"Dhe e fundit gjë që mbaj mend nga koha ime në Londër, e fundit gjë ishte martesa ime me Vinsentin. Edhe pse nuk doja aspak ta bëja këtë, por e detyruar nga Hermani, vendosa të shkoja tek Vinsenti e të flisja me të në lidhje me këtë gjë. Nuk i dhashë shumë shpjegime, por e pashë që ai u lumturua për këtë gjë. Në fund të fundit ai këtë donte, pas gjithë asaj kohe që nuk e kisha takuar më. Ai ishte kthyer në Londër me idenë se do të martohej me mua. E gjithë martesa u zhvillua në fshehtësi të plotë, larg syve të njerëzve. Veç Violeta e dinte, asaj nuk mund t'ia mbaja fshehur. Por e bukura e gjithë këtij 'teatri'... Hermani u bë avokati që na martoi bashkë. Dukej kaq e frikshme të mendoje se si po arrinte ai ta përmbante veten nga e gjithë kjo situatë. E njihja mirë atë krijesë mashkullore, më mirë nga ç'mund të njihja veten. I detyruar të më martonte me një njeri që, tashmë të dy e urrejmë. Zotëria i Bortonëve na prishi jetën. Zotëria, pra z. Alfred. I fiksuar pas idesë për të patur një nuse nga familja Andërllend. I fiksuar pas parave. I fiksuar. Ai ishte i çmendur, përnjëmend i çmendur. E dinte se djali i tij nuk do të arrinte asnjëherë të më kërkonte dorën vetë, ndaj dhe veproi menjëherë duke përdorur Hermanin për të shpëtuar Vinsentin dhe veten e vetë. Por nuk më interesonte shumë ai. I vetmi person që më interesonte në atë moment ishte Hermani. Nuk mundja dot ta qetësoja atë, askush nuk duhej ta kuptonte lidhjen time me të. Dhe lidhja jonë... të dy ishim të varur nga njëri-tjetri. Një marrëdhënie dashuri-urrejtje, tejet e ngatërruar. Nuk ia thoja kurrë, por e doja atë njeri më shumë se veten. Ishte kaq e padrejtë që ne të dy të vuanim kështu. Nuk qe aq e lehtë jeta jonë. Nuk mund të ishim menjëherë të lumtur, edhe pse donim të ishim. Jeta na vuri përballë një situate të tillë si kjo. Jeta më vuri mua në provë pas kësaj ngjarjeje..."
Një javë tjetër kaloi në këtë muaj të zymtë nëntori. Një heshtje e frikshme kish pushtuar shtëpinë e Andërllendëve. Violeta, sërish e shqetësuar, rikujtonte dhe njëherë në mendjen e saj atë moment...
-Violetë, e di se kjo që do të të them do të të vijë papritur por unë... kam vendosur diçka.
-Çfarë ke vendosur Katerinë?
-Unë... do të martohem me Vinsentin. Por këtë nuk duhet ta dijë askush.
-Katerinë, a je e sigurt për këtë që po bën? E kupton se çfarë përgjegjësie ke nëse martohesh?
-Violetë, e di shumë mirë se çfarë po bëj. Thjesht nuk duhet ta dijë askush. Në rregull? Do të jetë një martesë e fshehtë. Askush nuk duhet ta dijë. Është një çështje që nuk mund të ta shpjegoj dot për momentin. Thjesht... dua që ti ta dish se çfarë po bëj.Akoma nuk e kishte kuptuar se përse Katerina vendosi aq papritur të martohej me Vinsentin. Vërtet i bëhej qejfi që motra e saj e vogël u martua, por nuk bindej. Iu duk sikur Katerina kish pranuar të martohej me zor, sikur ishte e detyruar ta bënte këtë. Ashtu e shqetësuar për mendimet e saj të brendshme, hyri në dhomën e gjumit dhe vështroi fytyrën e Alanit teksa flinte.
-Të paktën, ne të dy ishim që në fillim dakort të martoheshim bashkë. Sepse të dy e pranuam këtë gjë përpara gjithë njerëzve. Por nuk më pëlqen aspak ideja se Katerina u martua në fshehtësi me Vinsentin. Diçka nuk më pëlqen në këtë mes, - mendoi ajo me zë.
