Më vonë, të gjithë u mblodhën në dhomën e ngrënies, dhoma e vetme që kishte aq fuqi sa t'i mblidhte të gjithë njerëzit e shtëpisë bashkë. Pas disa minutash, pasi ishin mbledhur ata pak persona, trokiti dera. Nensi shkoi ta hapte. Ishte Sharlota.
-Përshëndetje Nensi, dhe gëzuar Vitin e Ri!
-Përshëndetje znjsh. Sharlotë. Gëzohem që po i bashkohesh familjes sonë për këtë natë.
-Oh, ishte Katerina që më ftoi, - tha Sharlota dhe hyri brenda.
Kthyen kokën që të gjithë. Katerina buzëqeshi.
-Hej, Sharlotë! Më bëhet qejfi që erdhe.
-E si do ta humbas unë gjithë këtë mbrëmie, e sidomos këtu në shtëpinë e Andërllendëve? - tha gjithë entuziazëm Sharlota.
-Dakort njerëz, tani le të ulemi mirë e bukur në tavolinë, - tha Violeta duke buzëqeshur.Ata pak të pranishëm u ulën të gjithë në tavolinë. Dukeshin të gjithë të lumtur. Të gjithë, përveç Katerinës, e cila kishte dhjetë minuta që ishte përhumbur e kishte filluar të ndiente diçka të çuditshme në vetvete. Hermani e vuri re që diçka nuk shkonte tek ajo.
-Katerinë, ke dhjetë minuta që je përhumbur. Çfarë ke? Ka ndonjë gjë që të shqetëson?
-Nuk e di... kam një ndjesi të çuditshme brenda vetes... - belbëzoi ajo.
-Çfarë ndjesie?
Ajo vazhdoi të fliste me zë të ulët.
-Seç kam një parandienjë të çuditshme... më duket sikur...
Në shkallët e shtëpisë u endën disa hapa të ngadalta.
-Sikur dikush po vjen këtu... në shtëpi...
Hapat sa vinin e shtoheshin.
-Sikur dikush po vjen të më takojë...
Prania e një tjetër njeriu në atë shtëpi, jashtë saj.
-Sikur kërkon të më tregojë diçka...
Personi ndaloi përpara derës së madhe të shtëpisë.
-Duhet të shkoj... - tha ajo dhe u ngrit nga tavolina e iku.
-Katerinë... - thirri Violeta, por nuk mori asnjë përgjigje.
Më pas u kthye nga Hermani.
-Ku shkoi ajo?
-Nuk e di. Seç pati në këto momente, - iu përgjigj Hermani.Katerina shkoi me vrap drejt derës së madhe. E hapi. Para syve i doli Vinsenti me dorën sipër, gati për të trokitur në derë.
-Vinsent? Çfarë bën ti këtu?
-A mund të më ftosh brenda?
-Për çfarë ke ardhur këtu?
-Ka diçka që dua të ta tregoj.
Katerina u nervozua disi.
-Vinsent, nuk dua të dëgjoj më asgjë nga ti sepse... sa herë që të shoh ty, më kujtohet babai yt maskara që u përpoq të më vriste.
-Katerinë, të lutem! Kam diçka shumë të rëndësishme për të të treguar.
-Vinsent, a e kupton që nuk dua të dëgjoj më asgjë nga ti?Zëri i Katerinës u dëgjua deri tek dhoma e ngrënies.
-Çfarë po ndodh tani? - pyeti Violeta.
-Po shkoj të shoh njëherë, - tha Hermani.
Ai u ngrit. Shkoi drejt derës së madhe të shtëpisë, gjithë kureshtje për të parë se kush ishte. Për një moment ndaloi. Fytyra i mori një tjetër pamje. Vetullat iu rrudhën. Shtrëngoi grushtat poshtë.
-Katerinë, të lutem më dëgjo. Ti duhet të dish diçka tani, - këmbënguli Vinsenti.
