Pacientja e vështroi e habitur personin që i hyri në dhomë. Nuk priste të ishte ai. Aty hyri dhe Sharlota.
-Të lutem zotëri, lëreni pacienten të qetë.
-Më dëgjo vajzë! Do të bëje mirë të largoheshe tani nëqoftëse nuk do që ajo të pësojë një tjetër aksident. Sepse ti nuk ke aq fuqi të më kundërshtosh mua, dakort? Ndaj të lutem, me gjithë mirësjelljen time po të kërkoj të largohesh që këtu e të më lësh të flas me pacienten.
Sharlota u bind. Doli jashtë dhomës dhe e mbylli derën. Ndërsa Hermani u sigurua që Sharlota nuk ishte më aty.Më pas, me një fytyrë disi të nervozuar, iu afrua pacientes.
-Çfarë mendon se po bën kështu, Katerinë? Po sikur të kishe vdekur?
-Edhe çfarë pastaj? Askujt nuk i intereson nëse unë jam gjallë apo jo, Herman.
Ai u nervozua edhe më dhe e kapi për nofulle.
-Mua më intereson, Katerinë. Mua! Çfarëdo që bën, jam unë që interesohem për ty. Unë kujdesem kaq shumë që ti t'ia dalësh mbanë në jetë, e ti më shkon e më bën aksident?
Ajo ia kapi dorën dhe ia tërhoqi poshtë.
-Ai aksident ishte i qëllimshëm, kam dhe unë armiq në profesion. Dhe ti nuk je aspak i detyruar të kujdesesh për mua. Unë kujdesem vetë për veten.
-Qëkur je bërë kaq kryeneçe, Katerinë?
-Qëkur u largove ti. Jam rritur Herman, nuk jam më fëmijë. Vendos vetë se ç'bëj me jetën time.
-Ti je e çmendur.Ajo ia dha të qeshurës.
-Hahaha, e di që jam. Unë jam një Andërllend, Herman. Askush nuk mund të më thojë se ç'duhet të bëj. Dhe askush nuk mund të më pengojë të arrij atë që dua.
-Çfarë është ajo që kërkon të arrish?
Ajo iu afrua edhe më.
-Pará... sukses... famë... pushtet...
-Kjo nuk është Katerina që njoh unë.
-Sepse Katerina ka ndryshuar. Tani kërkon të arrijë gjëra më të mëdha në jetë.
Hermani e vështroi me ironi.
-Dhe ti mendon se do i arrish kështu siç vepron? Si një e çmendur?
-Unë gjithmonë arrij çfarë dua.
-Epo rritja jote paska marrë për keq.
-Dhe këtë ma thua ti? Hëh! Herman, i dashur, ti ke qenë pjesë e një jete të shthurur. Si të gjithë pasanikët.
-Isha, nuk jam më. Dhe nuk dua që ti të përfundosh si unë.
-Përse të intereson kaq shumë jeta ime?
-Më intereson, Katerinë. Më intereson aq shumë sa s'e ke idenë.Ajo e vështroi me sytë e përgjysmuar.
-Mos vallë ke rënë sërish në dashuri me mua?
Hermani ia nguli sytë.
-Jo.
Ajo buzëqeshi me ironi.
-Sa keq! Mendoja se kishe rënë thellë në dashuri me mua, aq thellë sa po më flet kështu, me kaq kujdes. Por më beso kur të them se nuk arrin të më gënjesh dot. Ti përpiqesh aq shumë ta mohosh, përpiqesh aq shumë të ma fshehësh atë që të mundon për mua. Të ndihmon fakti se je gjakftohtë përpara meje.
-Ndërsa ti po përpiqesh të luash me mua, - ia ktheu ai.
-Oh, jo i dashur. Pse mendon kështu?
-Sepse po e bën, po luan me mua.
-Po më thua se nuk të tërheq aspak mënyra se si luaj me mendjen tënde?
Ai heshti për pak, ndërsa ajo buzëqeshi sërish me ironi.
-Heshtja jote më lë të kuptoj se të pëlqen.
-Jo në këtë rast.