Dhe pasi u bë gati për gjumë, u shtri në shrat pranë Alanit dhe mbylli sytë, duke menduar gjithçka që ndodhi.Ndërkohë diku larg Andërllendëve...
-Pra, Katerinë. Tashmë ti je martuar me djalin tim, dhe unë të vlerësoj shumë që pranove të bëheshe nusja ime, nusja e vetme e djalit tim të vetëm.
Alfredi e kish ftuar Katerinën në shtëpinë e tij për të biseduar me të. Ai shkoi drejt banakut të shtëpisë së vetë dhe mori dy gota dhe një shishe verë.
-Kam dëgjuar se vera e kuqe është e preferuara jote, Katerinë. Dëshiron pak?
-Faleminderit, z. Alfred, por kam 2 vjet që e kam lënë alkoolin dhe nuk dua që t'i rikthehem sërish.
-Një gotë, asnjë më shumë, Katerinë. Le të ngremë një dolli për të ardhmen tënde dhe të Vinsentit.Fshehur pas pemëve të oborrit të shtëpisë së Bortonëve...
-Aksion i heshtur, e përsëris, aksion i heshtur.
Hana po përgjonte të gjithë ngjarjen dhe po vështronte me dylbi nga larg, ngjitur në një nga pemët. Ajo vuri re Alfredin që po i drejtonte gotën me verë Katerinës.
-Shumë bukur Hana, vazhdo të më raportosh nga momenti në moment, - një zë misterioz u dëgjua në celularin e Hanës, ishte personi për të cilin punonte ajo. Telefonata vinte që nga Parisi.-Nuk do të doja të pija sërish verë, z. Alfred. Vera më bën me dhimbje koke.
-Por jo kjo verë cilësore që gjendet në shtëpinë time. Kjo është verë e një cilësie të lartë. Dhe babai yt e ka provuar këtë.
Hana e dëgjoi këtë, për shkak të përgjuesve që vendosi në atë shtëpi përpara se Alfredi ta kish vënë re.
"Po përpiqesh ta manipulosh me këtë që the, apo jo z. Alfred?" Mendoi në mendje.
Ndërkohë, deshi apo nuk deshi, Katerina e mori gotën. Alfredi buzëqeshi.
-Ja pra, është pikërisht ajo që po thoja, Katerinë. Një gotë, asnjë më shumë.
Hana vazhdonte të shihte të gjithë ngjarjen me dylbi. Një ndjesi trishtimi ndieu në vetvete për Katerinën.
-E gjora ti, ai do të të vrasë tani...Ndërkohë Katerina, pasi e piu gotën, filloi të ndiente një marramendje të lehtë.
-Z. Alfred... ju thashë që... vera më bën me dhimbje koke...
Ai buzëqeshi me djallëzi.
-Mos u shqetëso, Katerinë, do të ndihesh më mirë...
Zgjati dorën dhe mori një shishe qelqi, dhe i shkoi nga pas.
-Pas kësaj! - tha ai, dhe e goditi pas qafe.
Katerina ra menjëherë përtokë me fytyrë nga dyshemeja. Ai iu afrua pranë.
-Gjumë të ëmbël, Katerinë. Më fal që ta bëra këtë por nuk kisha zgjidhje tjetër.
Alfredi e ngriti në krahë dhe doli jashtë shtëpisë, drejt makinës së tij. Hana po vështronte çdo lëvizje të tij, me sytë e saj. Ai e futi trupin e Katerinës në bagazh.
Hana zbriti nga pema dhe iu afrua makinës së vetë që e kishte parkuar 20 metra më larg.
-Të shohim nëse më del fjala, - mendoi dhe ndezi makinën për ta ndjekur.
YOU ARE READING
Andërllend (Misteri i një familjeje)
General FictionVrasja e babait të saj më 3 korrik të vitit 1999, në ditëlindjen e saj të trembëdhjetë, është pikërisht ngjarja që e shtyn Katerinën tetëmbëdhjetë vite më vonë t'i hyjë një aventure drejt zbulimit të së vërtetës, duke rrëmuar në të shkuarën e Andërl...