-Vinsent, ti je njeriu i fundit nga i cili do të doja të dëgjoja diçka, - reagoi gjithë nervozizëm Katerina.
-E njëjta gjë edhe për mua, Vinsent, - thërriti Hermani teksa ia kishte ngulur sytë.Katerina ktheu kokën. Ndërkohë Vinsenti veproi shpejt, futi një letër në xhepin e xhaketës që Katerina kishte veshur. Hermani u afrua me vrull e gjithë nervozizëm.
-Çfarë bën ti këtu? Ëh? Çfarë kërkon tani nga Katerina? Përgjigjmu Vinsent!
-Herman, të lutem qetësohu! Nuk është ashtu siç mendon ti. Doja thjesht t'i tregoja diçka Katerinës, - tha Vinsenti me një fytyrë të shqetësuar.
Hermani vazhdonte ta shikonte me më shumë nervozizëm, ndërkohë që Katerina mori një pamje po aq të shqetësuar sa Vinsenti.
-Herman, të lutem! Mos bëj ndonjë çmenduri në këtë natë.
-Katerinë, mos u përziej.
-Herman, të lutem. Mund ta përballoj vetë situatën.
-Jo Katerinë, ma lër mua në dorë. Unë do ta zgjidh këtë punë shumë shpejt, ndaj hyr brenda.
Dhe pas kësaj, Katerinës iu desh ta linte atë pjesë ku gjendej, duke ia lënë situatën në dorë Hermanit. Disi e zymtë, ajo eci përgjatë korridorit, në heshtje.Ndërkohë Hermani u kthye nga Vinsenti.
-Vinsent, më thuaj se për çfarë ke ardhur tani këtu, pas gjithë kësaj kohe.
-Hëh, nuk të pëlqen aspak që po më sheh, kushëri? - Vinsenti iu përgjigj me pyetje.
Në fytyrën e Hermanit u shfaqën disa rrudha nervozizmi.
-Vinsent! Nuk kam kohë për lojëra fjalësh. Fol shpejt se për çfarë ke ardhur.
-Qetësohu kushëri. Nuk kam ardhur për të prishur natën. Përkundrazi, kam ardhur me një dhuratë për Katerinën.
-Tani u kujtove për të, tani që është gruaja ime? Mos kërkon të ma marrësh? Sepse nuk kam për ta lejuar.
Vinsenti buzëqeshi me krenari. Dukej po e njëjta buzëqeshje si e Alfredit.
-Eja të shëtisim pak, dhe të flasim. Kemi kohë që nuk flasim me njëri-tjetrin.
Hermani e pa me mosbesim, megjithatë shkoi pas Vinsentit.Të dy u gjendën në oborrin e madh të shtëpisë. Hermani mbërtheu pallton që kishte veshur, atje jashtë bënte shumë ftohtë.
-Vinsent, thuaje shpejt se ç'ke për të treguar dhe ik. Më lër ta festoj këtë natë në qetësinë time.
-Pra... nuk do të më ftosh atje brenda, apo jo?
-Ti nuk je më i ftuar, dhe kjo është miratuar nga të gjithë njerëzit e kësaj shtëpie.
-Hëh, pas kësaj që do të ndodhë tani... jam i sigurt se do të ndryshoni mendim.
Hermani e ktheu me fytyrë nga vetja, duke e kapur nga krahu i djathtë.
-Çfarë kërkon të thuash me këtë?
Vinsenti buzëqeshi sërish me krenari.
-Qetësohu Herman. Kësaj radhe nuk është diçka e keqe. Siç të thashë, kam ardhur me një dhuratë për Katerinën.
YOU ARE READING
Andërllend (Misteri i një familjeje)
General FictionVrasja e babait të saj më 3 korrik të vitit 1999, në ditëlindjen e saj të trembëdhjetë, është pikërisht ngjarja që e shtyn Katerinën tetëmbëdhjetë vite më vonë t'i hyjë një aventure drejt zbulimit të së vërtetës, duke rrëmuar në të shkuarën e Andërl...