Një tjetër natë erdhi shumë shpejt në Londër. Hermani dhe Katerina kishin mbërritur, pa i parë askush. Të dy shkuan në shtëpinë e tij, në atë vend ku Hermani mund të gjente pakëz paqe me veten. Ishte po aq i ngjashëm me atë vend ku Hermani trembi Katerinën vite më parë në atë shtëpinë në pemë.
-Ah, ky vend ma heq trurin fare! Është kaq i mrekullueshëm, - shfreu Katerina, teksa e la veten të binte mbi divan.
Hermani buzëqeshi duke përvijosur paksa buzët.
-Të kujtohet se si dikur të kam tmerruar kur të ngjita në atë shtëpinë në pemë? Gjithsesi këtu nuk ka një të tillë, por ambienti është po aq i ngjashëm me atë shtëpi.
-Oh po, e ke bërë. Uroj të mos e bësh më diçka të tillë.
-Ke frikë se mos trembesh sërish?
-Nuk ta kam më frikën, Herman.Një fjali e tillë mundi ta tërbonte atë të gjithin. Iu turr me vrull. Por Katerina i zgjati krahun duke i mbajtur kraharorin me dorë, për të mos e patur shumë pranë vetes.
-Herman, e di shumë mirë që ti çmendesh nga fjalët e mija, por tani nuk është koha e duhur. Kemi diçka më të rëndësishme për të bërë, - tha ajo dhe u ngrit në këmbë, e kthyer me shpinë nga ai.
Fytyra e Hermanit mori një pamje tjetër. Atij nuk i pëlqente të refuzohej.
-E ç'ka më të rëndësishme se ne të dy, Katerinë? Këto ngjarje të kanë lodhur, dhe ti ke nevojë për pak motivim.
-Motivimi im nuk vjen vetëm në atë mënyrë që mendon ti, Herman. Unë kam nevojë të pushoj, kam nevojë të fle për orë të tëra. Kemi shumë gjëra për të bërë, - tha ajo, me një gjuhë të prerë.Por ato fjalë thjesht sa e zymtuan fytyrën e tij. Ai vështroi njëherë poshtë, pastaj i ngriti sërish sytë nga Katerina.
-Dakort, nuk do të bëjmë asgjë, në qoftë se kështu do ti. Ndaj unë po shkoj të bëj një dush dhe të fle, sepse... ti e the vetë... kemi shumë gjëra për të bërë.
Mënyra se si ai i foli, i la të kuptonte se Hermani donte vërtet të kalonte një tjetër natë po aq pasionante sa gjithë ato që kishin kaluar, por që ajo e kish refuzuar.Hermani u drejtua nga tualeti, teksa zbërthente këmishën. E hoqi atë, duke e hedhur mbi dysheme, dhe hapi derën e tualetit gjysmë i zhveshur. Hyri brenda dhe shtyu derën për ta mbyllur. Por nuk arriti ta mbyllte plotësisht. Një dorë e mbajti derën nga pas, që ajo të mos mbyllej. Hermani mundi të shquante gjysmën e e fytyrës së Katerinës. Në sytë e saj kishte disa shkëndija të vogla ndjesie.
-Ti e di që kur të shoh kështu, nuk mundem të të rezistoj Herman, - i pëshpëriti ngadalë e me një zë joshës.
Hermani e kapi nga kyçi i dorës dhe e tërhoqi brenda, duke e shukur pas muri.
-Katerinë... nuk jam në qejf për lojëra tani. Më mjaftoi aq sa the qëparë për të ma prishur humorin.Ajo e vështroi thellësisht, përshkoi dorën e djathtë pas qafës së tij, dhe me një lëvizje të vetme mundi t'i dhuronte një puthje. Ai shkriu i tëri pas saj dhe gjesteve të saj të ëmbla. Filloi të përshkonte duart pas kurrizit të saj ngadalë, me gjithë delikatesën e tij mashkullore. E tërhoqi lehtë, duke e mbështetur trupin e saj në kraharorin e tij. Katerina mundi të shkëpuste paksa buzët nga të tijat, po aq ngadalë sa e puthi.
-Më fal Herman, nëse nuk të ka pëlqyer ndonjë gjë në sjelljen time. Ti e di se pse sillem kështu, gjithçka që mendoj në këto momente është se... ç'do të mendojnë të tjerët kur të më shohin gjallë? Nesër duhet të fillojmë të kërkojmë se ku fshihet Hana, dhe se çfarë po bën. Por më e rëndësishmja... duhet të zbulojmë se përse po hakmerret kundrejt Bortonëve.
-Gjithçka do të zbulohet shumë shpejt... por përpara se të filloj të mendoj për nesër... dua të mendoj veç për sonte... se si do e kaloj natën me ty, engjëll.
-Më surprizo atëherë... - i pëshpëriti ajo në vesh, dhe ai mbylli derën e tualetit, pa e lënë të ikte.***
YOU ARE READING
Andërllend (Misteri i një familjeje)
General FictionVrasja e babait të saj më 3 korrik të vitit 1999, në ditëlindjen e saj të trembëdhjetë, është pikërisht ngjarja që e shtyn Katerinën tetëmbëdhjetë vite më vonë t'i hyjë një aventure drejt zbulimit të së vërtetës, duke rrëmuar në të shkuarën e Andërl...