Ai hapi sytë, dhe vështroi. Mëngjesi kishte ardhur. Hodhi sytë në anën tjetër të shtratit, por ajo nuk ishte aty. U ngrit menjëherë dhe iu afrua derës së tualetit.
-Katerinë, aty je? - pyeti, por asnjë zë nuk erdhi.
Hapi derën e tuletit, ajo nuk ishte aty. Shkoi drejt sallonit, as aty nuk ishte.
-Katerinë! - thirri, por askush nuk iu përgjigj.U kthye në dhomë dhe veshi rrobat me të cilat dilte xhiro me motoçikletën e tij. Doli nga apartamenti, kyçi derën dhe shkoi tek ashensori. Hyri brenda, dhe shtypi butonin që e çonte në katin e nëndheshëm, atje ku gjendej dhe parkingu i pallatit. Më pas ashensori ndaloi dhe Hermani me një vrull doli nga aty, duke shkuar drejt motoçikletës së tij. Hipi sipër dhe e ndezi. U nis për ta kërkuar, dhe kërkimin e bëri duke nisur nga apartamenti i saj. Shkoi pranë tij, ndaloi motoçikletën dhe shkoi të trokiste në derë.
-Katerinë... hape derën. Të lutem hape, - thërriste, por asnjë zë nuk dëgjohej.U kthye me fytyrë nga rruga, dhe pa një grua që po kalonte aty. Shkoi drejt saj.
-Më falni zonjë, a mund t'ju pyes për diçka?
-Po sigurisht, - iu përgjigj gruaja duke buzëqeshur.
-Këtu tek ky apartamenti jeton një vajzë. Po i bie derës por nuk më përgjigjet njeri.
-Ah, e ke fjalën për Katerinën?
-E njihni?
-Sigurisht, është fqinja ime. Unë jetoj një shtëpi më tutje.
-Dini gjë nëse ndodhet në shtëpi?
-Prit pak, ti ishe ai djali që e mori me vete në makinë dje në darkë? Ju pashë teksa po hidhja plehrat në koshin e oborrit tim.
-Po, por dua të di nëse ka ardhur në apartamentin e saj sot në mëngjes.
-Jo, ajo nuk ka ardhur fare sot në mëngjes.
Hermani kaloi dorën e djathtë mbi flokët e tij.
-Dini ndonjë vend se ku mund të ketë shkuar?
-Të them të drejtën jo. Unë nuk e takoj shpesh atë vajzë, vetëm kur ndeshemi ndonjëherë në rrugë. Vetëm atëherë më përshëndet.
-Megjithatë faleminderit, - tha Hermani, dhe shkoi e hipi sërish në motoçikletë, dhe u nis të kërkonte sërish.
Gruaja e pa teksa largohej.
-Eh, të rinjtë! - tha me vete dhe u nis për në shtëpi.E ndërkohë Hermani vazhdonte ta kërkonte. Por nuk po e shihte askund. Dhe mendoi të kalonte njëherë tek ai lokali ku shkonte zakonisht. Dhe mori rrugën për atje. Mbërriti, pas një copë rruge dhe pas një trafiku të lehtë mëngjesor.
Hyri brenda në lokal. Aty ishte sërish baristja.
-Mirmëngjes Herman, përse kaq herët?
-E mban mend atë vajzën me flokë kafë, ajo që vjen gjithmonë këtu gjatë darkave?
-Herman, këtu vijnë shumë vajza me flokë kafë.
-E kam fjalën për atë vajzën me të cilën rri unë.
Baristja u mendua pak, dhe u kujtua.
-Ah, shoqja jote.
-Po, shoqja ime.
-Çfarë ka ndodhur me të?
-Pikërisht këtë dua të di dhe unë, se çfarë ka ndodhur me të, - tha ai, disi i shqetësuar.Baristja vështroi orën në mur, ishte 06:30. Dhe u kthye nga Hermani.
-Ti më dukesh i shqetësuar. Bën mirë të ulesh pak këtu. Do të të bëj një kafe.
-Nuk është e nevojshme.
-Hajt pra, do të të bëjë mirë një kafe tani në mëngjes.
Hermani shkoi pranë banakut dhe u ul aty. Ndërkohë baristja ndezi makinerinë dhe filloi të bënte një kafe për Hermanin.
-Të vish i pari këtu dhe të mos të të jap një kafe? Se të njoh prandaj dhe po ta jap kafen, se të ishte ndonjë tjetër... hëh! Klientët vdesin të përfitojnë nga rasti, - tha ajo, teksa i çoi filxhanin e kafes.
-Faleminderit... - tha ai, me një zë disi të vakët.
-Pra, po më flisje për shoqen tënde djalosh. Çfarë ndodhi me të?
-Nuk e di, dje ishim të dy në apartamentin tim, dhe sot në mëngjes... u zhduk.
-U zhduk? Si u zhduk?
-Këtë dua të di dhe unë. Nuk po e gjej askund.
-Uau, çfarë ngjarjeje që në mëngjes. Epo këto vajzat... nuk di çfarë të them Herman.
-Erdha këtu sepse mendova se mund të ishte këtu.
-Këtu? E çfarë do të bënte këtu në këtë orë të mëngjesit një vajzë si ajo?
-Nuk e di, mendova se mund të ishte, prandaj kalova këtej. S'kam lënë vend pa e kërkuar.Ai e piu kafen shpejt, dhe më pas nxori portofolin nga xhepi.
-Sot e ke falas djalosh, - i tha baristja.
Hermani buzëqeshi dhe e futi sërish portofolin në xhep.
-Faleminderit përsëri.
-Nuk ka përse, - iu përgjigj ajo.
Dhe Hermani doli, ndezi motoçikletën dhe iku prej aty. Baristja e pa teksa ikte.
-Hëh, sa ndikim që paska ajo vajzë tek djaloshi. Ky duket që qenka dashuruar si i marrë, - tha me vete, dhe vazhdoi punët e veta në lokal.Udhëtoi gati një orë nëpër rrugë, duke kërkuar me sy vogëlushen e tij që ishte zhdukur pa lënë gjurmë. Ndaloi diku. Nxori celularin dhe i ra numrit të saj.
-Abonenti i kërkuar është i paarritshëm për momentin... - dëgjoi zërin e sekretarisë.
E mbylli celularin. Dhe mori një pozicion mbështetës në motoçikletë. Nuk dinte çfarë të mendonte më parë. Ku ishte ajo vallë? Ku ishte zhdukur?
"Ku je Katerinë? Përse ike? Gjithçka ishte mirë mes nesh, çfarë pate që ike?" mendonte teksa shikonte përtej gjithçkaje.
YOU ARE READING
Andërllend (Misteri i një familjeje)
General FictionVrasja e babait të saj më 3 korrik të vitit 1999, në ditëlindjen e saj të trembëdhjetë, është pikërisht ngjarja që e shtyn Katerinën tetëmbëdhjetë vite më vonë t'i hyjë një aventure drejt zbulimit të së vërtetës, duke rrëmuar në të shkuarën e Andërl...