-Pra, Levi. Me çfarë dëshiron të të qeras përpara se të filloj të të pyes?
Levi ende rrinte si i ngrirë. Heshtja kish paralizuar gojën e tij. Hana e kuptoi që diçka nuk po shkonte siç duhet. Iu afrua e u ul përballë tij.
-Levi, ti nuk je kështu zakonisht, apo jo? Besoj se ti ke një aftësi të mirë për të folur me vajzat, dhe nuk të ngec goja aspak kur flet me to. Por në rastin tim, ti ke kaluar në paralizë fjalësh. Të kanë ikur të gjitha sapo më dëgjove mua kur t'u drejtova me emër. Ndoshta për shkak të mënyrës së drejtpërdrejtë në të folurin tim. Ose... për shkak të pamjes sime. Ju meshkujt paralizoheni komplet kur shikoni një femër të bukur. Truri juaj është programuar si i tillë. Ndaj, mos ki problem të më flasësh. Me mua mund të flasësh lirshëm.
-Do që të flasim lirshëm? Dakort, më thuaj atëherë çfarë di ti për mua? - e pyeti ai, ende kurioz por më serioz.Hana buzëqeshi.
-Levi Andërllend, lindur më 10 janar të vitit 1996. Djali i një lidhjeje të jashtëligjshme midis Frederik Andërllend dhe ish- sekratares së tij, Veronika Alen. Më vonë u bë e ligjshme sepse prindërit e tu u martuan bashkë, e kam fjalën, pas ndarjes së Frederikut nga Anastasia, mamaja e Katerinës. Dhe them se me kaq mjafton ajo që di për ty.
Fytyra e tij shkriu disi.
-Me kaq? Kujtoja se do më thoje më shumë.
Ajo e vështroi me vëmendje.
-E di që po t'ia nis me historinë tuaj si familje Andërllend nuk do të më dalë dita për të folur. Por mua më intereson që ti të bashkëpunosh me mua.
-E pse duhet që unë të bashkëpunoj me një njeri që nuk e njoh fare?
-Thjesht bëje, Levi. Kaq më intereson mua, është çështje pune.
-Ok, ta zëmë se pranoj të bashkëpunoj. Por unë nuk di asgjë për ty, kush je... nga vjen... dhe nëse ke ndonjë familje apo jo.
-Aq më mirë që nuk di asgjë. Kjo është më e mira për të gjithë.Levi e vështroi me një shikim të vendosur.
-Nuk kam besim në fjalët e tua. Unë do ta zbuloj se kush je në të vërtetë.
Por as Hana nuk ngurroi t'ia kthente një përgjigje duke buzëqeshur.
-Mendon se do të zbulosh ndonjë gjë për mua? Hëh! Levi, unë nuk jam nga ata njerëz që mund të shfaqin qoftë dhe një të dhënë të vogël për jetën e tyre, aq më pak të shfaq ndonjë të dhënë për një djalë njëzetë e dy vjeç. Prandaj nuk të ngelet gjë tjetër veçse të bashkëpunosh me mua.
-Tashmë unë di diçka për ty. Ti quhesh Hana.
-Dhe ti mendon se me kaq do të arrish të zbulosh ndonjë gjë tjetër? Levi, unë di thuajse gjithçka për njerëzit e ata nuk dinë asgjë për mua, sepse jam mësuar t'i ruaj të dhënat e mija aq mirë, sa as syri njerëzor i një djaloshi si ti nuk do të arrinte t'i zbulonte dot.
-Ti ke kaq shumë besim te vetja jote Hana, por unë jam mësuar t'i njoh njerëzit vetëm me një shikim. Unë do të të njoh shumë shpejt se kush je.
ESTÁS LEYENDO
Andërllend (Misteri i një familjeje)
Ficción GeneralVrasja e babait të saj më 3 korrik të vitit 1999, në ditëlindjen e saj të trembëdhjetë, është pikërisht ngjarja që e shtyn Katerinën tetëmbëdhjetë vite më vonë t'i hyjë një aventure drejt zbulimit të së vërtetës, duke rrëmuar në të shkuarën e Andërl...