Gjatë një darke, Hermani e mori Katerinën dhe të dy shkuan në një lokal nate. Ishte një ndër lokalet më të frekuentuara në Nju-Jork. Hermanin e njihnin të gjithë aty, aq sa ishte bërë klient i përhershëm.
Hynë brenda. Të gjithë ia kishin ngulur sytë këtij çifti.
-Herman... të gjithë po na shohin çuditshëm, - i pëshpëriti Katerina me zë të ulët.
-Kështu ndodh kur një frekuentues i rregullt dhe një vajzë e bukur si ti hyjnë këtu. Jam i sigurt se më shumë po të shohin ty, - tha Hermani duke buzëqeshur.
-Ok, këta grabitqarë duan të më hanë me sy.
-Mësohu vogëlushe, një ditë do të bëhesh një zonjushë vërtet e famshme në industrinë e modës. Dhe këta grabitqarë jo vetëm që do të të hanë me sy, por do të duan të të hanë edhe me dhëmbë.
-Herman, mos u tall me mua! Ajo gjë që the më fut frikën.
-Në rregull, mos u frikëso. Për sa kohë të jem unë me ty, askush nuk do të të hajë. Je në duar të sigurta.
-Le të shpresoj kështu.Të dy iu drejtuan banakut. Hermani vështroi në të majtë. Ishte baristja që përgatiste pijet. Ajo ishte një femër e lindur për të krijuar koktejle të ndryshme. Kishte vite që punonte aty, në atë lokal. Me flokë të zinj mesatarë të prerë drejt e me sy në ngjyrë kafe të errët, një grua me një trup mesatar dhe disi topolak, e veshur në ngjyrat bardhë e blu. Mund të ishte pak më e madhe se Hermani në moshë. Kjo grua i kujtonte Katerinës Nensin, ajo kishte tipare të ngjashme me këtë bariste. Veçse Nensi ishte shumë më e madhe në moshë.
-Pa shiko kush paska ardhur sërish. Herman, gëzohem që po të shoh, - tha baristja.
-Hëh, ti e di. Ky ambient nuk ka kuptim nëse mungoj unë.
-Normal që po. Vajzat kishin filluar të shqetësoheshin për mungesën tënde.
-Vajzat? – kjo pyetje e papritur doli prej buzëve të Katerinës.Hermani ia bëri me sy baristes që të mos fliste asgjë më shumë për këtë gjë. Ndërkohë, ajo vështroi Katerinën.
-Oh... më fal, nuk të vura re më parë, e dashur. Nuk e dija që Hermani ishte i shoqëruar. Aq më pak me një bukuroshe si ti që vjen për herë të parë këtu. Hmm, po të ishe vetëm sonte, ndonjë nga këta burrat grabitqarë do të të kishte çuar në ndonjë hotel tani. Por që ti je me fat. Për sa kohë që ke Hermanin në krahët e tu, askush nuk do të të bëjë keq.
-Në fakt, personi më me fat jam unë që njoh një vajzë si Katerina. Ajo është ndryshe, më ndryshe se gjithë vajzat që mund të të zënë sytë këtu brenda. Por të mos keqkuptohemi, Katerina nuk është e dashura ime. Është... mikesha ime më e mirë, që prej fëmijërisë, - u përgjigj Hermani.
-Oh, për një moment po filloja të shqetësohesha nëse ishte apo jo e dashura jote. Por nuk ka gjë, ju të dy jeni mirë edhe kështu si jeni. Dy miq të vjetër fëmijërie. Nuk ka më bukur se të dish që ke ende miq të vjetër në jetën tënde. Dhe meqë ra fjala tek ju të dy, ju ende nuk e keni bërë porosinë.
-Ah po, ke të drejtë. Atëherë, mua më bëj të zakonshmen. Ndërsa Katerinës... diçka speciale.Katerina ia nguli sytë Hermanit teksa ai bënte porosinë. Ai dukej i pashëm, goxha i pashëm. Ishte e pamundur të krahasohej me djem të tjerë që gjendeshin brenda atij ambienti. Dhe tani që e mendonte, pamja e qetë e Vinsentit nuk mund të krahasohej me vështrimin e egër mashkullor që kishin sytë e gjelbër të Hermanit. Ky i fundit kishte një pamje më të sigurt dhe më me vetëbesim, diçka që veç tani po e vinte re tek Hermani. Katerinës i pëlqenin njerëzit e sigurt, por ajo mënyrë e të shikuarit e tyre i fuste frikën. Vinsenti ishte e kundërta e Hermanit. Ai ishte një njeri i tillë, një djalosh i qetë dhe i sjellshëm. Por vetëm kaq. Ndërsa Hermani? Ai ishte misterioz në çdo aspekt.