-Hah, po gënjen! Ty të pëlqen sa herë që unë veproj kështu, e sidomos me ty. Përpiqesh aq shumë ta mohosh, aq sa i gjithë mohimi yt bëhet i pabesueshëm. Nuk e di se si arrin të më durosh. Dikush tjetër do të ishte nevrikosur dhe do të më kishte mbytur nga nervat.
-E ti do që unë të të mbys nga nervat?
-Ti s'ke guxim të më mbysësh. Sepse unë jam pika jote e dobët. E nëse mua më ndodh diçka, atëherë ti bëheq keq.Hermani e vështroi me një tjetër lloj shikimi, thellë-thellë e adhuronte qenien e saj. Por nuk mund të bënte asgjë veçse të rrinte si i ngrirë para saj. Buzëqeshi, me një ëmbëlsi që rrallë mund të shihej në fytyrën e tij. E vështroi, sikur të ish ajo e vetmja krijesë mbi tokë. Mendime të çuditshme shkaktonte ajo qenie në kokën e tij.
Katerina po e shihte me një shikim të tillë, delikate dhe e egër në të njëjtën kohë. Dhe ajo buzëqeshja ironike filloi të dukej më joshëse në sytë e Hermanit. As vetë nuk e dinte se si kish hyrë ajo në jetën e tij sërish.Ngadalë po fillonte ta bluante forca e dëshirës, ajo ndjesi ishte ndonjëherë më e fortë se vetë qenia e tij.
-Ah Katerinë! Kaq shpejt më harrove?
-Çfarë të harroj? Që ike ashtu? Jo Herman. Unë nuk harroj asgjë.
-Atëherë ti vazhdon të mendosh se më urren ende, si atë darkë që u largova duke të të thënë se do të ikja nga Nju-Jorku, por që të thashë se do të kthehesha, dhe e mbajta fjalën.
-Nuk dua t'ia di. Ende vazhdoj të të urrej që prej asaj darke, - tha ajo dhe u ngrit në këmbë, duke u kthyer me shpinë nga Hermani.
-Kjo nuk është urrejtje, - tha ai teksa buzëqeshte.
-Atëherë çfarë është? - u kthye gjithë nervozizëm nga Hermani.
Ai iu afrua tepër afër, dhe i pëshpëriti.
-Ti më do mua, Katerinë.Katerina ndërkohë bëri një ngërdheshje ironie.
-Vërtet e beson atë që të doli nga goja, Herman? Unë të dua ty? Hahaha, kjo po që ishte e fortë. Unë kam dashur vetëm një mashkull në jetën time. Dhe ai ishte Vinsenti.
-Ishte dikur. Tani ku është ai, Katerinë? Nuk po e shoh askund atë mashkull. Madje nuk është as në xhepin e pantallonave të mija, - ia ktheu Hermani po me ironi.
Katerina nuk dinte më ç'të thoshte pas kësaj, dhe thjesht heshti. Hermanit nuk i pëlqente aspak heshtja e saj, ndaj u përpoq të nxiste sadopak diçka në brendësi të Katerinës.Ai bëri një lëvizje të menjëhershme dhe u gjend pas shpinës së saj, me fytyrën pas flokëve të saj.
-Imagjino, jemi të dy krejt të vetëm Katerinë. Ti dhe unë, domethënë ne.
-Nuk ka asnjë 'ne', Herman.
-Do të ketë, nëse ti pranon të bashkëpunosh me mua.
-Hëh, unë dhe ti? Në asnjë mënyrë!
-Pse bëhesh kokëfortë? Unë dua thjesht të të ndihmoj.
-Në lidhje me çfarë?
-Në lidhje me të shkuarën tënde.
Katerina hapi sytë, duke u kthyer me këmbë në tokë.
-E shkuara ime...
-Po... dhe çfarë është ajo që kërkon më shumë për të?
Ajo nuk u mendua shumë për të dhënë një përgjigje, sepse qe e menjëhershme.
-Hakmarrje...
YOU ARE READING
Andërllend (Misteri i një familjeje)
General FictionVrasja e babait të saj më 3 korrik të vitit 1999, në ditëlindjen e saj të trembëdhjetë, është pikërisht ngjarja që e shtyn Katerinën tetëmbëdhjetë vite më vonë t'i hyjë një aventure drejt zbulimit të së vërtetës, duke rrëmuar në të shkuarën e Andërl...