi sa do të kesh vuajtur kur ke qenë fëmijë. E ke parë me sytë e tu se si vdiq mamaja jote. Një grua e torturuar dhe e dhunuar. E jo nga babai yt i ndjerë. Ai ishte një burrë i mirë. Ajo u dhunua pikërisht nga burri i hallës tënde. Ti e urreje aq shumë dikur. Por shiko, ti je bërë si ai, madje po bashkëpunon me të.
YOU ARE READING
Andërllend (Misteri i një familjeje)
General FictionVrasja e babait të saj më 3 korrik të vitit 1999, në ditëlindjen e saj të trembëdhjetë, është pikërisht ngjarja që e shtyn Katerinën tetëmbëdhjetë vite më vonë t'i hyjë një aventure drejt zbulimit të së vërtetës, duke rrëmuar në të shkuarën e Andërl...