Disa minuta më vonë...
-Pra... e zbulove se çfarë shkruhej në ato fletë? Duhet të ketë qenë e tmerrshme se çfarë ka ndodhur dikur... - tha Katerina disi e përhumbur.
-E di çfarë zbulova? Që nuk ia vlen më të kthehesh pas në të shkuarën. Por... më e tmerrshme se e shkuara, më duket e tashmja. Unë... hoqa dorë, ia lashë hakmarrjen Hanës.
-Çfarë? Herman, përse e bëre këtë?
-Sepse nuk ia vlen më.
Ajo e vështroi e habitur.
-Herman, unë planifikova për vite me radhë të hakmerresha për atë të shkuar, bashkë me ty.
Por ai ishte ende i pushtuar nga serioziteti i tij.
-Ndërsa unë hoqa dorë prej hakmarrjes sepse u lodha nga këto misteret e së shkuarës. Jam i lodhur Katerinë, kupton? I lodhur. I lodhur nga kjo dëshirë për hakmarrje. Nuk mundem më.
Ajo përgjysmoi sytë. Nervozizmi ia pushtoi fytyrën.
-Mendoja se Hermani i shkonte një situate gjer në fund, meqë është avokat. Por qenkam gabuar. Ti ke frikë, ti nuk je Hermani që unë kam njohur. Nëse ti nuk do të hakmerresh me mua, atëherë jam e detyruar të hakmerrem vetëm. Kisha besim tek ti, por ti e theve atë në këtë moment. A e di ç'do të thotë për mua të kem besim tek një person? Do të thotë që, ky person nuk do të më braktisë asnjëherë. Dhe e di çfarë? Mendoj se dhe ti ke për t'iu shtuar listës së ish- të dashurve të mi. Më vjen keq që po ta them këtë, aq më pak këtu në Paris, por më detyrove.
-Katerinë...
-Jo Herman, mos më thuaj më asgjë. Mos u mundo të më bindësh të heq dorë nga hakmarrja, sepse nuk do ta bëj. Kur e dije se si jam unë... më mirë të mos më vije nga pas. Më mirë të më rrije larg, të mos të më bëje të kisha besim tek ti.
Katerina u ndie e zhgënjyer disi. Ajo u kthye për të ikur.Në atë moment, Hermanit i lind guximi të përballet me të vërtetën e vetme të tij, me Katerinën. Ky ishte çasti. Nëse ai nuk do të fliste, do ta humbiste përgjithmonë. E për herë të parë në jetën e tij, filloi t'i flasë siç nuk i ka folur asnjëherë më parë.
-Mos harro që ti po kërkon një dashuri të komplikuar në thjeshtësinë e saj. Hakmarrja është thjesht një pretekst për t'u larguar nga unë, siç ke bërë me të gjithë ata ish- të dashurit e tu.
Këto fjalë patën forcën ta ndalonin Katerinën, e cila u kthye menjëherë nga ai.
-Katerinë, nëse është dikush që mund të të dhurojë një dashuri të tillë, ai jam unë. Nëse është dikush që të do si i marrë, ai jam unë. Nëse është dikush që do të jepte jetën për ty, ai jam unë. Ja ku jam, para syve të tu. Nuk kam frikë të përballem me ty, përkundrazi.
Hermani iu afrua ngadalë, ndërkohë që ajo kishte ngrirë përpara syve të tij.