***
Ora shkoi 23:00. Hermani u kujtua se nuk ishte i vetëm. Kësaj radhe duhej të çonte Katerinën në apartamentin e saj.
-Katerinë, duhet të ikim tani.
-Është shpejt Herman. Pastaj, unë po kënaqem këtu.
-Katerinë, ndoshta një darkë tjetër mund të vijmë këtu e të rrimë sa të duash ti, por tani nuk mund të rrish. Nuk është gjë e mirë, ti nuk je mësuar me alkoolin. Shiko se çfarë po bën. Nëse rri më shumë atëherë do të fillosh të flasësh përçart.
-Hahaha... ti... ti po shqetësohesh për mua. Shumë e sjellshme nga ana jote... zoti Notlli.
-Të thashë që do të flasësh përçart. Por ti nuk më dëgjove. Tani do të ikim, - tha ai dhe pagoi porosinë.
-Ik vetë. Unë nuk vij që tani. Ose, nëse do që të më presësh atëherë më prit aty jashtë.
Kryeneçësia e saj vetëm sa e acaronte Hermanin, dhe kjo gjë nuk i pëlqente. Por ishte i detyruar ta nxirrte Katerinën prej aty.
-Tani më detyrove të të nxjerr me forcë, - tha ai dhe e tërhoqi nga krahu.
-Herman, çfarë dreqin po bën? - klithi ajo.
-Më detyrove Katerinë. Nuk duhet të të kisha sjellë këtu. Ky ishte gabimi im.
-Herman, më lësho! Po më lëndon! - ulëriti Katerina.
Dhe kaq mjaftoi ta ndalonte Hermanin. Dhe krejt papritur ajo ia mbathi me vrap. Hermani shqeu sytë, dhe shkoi pas saj për ta kapur.
-Katerinë ndalo! Do të të përplasë ndonjë makinë! - ulëriti dhe ai teksa e ndiqte.Ajo vrapoi, ai rendi pas saj. Kishte të drejtë, ajo ishte fare pranë rrugës, dhe për pak sa nuk e përplasi një makinë, por Hermani e kapi sërish nga krahu dhe e tërhoqi me gjithë forcën e tij. Ndieu qenien e saj të përplasej pas tij, me gjithë forcën që ai ushtroi për ta kapur. U ndje sikur diçka i shpoi kraharorin, si të ishte ndonjë plumb i fuqishëm. Diçka goditi sërish zemrën e tij. Ishte Katerina dhe efekti i saj. Katerina, vogëlushja e tij e dehur. Krejt papritur ajo ia dha një të qeshure të madhe. Hermani e vështroi në heshtje, disi i frikësuar dhe pa ditur se çfarë mund të bënte ajo pas asaj që ndodhi. Por nuk mund ta lëshonte, nuk mund të rrezikonte. Ajo ishte nga ato që ia mbathte lehtë prej çdo gjëje. Dhe sytë e saj filluan të shkëlqenin nga e qeshura.
-Ti e bëre sërish, - i tha.
-Çfarë? - e pyeti, ende i frikësuar nga ajo që ndodhi.
-Më kape sërish, si dikur. Më shpëtove sërish jetën Herman. Njësoj si atë ditë kur po luanim në oborrin e shtëpisë sime. Ajo ka qenë hera e vetme që kam luajtur realisht, dhe gati sa nuk ia mbatha nga oborri. Dhe ti më kape përpara se të dilja në rrugë e të përplasesha nga ndonjë makinë.
U kujtua më në fund, e kishte bërë vërtet. E kishte shpëtuar vogëlushen e tij kur ishte ende e vogël, e bëri përsëri tashmë që ajo nuk ishte më e vogël. Ai buzëqeshi i çliruar.
-Do ta bëja gjithmonë, - tha dhe e përqafoi më fort.
BINABASA MO ANG
Andërllend (Misteri i një familjeje)
General FictionVrasja e babait të saj më 3 korrik të vitit 1999, në ditëlindjen e saj të trembëdhjetë, është pikërisht ngjarja që e shtyn Katerinën tetëmbëdhjetë vite më vonë t'i hyjë një aventure drejt zbulimit të së vërtetës, duke rrëmuar në të shkuarën e Andërl...