-Nuk kam frikë të të dua ty, nuk kam frikë nga kapriçot e tua prej pasanikeje, nuk kam frikë të të afrohem. Dhe nëse kam përdorur ndonjëherë forcën e nervave mbi ty, e kam bërë sepse vetëm ashtu dija të të doja. Por nuk mund ta mohoj, jam një mashkull, dhe si çdo mashkull kam dhe unë nevojat e mija. Dua të t'i hedh sytë ndonjëherë si një pervers, dua të nxjerr nervat mbi ty, dua ta përplas qenien tënde pas vetes sime. Ndonjëherë dua të të hidhem përsipër e të të mbaj aty si peng. Dua të të zhvesh nga gënjeshtrat që të veshin trupin dhe... dua të ta prish buzëkuqin mbi buzët e tua në këto momente. Por ky nuk është vendi i duhur.Ai ishte më i vendosur se kurrë. Nuk pendohej aspak që ia tha ato fjalë Katerinës. Do të pendohej vetëm po të mos ia kishte thënë. Katerina ndieu diçka brenda vetes, një ndjenjë krejt të veçantë, një ndjesi që e shtynte të mos largohej prej tij.
Hermani ia kapi dorën dhe e tërhoqi derisa shkuan në shtëpinë e tij. Ai mbylli derën e shtëpisë, vazhdoi ta tërhiqte Katerinën derisa e futi në dhomën e gjumit. Ishte i nervozuar. E tërhoqi me forcë dhe e shuku në mur.
-Mendove se do të më lije, apo jo? - i pëshpëriti në vesh.
-Ndoshta po... dhe ti e di që unë e bëj. Nuk e kam të vështirë të të lë dhe ty si gjithë ish- të dashurit e mi. Në fund të fundit... kush je ti, Herman? - ia ktheu ajo.Ai buzëqeshi. E rrëmbeu të gjithën dhe e hodhi mbi shtrat. Iu afrua dhe ia kapi krahët me duar, teksa qendronte aty. E mbërtheu me duart e veta. Kishte një shikim të egër kundrejt saj, gjë që e bënte Katerinën të ndihej komplet viktimë e tij.
-Më duket se e harrove ç'do të thotë të hysh në jetën time e të mos dalësh më. Ti mendon se unë do të lë të ikësh? As në ëndrrat e tua më të bukura. Ti je e imja, e jo derisa vdekja të na ndajë. Sepse nuk kemi për të vdekur veç e veç. Nuk mund ta lejoj as këtë. Ti je viktimë e imja, - vazhdoi ai, ende duke e parë egër.
-Pse sillesh me mua sikur të jesh sadist? A nuk mund të jesh më normal, Herman?
-Jo, nuk mund të jem.
-Përse?
-Sepse ty nuk të pëlqen normaliteti, Katerinë. Nuk të pëlqejnë gjërat e qeta. E di? Ti je shumë ndryshe nga Violeta. Je komplet e kundërta e saj. Ti je e çmendur, e paqendrueshme, dhe tmerrësisht tërheqëse në çdo aspekt. Ti e di se çfarë do, edhe pa e marrë akoma. Dhe nuk mund të rrish duarkryq, por lufton me gjithë forcat e tua. Ti plotëson tek unë atë gjysmën që më mungon.
-Çfarë të mungon ty, Herman? Mos vallë prania ime? Ke frikë nga largimi im prej teje?
-Unë nuk kam frikë nga asgjë.
-Përse përpiqesh të më gënjesh, Herman? Unë e di se çfarë dëshiron. E lexoj në sytë e tu. Ti je i marrë, je i çmendur, i çmendur pas meje. Gjithmonë kërkon të dominosh mbi mua. Por harron një gjë. Ti je thjesht një mashkull i budallallepsur, që nuk bën dot pa mua. Nuk bën dot pa gruan e ëndrrave të tua.
-Ç'të bën të mendosh se ti je gruaja e ëndrrave të mija?
-Instikti femëror...***
YOU ARE READING
Andërllend (Misteri i një familjeje)
General FictionVrasja e babait të saj më 3 korrik të vitit 1999, në ditëlindjen e saj të trembëdhjetë, është pikërisht ngjarja që e shtyn Katerinën tetëmbëdhjetë vite më vonë t'i hyjë një aventure drejt zbulimit të së vërtetës, duke rrëmuar në të shkuarën e Andërl...